Denoncim
A do e tregojë Ben Blushi ortakërinë e tij me inceneratorët

Top Channel ka paralajmëruar një publikim, reklamim, gjojan investigim në lidhje me çështjen e inceneratorëve në Shqipëri duke tentuar ta bëjë gjithnjë e më shumë politike, duke akuzuar dhe duke përdorur ç’ të mundë në mbrojtje të kësaj çështje.
Ky është rasti i parë, ndoshta në botë ku një televizion vihet 100% në shërbim të një koncesioni që paguhet nga taksat e qytetarëve, një koncesion i shumë akuzuar ku 128 milionë euro do të shkojnë për kompani të fshehura nëpër guacka hollandeze. Ndërkohë që janë po të njëjtët persona që kanë marrë edhe inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit me disa gara të thjeshta formale pa eksperienca dhe krejtësisht klienteliste.
Gjithçka duket e qartë, Ben Blushi ka përgatitur strategjinë e tij për të dalë në mbrojtje të inceneratorëve ku edhe është ortak. Ashtu sikundër, ortakëri me inceneratorët, pra me pronarët e tyre është edhe Vjollca Hoxha, një nga aksioneret e Top Channel. Pra, Ben Blushi aksioner dhe ortak me inceneratorët tek kompania EM Capital Group në Bullgari dhe kjo e fundit kompania EM Capital Group është ortake me Vjollca Hoxhën tek Valtelino Caffe, pra tek Lori Caffe.
Por, s po ndodh asgjë për tu çuditur! Vjollca Hoxha dhe Ben Blushi kanë marrë në mbrojtje publike ortakun e tyre që ai të vazhdojë i qetë të marrë miliona dollarë nga taksat e shqiptarëve dhe me këto miliona dollarë të paguajë reklama dhe emisione në Top Channel./CNA.al


Zbulohen dokumentet që “fundosin” Ben Blushin/ Ortak me pronarët e inceneratorëve
Investigimi i CNA.al zbulon skandalin/ Skema e plotë e lidhjeve qeveri-media-oligarkë
Dosja e inceneratorëve/ A do të hetojë SPAK edhe bashkëshorten e Ben Blushit?
Denoncimet e CNA.al/ SPAK merr në hetim ortakët e Ben Blushit dhe Vjollca Hoxhës
Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”
Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel
Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin
Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”
Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin