web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk na u tek rastësisht për inceneratorët”/ Basha: SPAK të bëjë transparencë

22 Tetor 2020, 18:47, Politikë CNA

Kreu i SPAK, Arben Kraja, tha sot se Prokuroria e Posaçme i ka të regjistruara të gjitha çështjet e inceneratorëve dhe ka hapur hetimet.

Për këtë deklaratë ka folur mbrëmjen e sotme edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili tha në Euronews Albania se çdo institucion duhet të bëjë transparencë.

?Natyrisht që mund dhe duhet të përgjigjen. Është detyrë e çdo insituticioni të bëjë transparencën para shqiptarëve, edhe më shumë kur bëhet fjalë për  diçka që sot rëndon shëndetin dhe  jetën e shqiptarëve. Sepse nuk kemi ardhur rastësisht tek inceneratorët. Nuk është se na u tek të fillonim ne të merreshim me aferën e inceneratorëve. Për më shumë se tre javë, që para se të niste ajo që duket që është një shpërthim i dytë i pandemisë, unë, Partia Demokratike o kemi kërkuar qeverisë të marë masa. Kemi nxjerrë një plan me pesë pika.

Ky plan natyrisht kushton lekë dhe ne kemi treguar se ku t?i marrin këto lekë. Gjatë kohës që ne  i kërkojmë qeverisë dhe  ajo bën veshin e shurdhët dhe numrat e të infektuarve rriten, numri i mjekëve që largohen në Gjermani rriten, numri i shtretërve  të gatshëm për të plotësuar nevojat për pacientët ulet, numri i personave që humbin vendin e punës rritet, numri ibizneseve që falimentiojnë rritet. Mendoni se sa mjekë mund të ishin mbajtur këtu në Shqipëri për ti shërbyer pacientëve shqiptarë e të mos ishin larguar sic po largohen në mënyrë të frikshme drejt Gjermanisë?, theksoi ai./ CNA.al





Lajmet e fundit nga