Connect with Us

Video që “çmendi” Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin

Denoncim

Video që “çmendi” Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin

Publikuar

-

Video që “çmendi” Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin

Vjollca Hoxha dhe Ben Blushi kanë shfrytëzuar kontratat e tyre me një kompani private për menaxhimin e imazhit të shumë mediave private në rrjetet sociale, për të hequr videon që i “çmendi” me fakte dhe prova konkrete.

Në këtë marrëveshje biznesi midis tyre ka bërë që në CNA.al të censurohet një video ekskluzive bazuar në një lajm të ndërtuar mbi fakte dhe argumenta konkrete.

Disa ditë më parë, CNA.al publikoi një analizë në lidhje me çështjen e Top Channel dhe mbështetjen që ky televizion bën ndaj inceneratorëve, pronares së televizionit dhe drejtorit i cili është ortak me pronarët e inceneratorëve. Ben Blushi në kompaninë EM Kapital Group me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, nëpërmjet bashkëshortes së tij Eva Blushit, dhe Vjollca Hoxha një nga pronaret e Top Channel nëpërmjet kompanisë “Valtelino Kafe” ku “EM Kapital Group” ka blerë 51% të aksioneve për 2.2 milionë dollarë.

Shkrimi ishte një analizë e plotë, me fakte, pas publikimeve në lidhje me inceneratorët që kishte bërë Top Channel, pra televizioni ortak i pronarëve të inceneratorëve.  Lajmit, (Lexo këtu)  iu përgatit një video rreth pesë minuta me plane të ndryshme. Video u publikua në rrjetet sociale dhe u bë virale.

Por çfarë ndodhi?

Kompania Acromax Media, që qendron gjithmonë pas marrëveshjeve me televizionet kombëtare, nëpërmjet aksesit që ka, fillimisht e hoqi videon nga You Tube dhe kjo me pretendimin se ishte e drejta e autorit. Gjithashtu më pas, e njëjta gjë ndodhi edhe me videon e publikuar në rrjetet sociale. Së pari u godit faqja e CNA.al dhe dje është hequr edhe nga faqja e ish kryeministrit Sali Berisha, dhe kudo ku ajo ka qenë e publikuar.

Në një kontakt që CNA.al pati me Anxhela Faber, pronaren e Acromax,  e cila ka ndërtuar dhe një kompani tjetër në Shqipëri në lidhje me të drejtat dhe kontratat tha se ajo ka një platformë, por ja ka dhënë atë në shfrytëzim televizioneve dhe janë këta të fundit që veprojnë. Pra, sipas asaj që thotë Anxhela Faber, është vetë Top Channel i cili ka hequr materialin e publikuar. Pra lajmin me video, i cili është zhdukur nga Facebook, Youtube dhe rrjetet sociale CNA.al apo e sjell më poshtë sërish këtë video të cilën ne do e hedhim direkt në sistem për ta pasur të plotë dhe më të sigurt që askush të mos mundet ta cënojë dhe sulmojë.

Së pari theksojmë se heqja e videos është një skandal i radhës për të cilin nënvizojmë se ne nuk kemi përdorur kontente për përfitime ashtu sikundër mund të jenë kontratat e Top Channel me kompani private. Por, janë përdorur materialet e këtij televizioni për të bërë një analizë, për të krijuar një opinion dhe për të dhënë disa fakte të vërteta. Prandaj heqja e kësaj video që ka “çmendur” Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin e cila është konfirmuar se është hequr nga Top Channel për shkak të platformës së vënë në dispozicion nga Akromax, që është konfirmuar edhe nga Anxhela Faber, tregon qartazi se çifti drejtues i Top Channel është “çmendur’ nga faktete e vërteta, nga video e cila tregon gjithçka.

LEXO EDHE:  LDSH zyrtarisht parti politike/ Patozi uron Murrizin: Më 25 prill do nisë rënia e kryetarokracisë

Megjithëse tek faqja e Sali Berishës shkuan me qindra, mijëra vizitorë që e panë videon, tek CNA.al gjithashtu, ne po e hedhim sërish në panel. Po e publikojmë këtë lajm dhe po e reklamojmë fort në rrjetet sociale që askush të mos tentojë të bëjë të tilla veprime. Përballja e fakteve është përballje faktesh jo vjedhje kontenti. Ne nuk i kemi vjedhur askujt kontentin, nuk i kemi marrë askujt asnjë të drejtë, por thjesht dhe vetëm kemi përdorur një mënyra të thjeshtë, kemi vënë faktet përballë njëra tjetrës.

Por Top Channel dhe Ben Blushi të cilët sot thonë se inceneratorët nuk janë aq shumë problem, ne vumë përballë faktet se ky televizion, drejtori dhe vetë pronarja e Top Channel kanë ortakëri me pronarët e inceneratorëve. Nga ana tjetër kemi publikuar në vazhdim sesi Ben Blushi, kur ishte kryetar i parisë “Libra” sulmonte inceneratorët ndërsa sot bën avokatinë e tyre ashtu sikundër dhe vartësit e tij, gazetari Endrit Habilaj i cili dje tek emisioni “Të pa eksozuarit” të Ylli Rakipit i sulmonte inceneratorët , sot i bën avokatinë

Prandaj kjo video po rikthehet, do të rikthehet çdo material që sulmohet apo hiqet nga Facebook apo nga Youtube, do të hidhen në platforma të tjera dhe do të reklamohen në mënyra të cilat as Vjollca Hoxha, as Ben Blushi as platormat e Akromax vënë në dispozicion të televizioneve , të mos munden t’i heqin pasi ne po themi të vërtetën dhe po përballemi me fakte. Ajo që po bëhet nga Top Channel sic e përmendëm më lart tregon se pronarët e televizionit janë “çmendur” përballë fakteve dhe duan të pengojnë daljen e së vërtetës, gjë që nuk do të munden ta bëjnë dot kurrë.

E vërteta është një dhe vetëm një prandaj ne do e themi me zë të lartë: Ben Blushi dhe Vjollca Hoxha janë oratakë të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirti, pronarëve të inceneratorëve.

Këto janë fakte që ne i kemi treguar me shkrime me dokumenta, me video dhe do të bëjmë gjithçka që këtë gjë ta mësojë çdo shqiptar, deri tek komshiu i fundit i Ben Blushit në Dardhë apo i Vjollca Hoxhës në çdo cep të Shqipërisë ku shkel apo ku shkon sinjali i Top Channel që bën propagandë për inceneratorët dhe do i themi të vërtetën. Kjo është propaganda e ortakëve të pronarëve të inceneratorëve dhe oratkët janë ben Blushi, Vjollca Hoxha, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto./CNA.al

 

 

 

Video-Top Channel propagandë për incineratorët/ Ndiqni faktet që nxjerrin zbuluar gënjeshtrat

Top Channel bllokon videon e skandalit të ortakërisë me incineratorët

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

“Arsimi në shpartallim”/ Shkollat ende pa regjistra 9 javë pas fillimit të mësimit

Publikuar

-

Nga

“Arsimi në shpartallim”/ Shkollat ende pa regjistra 9 javë pas fillimit të mësimit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili denoncon faktin që shkollat nuk janë paisur ende me regjistra, ndonëse ka 9 javë që ka filluar mësimi.

Sipas tij, kjo bëhet për të fshehur numrin e mungesave nga Covid, të mësuesve dhe nxënësve.

Shkollat pa rregjistrat baze!

Keshtu fshihet numri i mungesave nga covid19

Lexoni denoncimin e mesuesit dixhital. sb

Pershendetje doktor Berisha.

Megjithse kane kaluar 9 jave nga fillimi i vitit asnje shkolle nuk eshte paisur me regjistrat shkollore,si dokumenti baze.

Mire tamponat vijne nga jashte po paisje me regjistra eshte gjeja me elementare.

Mos valle dhe keto do behen 3D qe te “pelcase” Gjermania nga inati.

Nuk eshte e rastesishme kjo.Keto fshehin numrin jashtezakonisht te larte te mungesave te nxenesve dhe te mesuesve.

Kur nuk dokumenton dijen,pranon injorancen dhe ushqen propoganden.

Heshtja sot,vret te ardhmen.

Respekte per ju,zeri i te vertetes ne kete kohe pandemie shendeti dhe politike.

Anonim se terbimi i tyre sot djeg dhe gurin.

 

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi/ Laboratori në Malësinë e Madhe, 15 minuta për përgjigjen e Covid 19!

Publikuar

-

Nga

Denoncimi / Laboratori në Malësinë e Madhe, 15 minuta për përgjigjen e Covid 19!

Një laborator mjekësor në Malësinë e Madhe ka thyer rekord shqiptar, europian, madje edhe botëror, për nxjerrjen në kohë “rekord” të përgjigjes për Covid 19!

Për vetëm 15 minuta, ku laborator të jep në “dorë” dokumentin nëse ke apo jo virusin. Në redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare” u ankuan disa emigrantë, të cilët, pasi kishin marrë këtë dokument dhe kishin kaluar në pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, kanë hasur probleme në vendet e tjera, pasi dokumenti ishte shumë i dyshimtë. Ata janë detyruar që të ribëjnë këto analiza në një vend tjetër për të kaluar nga njëri shtet në tjetër, ndërsa kërkuan ndihmën e Fiksit për të faktuar mashtrimin e këtij laboratori.

Një bashkëpunëtor i emisionit “Fiks Fare” shkoi në këtë laborator dhe kërkoi bërjen e tamponit. Fiksi shkoi në godinën e laboratorit “Euro Lab”, në qytetin e Koplikut, duke i kërkuar punonjëses se kërkon të bëjë tampon për Covid 19, për të kaluar në Mal të Zi. Punonjësit e laboratorit i thonë dakord dhe se përgjigjja del nga 15 deri në 20 minuta. Ato i marrin gjak dhe i thonë që duhet të vijë pas 15-20 minutash. Dhe, ky shërbim kushton vetëm 8 mijë lekë të vjetra. Pas çerek ore, bashkëpunëtori shkon sërish dhe merr përgjigjen me një fletë. Punonjësit i thonë se përgjigjja e analizës është gati dhe qytetari ka dalë negativ.

Në fakt, nga përgjigjja e analizës që mori Fiks Fare, rezulton se laboratori i ka bërë qytetarit një analizë PCR. Fiks Fare e dërgoi këtë dokument te disa mjekë dhe laborantë dhe morëm përgjigje se kjo analizë nuk është për Covid 19. Megjithatë, me këtë analizë, kalon në pikën e kalimit kufitar në Muriqan. Punonjësi i doganës i tha Fiksit se ky dokument vlen për 72 orë!

Gazetarët e Fiks Fare kontaktojnë me numrin e telefonit të vendosur në fletën e analizave, ku e pyesin punonjësit nëse kjo analizë është për tampon ose jo. Punonjësi i thotë se bashkëpunojnë me një laborator të certifikuar dhe akredituar për analiza COVID nga Ministria e Shëndetësisë. Por, thotë se analiza që kanë bërë nuk është për COVID, megjithëse bashkëpunëtori i Fiks Fare i kërkoi analizë nëse e ka kaluar apo jo COVID-in.

Fiks Fare pyeti në Ministrinë e Shëndetësisë për laboratorët e akredituar për bërjen e tamponëve dhe analizave për COVID. Sipas saj, në faqen e internetit të ministrisë janë publikuar laboratorët e akredituar dhe certifikuar, ndërsa nga verifikimi rezultoi se ky laborator nuk është në këtë listë. Fiksi iu drejtua edhe me një kërkesë zyrtare ISHP-së, ku mori përgjigje se analiza e kryer nga ky laborator nuk është për COVID 19.

***

Bisedë me punonjësit e Laboratorit në Malësinë e Madhe

Fiksi – Nuk e di, për Covidin bëjnë këta? Për me ik jashtë.

Qytetari – Po, po bëjnë.

Fiksi – Ore zgjat shumë…

Qytetari – 20!

Fiksi – Ëëë?

LEXO EDHE:  “Kaos total”/ Këlliçi publikon pamjet nga trafiku tek sheshi Shqiponja

LEXO EDHE:  LDSH zyrtarisht parti politike/ Patozi uron Murrizin: Më 25 prill do nisë rënia e kryetarokracisë

Qytetari – 20 minuta.

Fiksi – Sa kushtonte?

Qytetari – 8 mijë lekë.

Fiksi – Dua të bëj një analizë për Covidin, desha me kalu për…

Punonjësja e laboratorit – Mal të Zi!

Fiksi – Mal të Zi.

Punonjësja e laboratorit – Edhe don me bë tamponin?!

Fiksi – Normale.

Punonjësja e laboratorit – Një sekondë, një sekondë.

Fiksi – Më fal, më fal.

Punonjësja e laboratorit – Ose ec futu se nuk ka gjë

Fiksi – Vallai me frikë e kam edhe tamponin dhe s’po di.

Punonjësja e laboratorit – Ça ke mo burrë?

Fiksi – Jo s’kam asnjë gjë unë i shkreti.

Punonjësja e laboratorit – Ça të frikëson ty te na?

Fiksi – Jo.

Punonjësja e laboratorit – Shiringat janë me një përdorim. Këtu me hy me maskë se nuk i dihet, gjë tjetër s’ka ça ndodh te na.

Fiksi – Sa vonon të lutem?

Punonjësja e laboratorit – Sa vonon, 20 minuta. 8 mijë lekë të vjetra ose 7 euro, si të duash.

Fiksi – S’është problem, 10. Veç për shpejtësi kam hallin, për gjë tjetër s’ka problem.

Punonjësja e laboratorit – Ke patent?

Fiksi – Kam patent.

Punonjësja e laboratorit – Se na duhet për dokument, se duhet më i ba se të kthejnë për Zotin.

Fiksi – Atë e di unë.

Punonjësja e laboratorit – Tani du kartën ose pasaportën dhe pagesën zotnis.

Fiksi – Po, po. (Fiksi i jep 10 mijë lekë të vjetra). Këtë 10 mijë lekë…

Punonjësi i laboratorit – Kam me të kthy 2 mijë.

Fiksi – Mos e vrit mendjen, kur vjen puna te… në rregull.

Punonjësja e laboratorit – Atëherë, gjithë të mirat.

Fiksi – Të vij pas 10 minutash ta marr?

Punonjësja e laboratorit – 20 minuta! Çerek ore, 20 minuta. Ne këtu na ke deri në 8 të darkës.

Pas 15 minutash…

Fiksi – Të marrim përgjigjen.

Qytetari 2 – Ta nxjerrin te dera. Ta nxjerr këtu, ta jep sa të dalë. Ka me vu firmën, vulën. Ai për hatër i bën për 30 sekonda, thotë sa më parë fiuuu. Tu ble letrën me lekë…

Fiksi – Më fal, doli ajo e imja se kam ardhur fiks për 20 minuta. A doli ajo e imja?

Punonjësja e laboratorit 2 – Si e ke emrin?

Fiksi – … e ajo.

(Punonjësi bën gati fletën e analizave)

Punonjësi i laboratorit – Emri yt?

Fiksi – Po.

Punonjësja e laboratorit – … dhe …

Fiksi – Shumë faleminderit.

Punonjësja e laboratorit – Respekte!

Fiksi – Fiks në orar kemi ardh.

Dogana e Hanit të Hotit

Fiksi – Deri sa kohë më ashtu kjo e tamponit?

Punonjësi i doganës – 72 orë.

Fiksi – 72 orë? Tani e bëra.

Punonjësi i doganës – 72 orë e ke.

Fiksi – E bërë në Koplik.

Punonjësi i doganës – Ëë?

Fiksi – Në Koplik e bëra.

Punonjësi i doganës – 72 orë e bëra.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Konflikti i interesit dhe korrupsioni i kryetarit të ri të Bashkisë së Vorës

Publikuar

-

Nga

Konflikti i interesit dhe korrupsioni i kryetarit të ri të Bashkisë së Vorës

“Stop” tregoi me fakte dy raste abuzimi me pasojat e tërmetit të vitit të kaluar në Vorë. Rasti i parë me pallatin nr. 8 në lagjen “Demokracia”, që u shpall i dëmtuar edhe pse nuk ishte i tillë.

Ndërsa rasti i dytë ka të bëjë me gllabërimin e 250 m2 truall ndaj biznesmenit Hamid Mema, edhe pse ky i fundit disponon të gjithë dokumentacionin.

Në gjithë këtë rrëmujë, posti i kryetarit të Bashkisë i kaloi biznesmenit Shefki Karamuça, pas dorëheqjeve të kryetarit Brahimaj dhe nënkryetares Laureta Omeri.

Shefki Karamuça ka qenë kryetar i Bashkisë Vorë në vitet 1999 deri në 2003-shin. Ai është larguar nga ky post nga votat e të majtës dhe për 16 vite Bashkia e Vorës është drejtuar nga PD-ja.

Në vitin 2015 ai shfaqet përsëri si këshilltar i LSI-së deri në vitin 2019. Befasisht më 25 Gusht të 2020, pas dorëheqjes së nënkryetares Vorë, Laureta Omeri, Karamuça merr postin e nënkryetarit.

Pas disa ditësh jep dorëheqjen edhe Hekuran Brahimaj dhe Karamuça vetëshpallet kryetar bashkie pa kaluar në Këshillin Bashkiak.

LEXO EDHE:  Prona 500 milionëshe/ Kush është noterja që falsifikoi firmën e vajzës së Ben Blushit?!

LEXO EDHE:  Motori përplas këmbësoren në Kombinat/ 51-vjeçarja me urgjencë dret spitalit

Kryetari i tretë brenda vitit i Vorës, Shefki Karamuça, sapo mori postin, nisi të ndërtojë objektin e tij privat ngjitur me Bashkinë dhe sipas informacioneve ky objekt është pa leje. Veç kësaj, stafi i firmës private të Karamuçës, është punësuar në Bashkinë e Vorës.

Përveç përfshirjes në politikë, Shefki Karamuça njihet edhe si ndërtues. Figuron që stafi i firmës ndërtuese private që ai ka në pronësi është punësuar në Bashkinë e Vorës. Ky staf është aq i veçuar saqë ka marrë zyra me qira në objektin privat ndërtuar nga Karamuça. Thuhet gjithashtu se zyra e re e Karamuçës është në godinën e tij. I bie që kryetari i Bashkisë së Vorës i jep me qira vetes së vet ambientet e godinës private që ai ndërtoi sapo u bë kryetar.

“Stop” shkoi në godinën në pronësi të Karamuçës, vetëm pak metra të godinës së transferuar të Bashkisë së Vorës. Vetëm pak kohë para se Karamuça të merrte pozicionin e kryetarit të Bashkisë, godina ishte e pandërtuar./ tvklan.al

LEXO TE PLOTE