Connect with Us

Inceneratori i Tiranës/ PD: Veliaj ka paguar së fundmi edhe 1 miliardë lekë të tjera

Politikë

Inceneratori i Tiranës/ PD: Veliaj ka paguar së fundmi edhe 1 miliardë lekë të tjera

Publikuar

-

Bukë dhe cirk me hallet pirg!/ Veliaj shpërdoron 30 milionë lekë për fishekzjarrët e fundvitit

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa vijon me akuzat ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Sipas saj inceneratori i Tiranës zë vendin e parë në skemën korruptive mafioze për të vjedhur qytetarët e Tiranës për llogari të pushtetit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Sipas Zhupë, për inceneratorin e Tiranës, Erion Veliaj ka paguar së fundmi edhe 1 miliardë lekë te tjera.

Zhupa thekson se pronarët e vërtetë të inceneratorit të Tiranës janë të fshehur pas llogarive në parajsa fiskale, por për llogari të këtij biznesi, Erion Veliaj rriti pak kohë më parë tarifën e pastrimit për qytetarët e Tiranës.

“Qytetarët e Tiranës nuk kanë ujë në shtëpi, nxënësit mësojnë edhe me 4 turne, rrugët dhe oborret nëpër lagje janë si në mesjetë, tarifat janë më të shtrenjtat në Shqipëri, biznesi i vogël gjobitet për gjithçka, ajri është më i ndoturi në Europë, por Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk duan t’ia dinë për asgjë prej këtyre problemeve të përditshme të qytetarëve.

Prioriteti i tyre kryesor janë inceneratorët, që po gllabërojnë miliona euro nga paratë e qytetarëve.

Inceneratori i Tiranës zë vendin e parë në skemën korruptive mafioze për të vjedhur qytetarët e Tiranës për llogari të pushtetit të Edi Ramës, Erion Veliajt, Arben Ahmetaj, Taulant Ballës dhe bandave që qendrojnë pas tyre si amortizues të konflikteve mes klaneve në qeveri.

Për inceneratorin e Tiranës, që duhet të ishte një investim privat, pa para publike, Erion Veliaj ka paguar së fundmi edhe 1 miliardë lekë te tjera.

LEXO EDHE:  “Fryhet” administrata/ LSI akuzon qeverinë për punësime elektorale

Nga taksat e rritura, që duhet të përktheheshin në shërbime më të mira për qytetarët, paguhet 1 milard lekë për biznesin privat të ngritur me firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Pronarët e vërtetë të inceneratorit të Tiranës janë të fshehur pas llogarive në parajsa fiskale, por për llogari të këtij biznesi, Erion Veliaj rriti pak kohë më parë tarifën e pastrimit për qytetarët e Tiranës.

Për të mbushur xhepat e inceneratorit të Ramës dhe Veliajt një qytetar duhet të paguajë 7500 lekë më shumë tarifë pastrimi, një biznes i vogël duhet të paguajë rreth 22 mijë lekë më shumë, ndërsa biznesi i madh deri ne 110 mijë lekë më shumë.

1 miliardë lekë shtesë për inceneratorin e Tiranës do të thotë më pak para për ekonominë e vërtetë në mjerim. Çdo ditë në vend, humbasin vendin e punës 160 qytetarë dhe 170 biznese mbyllen, sepse Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk i përdorin taksat tona për të hapur vende pune, por për të mbushur xhepat që fshihen në parajsa fiskale.

Inceneratorët janë një nga aktet më të rënda të korrupsionit dhe vjedhjes të këtij pushteti. Qytetarët do t’i japin fund kësaj grabitje më 25 Prill dhe çdo qindarkë e vjedhur do të kthehet në arkën publike për t’u investuar në më shumë vende pune për të rinjtë”, tha Zhupa në një deklaratë për mediat./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ilir poshtë, Saliu lart”/ Rama ironizon fushatën e PD dhe LSI

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi elektoral në Gjirokastër ka treguar një bashkëbisedim me një fallxhore, para zgjedhjeve të 25 prillit, ku ka komentuar edhe me ironi numat përkatës të LSI dhe PD-së, në fletën e votimit.

Sipas Ramës numri 69 është numri i djallit. Më tej, kryeministri shprehet se kush voton këto numra derrin maç kanë ku ish-kryeministri Sali Berisha është lart dhe Presidenti Iliri Meta është poshtë.

“Më tha fallxhorja ca bën, si do ndash Lulin, po i thua ‘ndahu. Ndalu’, po ia ke parë numrat dhe më dha letrën, më tha 6, jo më tha është 9, po ky, edhe prandaj tha unë të kuptoj, s’ke faj. Dhe prandaj ngaqë nuk i ka dhënë dum kësaj pune, njerëzimi ka rënë dakord, që ky është numri i djallit, 69. Vajte te 6, 9 ke, vajte te 9, 6 ke.

More 69 të mori djalli. Jam i bindur dhe jam i sigurt që ju qe jeni aty, keni ardhur nga Kuçi dhe ju dua shumë, e si pse, se i bini shkurt, i këpusni 12 dhe mirupafshim. Më tha dëgjo, e bukur kjo si lojë, por ua bëra se nuk është lojë fjalës, po ç’lidhje ka shorti.

Dhe më tha, nuk është as 6 dhe as 9, po Derri maç, Ilir poshtë, Saliu lart, Saliu poshtë, Ilir lart. Presidenti thotë, tjetri thotë doktori. Kush voton 6 dhe 9, derrin maç ka. Ato që na ndjekin, u bëj thirrje që në këto kushte të jenë prezent në këto takime, duke filluar nga demokratët e Shkodrës, u them që Derrin maç do keni”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shit-blerja e votave/ Këllçi: Ja kompania që shpërndan ushqime për fushatën e PS

Publikuar

-

Nga

“Tallen me qytetarët për rindërtimin e shtëpive”/ Këlliçi sfidon publikisht bashkinë

Kandidati për demokrat i Partisë socialiste, Belind Këlliçi, ka denoncuar një kompani që sipas tij shpërndan ushqime për fushatën e Partisë Socialiste.

Më tej, në një postim në rrjetet sociale Këlliçi ka treguar kompaninë që shpërndan ushqime në këmbim të kontratave nga Rilindja.

“Politika e barkut bosh! Shpigel Glass, kompania që po shpërndan ushqime për fushatën e PS, në këmbim të kontratave nga Rilindja. Me një dorë të japin kafshatën e mjerimit, me tjetrën të vjedhin të ardhmen.”, shkruan Këllici./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“I duket rruga fushë me lule”/ Rama ‘thumba’ Bashës nga Gjirokastra: Vetëm mund ta bëjmë këtë vend

Publikuar

-

Nga

“Vetëm mund ta bëjmë këtë vend”/ Rama ‘thumba’ Bashës nga Gjirokastra: I duket rruga fushë me lule

Kryeministri Eda Rama, nuk i ka ndalur sulmet ndaj kreut të PD sot në Gjirokastuar, ku është ndalur në kuadër të fushatës elektorale.

Rama tha se Basha u tha shqiptarëve që hajdeni në rrugën e shkurtër se është fushë me lule dhe i hodhi në greminë.

Ai bëri thirrje që të votojnë për PS, pasi sipas tij, ata janë të vetmit që mund ta bëjnë Shqipërinë.

Sot në të gjitha familjet, që ka nisur lehtësimi i virusit, sot janë mbi 300 mijë të vaksinuar. Rreziku i jetës nuk është më i pranishëm. Shqetësimi më i kuptushëm i jetës është larguar dhe është e nesërmja dhe mirëqenia.

Sot ka më shumë arsye se ky vend jo vetëm bëhet, por do ta bëjmë ne që jemi këtu dhe ata që po na ndjekin tani.

Ai zëri i brendshëm që e ka çdo njeri që i thotë ulu kur vjen lodhja, që i thotë ndalo kur e ndjen se po i merret fryma, është një zë që shqiptarët e kanë dhe që në momente të ndryshme merr formën e disave dhe u del përpara cdo kujt.

U ka dalë në formën e Haxhi Qamilit që në moment stresi u tha shqiptarëve që hajdeni në rrugën e shkurtër se është fushë me lule, ku i hodhi në greminë dhe iu desh shumë e shumë vite për tu ngritur.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE