Kandidatit të kualifikuar i zhdukin dosjen e masterit në konkurrim
Emisioni “Stop” u ndal këtë të premte në Prizren, pasi i riu...
Emisioni ?Stop? u ndal këtë të premte në Prizren, pasi i riu 27-vjeçar, Shkumbin Miftari ka mbaruar Universitetin e Arteve në Tiranë bashkë me masterin për Fizarmonikë dhe po has vështirësi në punësim.
Arsyeja, për të cilën ai i është drejtuar emisionit ?Stop?, është, se Shkumbini është i vetmi në Republikën e Kosovës me master si mësues fizarmonike, por ka 4 vjet, që është pa punë.
?Jam Shkumbin Miftari, jetoj në qytetin e Gjilanit. Jam 27 vjeç. Studimet i kam përfunduar bachelor dhe master në Universitetin e Arteve në Tiranë, dega për fizarmonikë klasike. Jam i vetmi i diplomuar për momentin në Kosovë, por ka katër vite që kam përfunduar master dhe jam i papunë. Kjo është arsyeja që i jam drejtuar emisionit tuaj. Dega e fizarmonikës është në shkollën e muzikës në Gjilan dhe në shkollën e muzikës në Prizren, Lorenc Antoni. Mësuesit nuk janë të kualifikuar për lëndën e fizarmonikës. Për momentin unë jam i vetmi. Kanë shkollën e mesme po me shkollë të mesme? Unë jam me master kështu që besoj që e plotësoj kriterin të jem unë aty. Në qytetin e Gjilanit ka katër vite gati që bëj kërkesa të vazhdueshme. Në shkollë, në drejtorinë komunale të arsimit, dhe kam ngritur çështjen në instance më të larta po që deri më sot nuk kam marrë asnjë përgjigje? .
Në vitin 2019 shkolla e muzikës ?Lorenc Antoni? në Prizren hapi konkursin për një vend të lirë si mësues fizarmonike. Shkumbin Miftari shprehu interesin për këtë pozicion, por konkursi i parë u anulua për mungesë të kandidatëve të tjerë.
?Në 2 Korrik 2019 hapet konkursi i parë që kërkohet mësimdhënës për instrumentin e fizarmonikës. Unë aplikoj dhe papritmas shoh që konkursi anulohet. Dërgova një email për të ditur arsyen e anulimit në komunën e Prizrenit dhe më është thënë që arsyeja e anulimit të konkursit është bërë në mungesë të kandidatëve të kualifikuar. Ku kërkohet që së paku tre kandidatë të kenë nivelin e shkollimit master. Në mungesë të këtyre kemi anuluar dhe do ta rishpallin konkursin përsëri. Pasi rishpallet për herën e dytë më 2 Gusht 2019. Aplikoj prapë, prapë anulohet. Dhe përgjigja që më kthejnë kësaj radhe është, lutemi t?i përcillni njoftimet publike të drejtorisë. Aty do të informoheni me kohë për të gjitha procedurat. Të faleminderit. Dhe unë nuk kuptova asgjë nga kjo përgjigje. Dhe kam shkruar shumë email mbas kësaj përgjigje por nuk më kanë kthyer? .
Drejtori i shkollës, Vesel Krasniqi thotë, se në këtë institucion prej 10 vjetësh nuk ka mësues me arsimin përkatës. Në konkursin e dytë sërish Shkumbini nuk u njoftua, se çfarë ndodhi me pikët dhe rezultatet.
Gazetari: Pra është i njëjti person që prej 10 vitesh k adhënë lëndën e fizarmonikës dhe i njëjti person ka fituar.
Drejtori: Në njohuritë e mia i njëjti person ka fituar nga komisioni përzgjedhës.
Gazetari: Po është vendim absurd pasi ju keni shpallur vëndin e lirë pasi ky profesor nuk plotësonte kriteret.
Drejtori: Jo dëgjoni, ky profesor e ka shkollën e lartë, fakultetin bachelor, por duhet me qenë master.
Gazetari: Pra siç e dëgjuat, profesori që nuk ka plotësuar kriteret, pra që është me bachelor, është shpallur fitues nga drejtoria komunale e arsimit, dhe përsëri jep mësim në shkollën e mesme të muzikës ?Lorenc Antoni?
Për herë të tretë Shkumbinit i zhdukin dosjen dhe shpallin fitues personin, që kishte 10 vjet në shkollën ?Lorenc Antoni? pa arsimin përkatës.
?Pastaj konkursi rishpallet për herën e tretë. Aplikoj përsëri. Dhe është përzgjedh një për fizarmonikë, por emri im nuk figuron aty dhe thuhet kualifikimi bachelor. Edhe shkoj ankohem dhe kërkoj arsyen përse nuk jam në këtë listë kur unë jam master. Flas me kryetarin e komisionit, vjen kryetari komisionit dhe më thotë, Shkumbin a je i sigurtë që ke aplikuar? Mua nuk më figuronte as emri aty. Dhe i them po jam i sigurtë që kam aplikuar. Dhe më thotë nuk është dokumentacioni jot këtu. Më pyet prapë, a ke aplikuar? Dhe shqyrtojmë dëshminë e protokollit dhe del emri im aty. Bëj ankesën dhe pres përgjigjen. Më kthehet përgjigja nga drejtoria komunale e arsimit dhe arsyeja ka qenë që unë nuk e kam nostrifikimin, domethënë unë nuk e kam dokumentacionin e kompletuar?.
?Nga emisioni ?Stop? kërkoj që kjo intervistë të shkojë në veshët dhe në sytë dhe të sensibilizojë gjithë ata që kanë pozita në arsim. Se deri më sot kërkesat e mia kanë shkuar në veshë të shurdhër?, shprehet ai./ tvklan.al
Emisioni “Stop” u ndal këtë të premte në Prizren, pasi i riu...
Zyra Vendore Arsimore Devoll, prej një viti është pa jurist...
Nga Boldnews.alHollanda, një vend i Bashkimit Europian, i nj...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Sot në emisionin “Stop” u publikua këtë të martë një tjetër ...
Koronavirusi duket se ka gjunjëzuar sistemin shëndetësor shq...
Top Channel ka paralajmëruar një publikim, reklamim, gjojan ...
Një mjek në Durrës ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe p...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë një denoncim që lidhe...
Prej pothuajse gjashtë muajsh CNA.al ka denoncuar një dosje ...
Irfan Hysenbelliu është një nga pronarët kryesorë të media...
Emisioni “Stop” këtë të premte ka shkuar në Kavajës, pas ank...
Ditën e djeshme pranë redaksisë së CNA.al mbërriti një denon...
Prokuroria e Posaçme dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit kanë ar...
Fiks Fare denoncoi veprimet e institucioneve shtetërore, të ...
Një skandal ka plasur në zonën e ish-Bllokut, ku i përfshirë...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë ...
Emisioni “Stop” sot ka trajtuar problemin e qytetaresLiljana...
Në Qershor të vitit 2019, emisoni “Stop” në Tv Klan trajtoi ...
Fiks Fare sjell sot dëshmi se si i trajtojnë strukturat shte...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...