Connect with Us

Pse Basha nuk çon në SPAK inceneratorët

Politikë

Pse Basha nuk çon në SPAK inceneratorët

Publikuar

-

Tre fiksimet e Luli Bashës/ Nga blerës likesh në vizash dhe vilash

Lulzim Basha sot ka folur më fortë se kurrë publikisht për korrupsionin e PPP-ve të inceneratorëve, për një skandal korruptiv i denoncuar në shumë media, por dhe nga vetë PD nëpërmjet Abi Malltezit dhe departamentit të Partisë Demokratike.

Ka pasur qëndrime edhe nga departamenti anti-korrupsion, por Lulzim Basha nuk guxonte të fliste, nuk ka guxuar aq sa akuzat ndaj tij kanë qenë të drejtpërdrejta se ka bashkëpunuar me inceneratorët dhe është paguar nga ta direkt apo indirekt.

Sot Basha më në fund foli, pasi mediat, përfshirë këtu edhe CNA.al, prej disa vitesh raportojnë fort skandalin e një korrupsioni galopant, që fillon me inceneratorët në Elbasan me 22 milion euro, që në fakt duket të jetë “një kaldaj me naftë”, i cili nuk dihet është ndezur ndonjëherë apo jo. Nuk ka provuar kurrë avull apo energji elektrike dhe tashmë kërkon të dorëzohet në duart e qeverisë shqiptare, por janë dhjetëra zyrtarë të cilët kanë frikë të firmosin, pasi rrezikojnë burgun.

E kështu në Fier, ku Lulzim Bashës i është treguar me qindra e qindra herë se nuk ka inceneratorë, por janë paguar sërish miliona dollarë për disa karabina, e më pas në Tiranë me një tjetër aferë 128 mionë euroshe, ku nuk ka sërish inceneratorë, por me kostot qesharake duke përdorur landfillin kompanitë zinxhir të përfshira në bashkëpunim me qeverinë, po fitojnë me miliona euro.

Janë kompanitë e Klodian Zotos, të Mirel (Klodian) Mërtirit dhe bashkëjetueses së tij, nënës së dy fëmijëve të tij Stela Gugallja, e cila është edhe pronarja e inceneratorit të Elbasanit.

Sot Lulzim Basha foli, por mesa duket ishte një mulli me erë, fjalët i merr era. Ai edhe pse ka një dosje të plotë në zyrën e tij, nuk e çon atë në Prokurori. Lulzim Basha nuk e ka kontestuar Prokurorinë e Përgjithshme, Lulzim Basha nuk e ka kontestuar kreun e SPAK, Lulzim Basha nuk e kontestuar kryeprokurorin e Tiranës. Sot është momenti që t’i linte fjalët, por dosjen që e mban më shumë se prej një viti e gjysmë ta çonte në SPAK, ta çonte te Prokurori i Përgjithshëm, të kërkonte zbardhjen e një afere korruptive që bie si shpatë mbi kurrizin e shqiptarëve të varfër, taksave që ata paguajnë.

Por sërish Lulzim Basha sot vetëm foli, foli dhe vetëm foli. Nuk ka kurajo që të hipë në makinë dhe të marrë ekipin e tij dhe të shkojë te inceneratori në Elbasan, te ai në Fier apo në Tiranë.

LEXO EDHE:  Veliaj dhe Ndroqi përtej propagandës

Nuk hyri brenda me kamera dhe t’i tregojë shqiptarëve se nuk ka inceneratorë, nuk lëvizen, nuk punojnë, nuk funksionojnë, por janë paguar dhjetëra milionë euro pa u bërë thuajse asgjë vetëm duke shfrytëzuar kapacitetet aktuale.

Skema e inceneratorit të Tiranës

Apo nga ana tjetër, si në rastin e Elbasanit, ku tjetër është inceneratori që duhet të ndërtojë dhe tjetër është ai që është në fakt. Prandaj Lulzim Basha ka ardhur koha t’i lerë fjalët, ai duhet të çojë me vrap dosjen e plotë të inceneratorëve, çdo dokument që ka në zyrën e tij, ato të publikuara nga mediat dhe ato që kanë siguruar zyrtarët e PD-së.

Ka ardhur koha mos heshtë më, dosja duhet çuar në SPAK, duhet çuar te Prokurori i Përgjithshëm, duhet çuar në çdo prokurori rrethi, kudo ku ka çështje për hetim dhe jo vetëm ashtu siç veproi Nisma Thurje, por si një grup i strukturuar kriminal që vjedh taksat ditë e natë.

Këtu përfshihen ministrat dhe ish-ministrat e LSI, sot me PS-në, vetë kryeministri dhe kushdo tjetër që ka përgjegjësi ligjore, kryetarë bashkie në Tiranë, Fier dhe Elbasan. Kushdo ka përgjegjësi të shkojë përpara drejtësisë.

Janë të paktën 178 milionë euro kontrata dhe rreth 400 milionë euro të ardhura që do përpunojnë këto inceneratorë.

Prandaj Lulzim Basha ka ardhur koha të shkojë në Prokurori, të shkojë të çojë dosjen e plotë dhe jo vetëm të flasë, pro ta nxjerrë atë çdo ditë publikisht derisa të hetohet i pari dhe i fundit i kësaj afere korruptive, që është në fakt një vjedhje e hapur e taksave të shqiptarëve./ CNA.al

“Se mos iu bien levat”/ Basha: Disa media nuk flasin për inceneratorët

Skandali me inceneratorët/ Basha: Mijëra euro për kompani fantazëm, përfitues dhe pronarë mediash

Skandali 22 milionë euro/ Incenerator apo kaldajë me naftë në Elbasan?!

Skandali-Basha “fle” mbi dosjen e inceneratorëve/ Bën avokatinë publike të aferës korruptive

“Buzëkuqi” i krimit të Ramës me inceneratorin e Tiranës/ Si do mbulohet hajdutëria dhjetëra milionë euro

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Koncesioni 128 milion euro/ Plas skandali në Shqipëri, kompania ndryshon emër në Hollandë

Koncesioni 128 milionë euro/ Zbulohen kompanitë në Hollandë me drejtorë Rusë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Votimi i emigrantëve/ Topalli: Miratimi i Kodit Zgjedhor u vonua me qëllim

Publikuar

-

Nga

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli, ka komentuar në lidhje me fletën e votimit që do të përdoret në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Sipas saj, kodi zgjedhor u vonua për të bërë të pamundur votimin e emigrantëve.

Më tej, ajo shprehet se vendi ka nevojë për ndryshim dhe ndryshimi nuk është as Edi Rama, as Lulzim Basha me Monika Kryemadhin dhe as Ilir Meta.

“Nuk di të them se cili variant është më mirë sepse është i paprovuar më parë. Mund të bëhej me numër apo siç bëhet në Danimarkë të vendos një fletë tjetër që të dihet kush emër korrespondon me numrin. Mund të ishte organizuar më mirë. Kodi zgjedhor ka vonuar shumë saqë bën të pamundur votimin e emigrantëve. Ka konsensus ndërmjet tyre sepse në të kundër do kishte përplasje.

Vendi ka nevojë për ndryshim dhe ndryshimi nuk janë Lulzim Basha apo Monika Kryemadhi apo Edi Rama apo Ilir Meta. Nëse nuk marr asnjë mandat do të tërhiqem nga jeta politike.”, u shpreh Topalli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rakipllari sulmon Frrok Çupin/ “Lëtyrë, shpifës ordiner”

Publikuar

-

Nga

Debati në emisionin “Open” mes gazetarit Robert Rakipllari dhe Frrok Çupit ka degjeneruar në sulme dhe fyerje personale mes tyre.

Ishte Çupi i nxiti debatin pasi Rakipllari citoi diçka gabim nga fjala e tij më herët në emisionin “Open”.

Më tej Rakipllari e quajti Çupin spiun sigurimi dhe lëtyrë, shpifës ordiner. Ky i fundit e quajti kolegun budalla dhe e paralajmëroi se do ta çonte në gjyq, për akuza të pavërteta.

Debati:

Rakipllari: Atëherë Çupi tha se Presidenti është pa pushtet…

Çupi: Jo nuk e thashë këtë, pse më vë në gojë gjëra që nuk i thashë.

Rakipllari: Po mirë

Çupi: Jo s’ka mirë, edhe njëherë po ta them mos vë në gojën tënde gjëra që unë s’i thashë kaq po të them.

Rakipllari: O Frrok mos bëj si i fortë.

Çupi: Unë s’po bëj si i fortë mos më thuaj mua gjëra të paqëna.

Rakipllari: Ore pse bërtet, pse do ta marrësh personale, unë s’di të kem gjëra personale me ty. Çfarë ke?

Çupi: Të jetë hera e fundit më dëgjove? (Bërtet)

Rakipllari: Unë nuk kam ardhur për debat me ty këtu, nuk bëj debat me një ish-spiun të Sigurimit të Shtetit.

Çupi: Unë spiun?

Rakipllari: Po ke qenë spiun, a ke qenë?

Çupi: Do shkojmë në gjyq me këtë që the.

Rakipllari: Kur të duash ti.

Çupi: Do ta paguash shumë shtrenjtë. Më citon keq.

Rakipllari: Nuk kam ardhur të bëj debat me ty. Kujdes dhe referoju mirë gjërave. Unë të dëgjova dhe të respektova deri në fund.

LEXO EDHE:  “Shkrin” Lulzim Basha/ Jep një mesazh dhe zbulon klientin më të rëndësishëm të Ramës

LEXO EDHE:  Arrestimi i kryebashkiakut/ Basha niset drejt Lezhës

Frrok Çupi: Pse ku ishte respekti?

Rakipllari: Kujdes me zhargonin! Kaq po them se nuk kam ardhur që të bëj debat me ty. Merre dhe ktheje se çfarë the. The për Metën që ky njeri kërkon pushtet. Ti nuk je jurist fare. Ke qenë, nuk je më tani. Presidenti shkon ku t’i dojë qejfi.

Çupi: S’ka punë me zgjedhjet ai.

Rakipllari: Si nuk ka punë me zgjedhjet ai? Mund të shkojë ku të dojë në çdo vend të Shqipërisë.

Çupi: Presidenti nuk mund që të rrahë policë dhe të mos shkojë i dehur nëpër studio. Nuk ka kompetencë more djalë. Ehuuuu me kë flas edhe unë. Presidenti nuk bën thirrje.

Rakipllari: Po lexoje more lexo! Ti ke qenë spiun i sigurimit të shteti dhe nuk po them gjë. Je një shpifës ordiner. Spiun! Ti ke qenë dhe mbaje. Unë nuk bëj debat me një lëtyrë si ty.

Çupi: Ti je i lumtur budalla i dashur.

Rakipllari: Do të vazhdoj me arsenalin.

Çupi: Do të të them ça lexoj për ty.

Rakipllari: Se ça thonë për një lëtyrë si ty. Eni nëse me kë thirrur që të… Nuk vazhdoj dot më, më ke sjellë njërin që të më thotë gjëra personale.

Çupi: Çfarë të thashë unë gjëra personale?/hashtag

LEXO TE PLOTE

Politikë

Investimet në infrastrukturë/ Gazetari “zë ngushtë” Ramën

Publikuar

-

Nga

Investimet në infrastrukturë/ Gazetari “zë ngushtë” Ramën

Gazetari Neritan Sejamini ka vënë në vështirësi mbrëmjen e sotme kryeministrin Edi Rama, teksa kanë debatuar për investimet në insfrastrukturë.

Sejamini tha se gjatë qeverisjes së Ramës janë marrë shumë para borxh dhe janë bërë shumë pak investime në infrastrukturë, ndërsa kreu i qeverisë e ka kundërshtuar.

Por gazetari listoi disa nga rrugët që ka bërë qeveria, prej të cilave vetëm dy janë rrugë kryesore, të tjerat janë dytësore.

Debati në Euronews Albania:

Sejamini: Keni marrë borxh 3.7 miliardë euro dhe jeni qeveria që keni bërë me pak investime në infrastrukturë në rrugë porte apo aeroporte. Pse keni vendosur që investimet t’i çoni në fusha të tjera dhe jo infrastrukturë, fushë që shton dhe rigjeneron ekonominë?

Rama: Ne nuk kemi bërë më pak, por më shumë, jemi qeveria që kemi investuar më shumë se sa çdo qeveri i mëparshme. Kemi investuar në disa rrugë të nisura prej tyre, më shumë se sa vetë ata kanë investuar.

Sejamini:  Kam përpara listën e rrugëve që keni ndërtuar ju, dhe vetëm dy janë rrugë kryesore, të tjerat janë rrugë dytësore. Përveçse Rruga e Elbasanit dhe bypassi i Fierit, që janë rrugë të mëdha, të tjerat janë dytësore.

LEXO EDHE:  “Opozita i ka gati skemat”/ Ndoka: Listat e hapura shkatërrojnë PS dhe PD, nuk do ketë cilësi

LEXO EDHE:  Meta: Kuvendi ka lodhur shqiptarët duke përcjellë energji negative

Rama: Është Rruga e Pogradecit.

Sejamini: Është zgjerim, rindërtim.

Rama: Rruga e Arbrit.

Sejamini: Është koncesion privat, është vazhdim i asaj që nisi më herët.

Rama: Është projekt i ribërë nga e para. Janë 7 ura të ndërtuara nga buxheti i shtetit. Pjesa që lidh poshtë rrugën e Kombit, rruga që lidh Milot-Lezhën. E vërteta është që janë shumë, autostrada Durrës-Lushnjë-Fier është financuar nga ne dhe pjesa më e madhe e punës është bërë në qeverisjen tonë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE