LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali në zonën e ish-Bllokut/ Banorja tregon me fakte se si është privatizuar toka shtetërore nga vëllai i Irfan Hysenbelliut

6 Nëntor 2020, 18:07, Denoncim CNA

Ditën e djeshme pranë redaksisë së CNA.al mbërriti një denoncim, i një qytetareje, e cila akuzonte vëllain e biznesmenit Irfan Hysenbelliu, Bardhyl Hysenbelliu. Sipas saj, ky i fundit i mbështetur nga vëllai, Irfan Hysenbelliu po ndërton një objekt në truallin ku ajo pretendon se ka qenë lulishte dhe më pas është kthyer në parking. Denoncuesja Fatma Mesiti shprehet në një intervistë për CNA.al se parkingu ka qenë pa leje deri në vitin 2015 dhe nuk ka paguar asnjë taksë në Bashki.

Nga ana e Bashkisë Tiranë, Bardhyl Hysenbelliut i është dhënë leja për ndërtimin e objektit, por ndonëse është me leje ky është një ndërtim abuziv, pasi bllokon dritaret e pallatit që është ekzistues.

Banorja pretendon se pronën e ka privatizuar Irfan Hysenbelliu dhe ia ka dhënë vëllait, por nuk ka sjellë asnjë dokument që e vërteton këtë.

Zonja Fatma Mesit shprehet se ka kontaktuar edhe me institucionet të tjera përgjegjëse, përfshirë këtu edhe kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj, por sipas saj asnjë nga këto nuk ka arritur që ta ndalojë këtë skandal.

Ju keni denoncuar ditën e djeshme pranë redaksisë CNA.al një skandal për një ndërtim që po kryhet në zonën e ish-Bllokut. A mund të na jepni më shumë detaje se çfarë është ky ndërtim?

Ai lokal ka qenë dikur lulishte, edhe mbrapa pallatit ka qenë lulishte edhe anash ka qenë lulishte, por aty ndërtoi një 12 katësh duke u ngjitur tek pallatet 3 katëshe dhe 4 katëshe, që janë pallate të vjetra. Mori leje për 8 kate dhe ndërtoi 12 kate jashtë çdo rregulli urbanistik. Tokën e ka marrë si e ka marë sepse është në pronësi të dikujt tjetër. Si e mori këtë tokë, si e bleu, kush ia dha, si e hipotekoi. Dmth duhet t?i kthehemi origjinës së kësaj prone. Dakord e mori dhe ishin vitet e rrumpallës sepse ishin vitet 1998. Nga ky vit e deri në vitin 2000 ka qenë lokal një katësh. Nga viti 2000 e deri në vitin 2019 ka qenë kazino. Në 2019 kur doli ligji që të dorëzohen kazinotë doli dikush tjetër dhe e mori me qera dhe e kishin në projekt për ta bërë me dy kate.

Deri ku arrin lartësia e ndërtesës? Kush është shqetësimi juaj dhe përse ankoheni?

Tarraca e lokalit një katësh arrinte deri tek dritarja e atij që banon në katin e parë dhe tani tek ky dykatëshi këta kishin në plan për ta bërë me profile hekuri, sepse në projekt këta kishin bërë një gjë të bukur dhe e ngriti më shumë lokalin ku mbulonte dritaren e këtij të katit të parë dhe arrinte deri tek unë që jam në katin e dytë që i bie nga toka në katin e tretë. Tek mua vinte deri te dritarja.

Çfarë veprimesh keni ndërmarrë ju si banorë të pallatit që prekeni drejtpërdrejt nga ky ndërtim?

Ky tjetri protestoi, protestaova edhe unë, i shkrojtëm kryeministrit, dhe punimet u pezulluan dhe u çmontuan hekurat sepse u bë bujë e madhe vjet në korrik. Pasi u çmontuan këto nuk bënë asgjë. Në korrik të këtij viti ata filluan përsëri dhe unë iu thash atyre djemve çfarë po bëni, ja thanë do ngrejmë tendën. Unë u largova mora Policinë Bashkiake, i shkrojta Erion Veliajt edhe u ndërprenë. Erdhi IKMT dhe Policia Bashkiake dhe më thanë rri e qetë zonjë se asnjë gjë nuk do ndodhë.

Çfarë po ndodh aktualisht?

Para 3 javësh këto filluan duke montuar një rrjesht të hekurave. Prap bëra të njëjtën gjë, mora policinë bashkiake u pezullua por pardje më erdhi mua një përgjigje nga policia e rendit dhe më thanë që ne do mbështesim institucionet e shtetit, sepse ka marrë leje, por që nuk është një leje por është deklaratë punimesh për të ngritur profilet. Por këto profile do ushtrojnë veprimtari, do hapin një piceri dhe çdo gjë mua më vjen tek dritarja. Unë shikoj në dritare vetëm tendën nuk shikoj asnjë gjë tjetër. Është jashtë çdo norme, mirë një kat që u zu por unë do kërkoj tani që të prishet ai kat, le ta ketë ai me leje, siç iu prishën të gjithqëve që i kanë shtëpitë e tyre, t?i prishet edhe këtij. Ka ndërtuar mbrapa pallatit, tek parkingu i paligjshëm që nuk paguante asnjë taksë një ndërtesë tre katëshe. Parkingu ka qenë informal deri në vitin 2015.

Kush është pronari i këtij objekti që është në ndërtim?

Si pronë në fillim e ka marrë Irfani që bëri pallatin dhe tek pallati jonë një shtëpi e ka blerë vllai e vet, sepse e detyroi atë poshtë që tia shiste. Edhe tek pallati tjetër tre katësh ka blerë apartament. Ky ka zaptuar pronën e një personi tjetër që është autokton. Si e bleu ky? Kush ia dha? Si e hipotekoi? Dmth duhet të zbardhet se si e mori këtë pronë. Ai e mori dhe tani kërkon që mua të më prishë jetën dhe të më vijë deri tek dritarja.

 

Lajmet e fundit nga