Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Struktura e Posaçme e Anti-Korrupsionit ka konfirmuar se ka regjistruar procedim penal për çështjen e inceneratorëve. Kreu i SPAK, Arben Kraja ka deklaruar një fakt të tillë për gazetarin, Eni Ferhati duke thënë se nuk mund të bëhen publike informacione të tjera.
?Janë regjistruar procedimet penale për të gjitha kallëzimet. Do hetohet për të sqaruar çdo pretendim. Veprimet konkrete janë të prokurorëve dhe nuk mund të bëhen objekt publikimi?, ka bërë të ditur z. Kraja për Euronews Albania.
Kallëzim i parë në SPAK është bërë në qershor nga Nisma ?Thurje?, ndërsa më pas Partia Demokratike ka depozituar tri kallëzime për secilin incenerator, Tiranës, Elbasanit dhe Fierit. Euronews Albania ka mësuar se është prokurori Dritan Prençi që ka bërë regjistrimin e procedimit dhe ka kërkuar informacion në disa prej institucioneve shtetërore, ndër to dhe pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raporton se, të katër kallëzimet janë bashkuar në një objekt hetimi. ?Bëhet fjalë për dosje tejet voluminoze dhe do të duhet kohë për të hetuar?, tha ai. “Bën përshtypje që SPAK nuk ka nisur hetim kryesisht pasi ka pasur akuza edhe më herët. Hetimi ka nisur pas kallëzimit të Nismës ?Thirrje?, që do të bashkohet me tre kallëzimet e PD pasi kanë një objekt të vetëm?, u shpreh gazetari i Euronews Albania.
Çështja e inceneratorëve është kthyer në një prej temave më të nxehta të aktualitet politik. Edhe sot nuk kanë munguar akuzat nga lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kundërpërgjigja nga kryeministri, Edi Rama. Kreu i PD-së deklaroi se, ?Mungesa e ofertës financiare, si kriter vlerësimi, tregon se inceneratori i Fierit është një skemë mafioze e zhvatjes së parave të taksave, se koncesionari mund të kërkojë sa të dojë nga shteti, pasi nuk ka vlerë tavan, janë shpenzuar 23.8 milionë euro për një kontratë që nuk ka të përcaktuar çmimin, a ka prokuror që nuk e kupton vjedhjen që po bëhet?!?.
Përballë akuzave kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të përgjigjet me kundër akuza duke bërë përgjegjës ish-kryetarin e Bashkisë së Tiranës për mos adresimin e problemit të mbetjeve. ?Po Lulzim ka qenë PD dhe e tërë politika e vjetër e mbledhur në formë malesh me plehra në mes të Tiranës, Elbasanit, Fierit e kudo, ku falë impianteve moderne që do të vazhdojmë të ndërtojmë, do mund të mblidhen njerëzit e të gjitha moshave për parqet e për aktivitete gjithfarë!?,- shprehet Rama në Twitter.
72 mln euro për tre inceneratorët
Nga viti 2015, 72 milionë euro janë paguar nga buxheti i shtetit për ndërtimin dhe funksionimin e tre inceneratorëve, dy prej të cilëve ende nuk janë ndërtuar, ndërsa tjetri punon me kapacitet të përgjysmuar (inceneratori i Elbasanit). Ka dyshimet se të tre inceneratorët i janë dhënë të njëjtit grup njerëzish, duke krijuar praktikisht monopol. Përveç kësaj ka dyshime dhe për aferë korruptive, pasi qeveria shqiptare nuk kishte asnjë plan për ngritje incineratorësh. Ka mjaftuar një letër nga një kompani pa kapital dhe pa përvojë, dhe qeveria vendosi brenda pak javësh t?i japë koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.
Kjo kompani, mori një koncesion 22 milionë euro, brenda 4 muaj e tre javësh nga krijimi. Brenda dy vjetësh, qeveria dha koncesion për inceneratorin e Fierit dhe të Tiranës, me të njëjtën skemë. Nga të tre inceneratorët është ndërtuar vetëm i Elbasanit, i Fierit dhe Tiranës duhet të kishin përfunduar që në vitin 2018, por nuk kanë përfunduar ende. Ndërkohë qeveria ka paguar miliona euro nga buxheti i shtetit për kompaninë private.
Sipas të dhënave të thesarit, botuar nga Open Data Albania, inceneratori i Elbasanit ka marrë që nga viti 2015 deri në qershor 2020 rreth 30 miliardë lekë, ose rreth 25 milionë euro. Kontrata e koncesionit ka qenë për 22 milionë euro. Buxheti ka paguar 3 milionë euro më shumë se kostoja e kontratës. Kostoja totale do të shtohet edhe me miliona të tjera në dy vitet e ardhshme.
Incineratori i Fierit ka marrë deri në qershor 2020 rreth 2,6 miliardë lekë ose rreth 22 milionë euro. E gjithë kostoja e projektit është 27 milionë euro. Pra, ende pa u ndërtuar incineratori, koncesionari ka marrë rreth 82 për qind të kostos së kontratës. Është e sigurtë që deri në përfundim të koncesionit do paguhet shumë më shumë se kontrata. Incineratori i Tiranës ka marrë nga buxheti i shtetit në total rreth 30 miliardë lekë ose mbi 25 milionë euro. Pra, në dy vjetët e parë të konceisonit 30 vjeçar, pa ndërtuar inceneratorin, koncesionari ka marrë mbi 20 për qind të kostos totale të projektit.
Në total, deri në qershor 2020, janë paguar 72 milionë euro të dhëna nga paratë e buxhetit për të tre koncesionet, të cilët deri tani janë të dështuara nga shërbimi që ofrojnë. Gjendja do bëhet më e keqe në të ardhmen pasi asnjë nga incineratorët, në shkelje të kontratës nuk prodhon energji të paktën në afatshkurtër, duke humbur një nga burimet kryesore të të ardhurave. Nga ana tjetër, kapaciteti i tyre është shumë më i madh për të qenë fitimprurës.
Ish-deputeti i PD, Endri Hasa ishte i ftuar pasditen e sotme...
Në muajin shtator Partia Demokratike nisi procesin e vlerësi...
Analisti Fatos Lubonja ishte i ftuar pasditen e sotme në rub...
Shqipëria dhe Greqia kanë rënë dakord që mosmarrëveshjet për...
Pas miratimit sot në Kuvend të rezolutës kundër antisemitizm...
Ministrja e Financave Anila Denaj ishte e ftuar pasditen e s...
Deputeti Lefter Maliqi, ka bërë një deklaratë të fortë, teks...
Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca, ka reaguar për mi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është kundërp...
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në seancën e sotme plenare ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kreut të PD-...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon të hedhë ...
Pas akuzave të lëshuara nga kreu i PD, Lulzim Basha mbi skan...
Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve ka përfunduar procesi ...
Deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka folur me tone mjaft t...
Kreu i Partisë Demokratike gjatë deklaratës së tij për skand...
Nga Kastriot Dervishi Tani, Kuvendi i Shqipërisë sapo mbylli...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar fakte të tjera, të cila...
Në pritjen e 60 respiratorëve të rinj që iu shtuan sistemit ...
Kreu i PD, Lulzim Basha nuk i ndahet aferës koruptive të inc...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...