LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali/ 78 milionë euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë

19 Tetor 2020, 10:50, Aktualitet CNA

Prej pothuajse gjashtë muajsh CNA.al ka denoncuar një dosje të plotë investigative në lidhje me koncesionin e inceneratorëve në Shqipëri.

Akuza të pafundme janë hedhur jo vetëm nga mediat, por edhe nga opozita, në lidhje me një grup biznesmenësh dhe qeverinë shqiptare për përpunimin e mbetjeve, e cila fillon në Elbasan, shkon në Fier dhe përfundon në Tiranë.

Ndërkohë sot, Partia Demokratike ka paditur në SPAK qeverinë, për skandalin e koncesionit të inceneratorëve. Sekretari për çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata në një prononcim për mediat tha se kallëzimi në SPAK, është bërë për ?Grup të Strukturuar Kriminal?.

Kujtojmë këtu se CNA.al ka denoncuar me fakte dhe dokumente ekskluzive sesi zhvaten disa qindra milionë euro, ku ndërlidhen të njëjtët emra, të njëjtët personazhe, por me emra kompanish të ndryshme, të cilat fillojnë në Tiranë, përfundojnë në Maltë dhe në Hollandë. Personazhe me emra të ndryshuar, dhe me të kaluar të dyshimtë. Të akuzuar si pjesë e grupeve kriminale, por në kompanitë e lidhura me njëra-tjetrën, nuk mungojnë edhe ish-menaxher lokalesh, juristë, persona pa asnjë aktivitet biznesi që në një moment të caktuar shpërthejnë dhe marrin koncesione qindra million euro, përfshirë televizione, politikanë, biznesmenë.

Nga investigimi i CNA.al rezulton se një rrjet kompanish të vogla në ortakëri me njëra-tjetrën dhe kompani me pronarë të panjohur në parajsa fiskale janë fitues të tre koncesioneve të inceneratorëve në Shqipëri-projekte që pritet të shumëfishojnë kostot e trajtimit të mbetjeve në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.

Por çfarë ndodhi?

Prej vitit 2016, nga taksat e shqiptarëve janë paguar rreth 78 milionë euro, për tre të ashtuquajtur inceneratorë, dy prej të cilëve ende nuk janë ndërtuar, ndërsa tjetri punon me kapacitet të përgjysmuar.

Nëse do të shkojmë në Elbasan, në Fier apo Tiranë nuk gjen asgjëkundi një pajisje, një incenerator të vërtetë, i cili djeg mbetjet, maksimumi në Elbasan një që nuk punon.

Inceneratori i Fierit

Koncesioni i Fierit me vlerë investimi 28 milionë euro dhe që pretendohej të kishte një kapacitet përpunimi deri në 200 ton mbetje në ditë u shpall në shtator 2016 nga Ministria e Mjedisit.

Këtu 70% të aksioneve i ka kompania Integreted Technology Service e Klodian Zotos dhe 30% kompania ?Ndërtim Montim, Patos?, që ka blerë për një shumë të caktuar përqindjen e aksioneve të shtetasit Ernesto Graneli, i cili në këtë koncesion, pra atë të inceneratorit të Fierit, përfaqëson një kompani italiane.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme kanë dalë në dritë të tjera detaje, dhe pika të dyshimta në lidhje me këtë aferë.

Gazetarja Ornela Liperi, në studion e emisionit ?Zonë e lirë?, deklaroi se vetëm për vitin 2018 kompania që ka marrë me koncesion inceneratorin e Fierit, ka marrë nga buxheti i shtetit 750 milionë lekë, me justifikimin se ka bërë përpunim të mbetjeve, por ndërkohë rezulton se nuk ka asnjë punonjës.

Inceneratori i Elbasanit

Edi Rama si konsulli i plehraveNë Elbasan inceneratori ende nuk është marë në dorëzim. Së pari, sepse përtej certifikatës që është dorëzuar fillimisht në projekt, ai është thuajse ?një kaldajë? me naftë sepse është një objekt, një pajisje që funksionon me lëndë djegëse naftë për të djegur plehrat dhe në Elbasan është bërë fillimisht një kapsulim i mbetjeve dhe asgjë më shumë se kaq. Ndërsa inceneratori i ndodhur në këtë qytet, i cili duhet të prodhonte avull dhe energji elektrike, ende nuk është provuar t?i bëjë këto dy procese për të mos thënë se nuk është ndezur fare, pra nuk ka bërë procesin primar, djegien e mbetjeve. Edhe pse sot në një tentativë për të justifikuar aferën, u deklarua se energjia e prodhuar qenka injektuar në rrjet. Por, për këtë nuk kishin asnjë faturë.

Inceneratori i Tiranës

Raporti/ Inceneratorët marrin paratë dhe nuk bëjnë investimetNë Tiranë, ku projekti i firmosur është 128 milionë euro, nuk ka inceneratorë, por firma fituese e cila merr miliona nga taksat e qytetarëve shqiptarë, midis kodrave të Sharrës shtron një mbulesë dhe pastaj shtyn me eskavator një shtresë dhe që mbulon mbetjet, pra plehrat e kryeqytetit. Dhe ky quhet proces kapsulimi zoti kryeministër dhe nuk ka asnjë incenerator në funksion, asgjëkundi, në asnjë nga tre projektet e tij.

Malet me plehra janë marrë e janë mbuluar poshtë me dhe, janë kapsuluar, ndërsa inceneratorë nuk ka, as në Tiranë e as në Fier, megjithëse janë paguar disa dhjetëra miliona euro.  / CNA.al

Skandali me inceneratorët/ PD padit qeverinë në SPAK

?Mori 750 milionë lekë, pa pasur asnjë punonjës?/ Thellohet skandali i inceneratorit të Fierit, gazetarja zbardh detajet

Skema korruptive e koncesionit të inceneratorit të Elbasanit/ Si u gllabëruan miliona euro

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Shënim/ Disa pyetje për bashkinë e Elbasanit që nuk ka marrë ende çelsat e inceneratorit

Skema korruptive e koncesionit të inceneratorit të Elbasanit/ Si u gllabëruan miliona euro

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

Lajmet e fundit nga