Connect with Us

Konçensionet korruptive që po “djegin” prokuroren/ Lidhjet e Mirel Mërtirit me organin e akuzës

Vetingu

Konçensionet korruptive që po “djegin” prokuroren/ Lidhjet e Mirel Mërtirit me organin e akuzës

Publikuar

-

The corrupt concessions that are disqualifying the prosecutor/Mirel Mërtiri connections with the prosecution

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit që prej viti po heton prokuroren e Tiranës, Mariola Mërtiri, në të tria kriteret, atë të pasurisë, të profesionalizmit dhe pastërtisë së figurës.

Kujotjmë se prokurorja Mërtiri në Prill të vitit 2018 u përzgjodh në Task Forcën Speciale “Forca e Ligjit”, krijuar mbi bazën e marrëveshjes Arta Marku-Fatmir Xhafaj, përkatësisht Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme dhe Ministri i Brendshëm.

Thënë më qartë Mërtiri duhej të pëballej me krimin e organizuar dhe korrupsionin apo vepra të tjera të rënda penale. Por, prokurorja Mërtiri dyshohet se nuk e ka fuqinë të përballet me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Krahët e saj dyshohet se i “pret” kunati, (Klodian) Mirel Mërtiri, njeriu më i lakuar nga mediat dhe opozita për koncensione korruptive dhe njëriu më i paprekur nga drejtësia.
Ndërkohë prokurorja Mirela Mërtiri dyshohet se e ka karrierën në rrezik nga Vettingu, jo vetëm për shkak të lidhjeve familjare që ka me Mirel Mërtirin, por për shkak se ka marrë para nga ai në formën e dhuratës.

Në vitin 2011, kohë kur Mariola Mërtiri punonte si prokurore në Gjirokastër, ka blerë një apartament me sipërfaqe 95 m2, me vlerë 4 500 000 lekë.

Për këtë pronë, prokurorja deklaron s eka paguar këstin e parë prej 2 260 000 lekë me datë 24.06.2011, nga të cilat 1 000 000 lekë ose 10 milion lekë të vjetra i janë dhuruar bashkëshortit nga vëllai i tij Mirel Mërtiri dhe 1 260 000 ose 12 milion e 600 mijë lekë të vjetra, i janë dhuruar nga vjehrri Trifon Mërtiri.
Ndërsa këstin tjetër prej 2 240 000 prokurorja thotë se e ka marrë kredi.

Procesi i Vettingut që kur ka filluar e deri më tani i kanë vënë në dyshim dhuratat prej miliona euro dhënë prokurorëve e gjyqtarëve nga të afërmit. Ose janë konsideruar para të fituara nëpërmet korrupsionit nga vetë subjektet deklaruese, ose është konsideruar pastrim parash nga ana e dhuruesve.

LEXO EDHE:  “Boll me fyerje dhe sulme ordinere”/Basha ultimatum qeverisë: Anulloni menjëherë koncesionet!

A është ky rasti i Mirel Mërtirit, i cili rezulton ti ketë dhënë dhuratë prokurores Mariola Mërtiri dhe bashkëshortit të saj 10 milion lekë të vjetra?

Vettingu, duhet ta sqarojë dhe të hedhë dritë sa më parë në këtë çështje, si për të sqaruar pozicionin e prokurores, ashtu edhe për të sqaruar burimin e 10 milionëshit të Mirel Mërtirit.
Ky i fundit tashmë njihet si një njeriu i koncensioneve me lidhje në prokurori. Lidhjet i ka konfirmuar edhe vetë prokurorja Mariola Mërtiri në deklaratën e pasurisë.
Akuzat që vënë nën dyshim Mirel Mërtirin

Në Qershor të këtij, CNA.al, por edhe media të tjera në vend, bënë publike materiale, duke iu referuar raportimeve të mediave në Zimbabve për një skandal me një tender 60 milion dollarësh.
Më herët, Mirel Mërtiri ka qenë në shënjestër të akuzave lidhje me koncensionet korruptive të inceneratorëve.

Opozita ka zier dhe ka denoncuar me baza ditore, korrupsionin me koncensionet për inceneratorët por edhe mediat nuk kanë heshtur. CNA.al ka sjellë investigime ekskluzive për skandalet me inceneratorët.
Korrupsioni dyshohet se ka filluar me inceneratorin e Elbasanit, ku Stela Gugallja e cila është bashkëshortja e Mirel Mërtirit, rezulton aksionere. Pasi, me një kompani të dalë nga hiçi është marrë inceneratori me një kontratë 22 milion euro nga qeveria shqiptare.

Stela Gugallja, bashkëshortja e Mirel Mërtirit, në atë kohë 26-vjeçare, nuk ka pasur asnjë biznes tjetër dhe as ndonjë pasuri të madhe të deklaruar që të shkonte të merrte një koncesion 22 milion euro. Ndaj dyshohet se kjo është një skemë e madhe korrupsioni, ku pas saj fshihet Mirel Mërtiri dhe të tjerë.

(LEXO KËTU) https://www.cna.al/2020/04/07/dokumentet-ekskluzive-skandali-me-tenderin-e-inceneratorit-kompania-fituese-pa-asnje-aktivitet-biznesi-shkeljet-proceduriale/

E njëjta skemë përdoret më pas në Fier, (LEXO KËTU) https://www.cna.al/2020/06/22/kush-eshte-mirel-mertiri-njeriu-i-inceneratoreve-ortaku-i-ben-blushit-i-denuar-nga-gjykatat/

dhe e njëjta skemë po përdoret edhe në Tiranë. (LEXO KËTU)  https://www.cna.al/2020/04/13/dokumentet-ekskluzive-si-u-garantuan-128-milion-euro-skema-korruptive-e-inceneratorit-te-tiranes-emrat-dhe-kompanite-e-perfshira/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Tensione në KPK/ Prokurori rebelohet, ndjek nga pas Komisionerët e Vettingut

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kuliafikimit ka shkarkuar sot nga detyra prokurorin e Beratit Tasim Puci, pasi e ka gjetur me shkelje në të tria kriteret.

Por, pas dhënies së vendimit ka reaaguar ashpër prokurori Puci. Sipas Birn, situata është tensionuar, pas shpalljes së vendimit të shkarkimit të tij nga detyra. Prokurori Puci,ka ndjekur anëtarët e trupës gjykuese teksa dilnin nga salla, duke i pyetur dy herë radhazi “Ku do më çoni tani”?

Situata është qetësuar me ndërhyrjen e forcave të sigurisë.

“Jam pa shtëpi e katandi,” ka thënë prokurori i saposhkarkuar përpara se të largohej nga salla.
Procesi i vetingut për prokurorin e Prokurorisë së Beratit, Tasim Puci u krye nga trupa e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Suela Zhegu dhe anëtare Genta Tafa Bungo. Sipas relatimit, ai u gjet me probleme në të tre kriteret e rivlerësimit.

LEXO EDHE:  Zhvatjet e institucioneve/ Ministria e Drejtësisë në funksion të studios ligjore të zëvendës-ministrit?

LEXO EDHE:  Gjyqtarë dhe prokurorë me para në kompani offshore/ Zbulohen depozitat e fshehura bankare

Gjatë seancës dëgjimore, prokurori Puçi u pyet në lidhje me një kontratë noteriale në të cilën ai rezultonte pronar i një apartamenti, të cilin ia kalonte vjehrrit dhe disa shkëmbime financiare me këtë të fundit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vettingu/ KPK “i pret kokën” prokurorit që shkonte i dehur në seancë

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kulifikimit ka shkarkuar nga detyra, prokurorin e Beratit, Tasim Pucci për shkak të problemeve me pasurinë.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave kishte sjellë në KPK një raport negativ për Pucin. Sipas këtij raporti Puci kishte bërë fshehje pasurie, nuk kishte burime të ligjshme dhe kishte deklarime të pasaktë e të rremë të pasurisë.

Puci e ka ushtruar profesionin e prokurorit që nga viti 2003, në Skrapar. Në kuadër të procesit të Vettingut, KLP ka analizuar tre dosjet e zgjedhura nga prokurori dhe pesë dosjet e zgjedhura me short dhe ka marrë parasysh të gjithë ankesat dhe vërejtjet për këtë prokuror, ndërsa ka shqyrtuar aftësitë profesionale.

Kujtojmë se prokurori Tasim Buci, më herët është ndëshkuar me “vërejtje” nga KLP. Siç ka raportuar e përditshmja “Panorama”, ai është akuzuar se ka shkuar në gjendje të dehur në një gjyq të zhvilluar në Berat, ndërsa në Tiranë në një proces të ndjekur prej tij, prokurori nuk ka respektuar solemnitetin në paraqitjen fizike të veshjes.

Gjithashtu prokurori Tasim Puci është denoncuar në vitin 2016 nga emisioni investigativ “Stop”, me argumentin se në bashkëpunim me gjykatën iu kishin dhënë lirinë, dy shtetasve të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike. Dy shtetasit rezultonin të ishin të afërm të kryebashkiakut të Poliçanit, përkatësishtë vëllai dhe kunati./CNA.al

Skandalet e drejtësisë në Vetting/ Prokurori i dehur në seancë dhe me veshje joetike

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Mbeti jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vjet/ KPA “rrëzoi” bashkëshorten e Denar Bibës

Publikuar

-

Nga

Mbeti jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vjet/ KPA "rrëzon" bashkëshorten e Denar Bibës

Nga Edmond Hoxhaj*

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i ka rrëzuar si të pabazuar pretendimet e ish-këshilltares ligjore pranë Gjykatës së Lartë, Elona Kana, për të cilën Komisioni vendosi më 3 shkurt 2020 të ndërpresë procesin e rivlerësimit dhe i hoqi të drejtën për t’u emëruar në institucionet e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.

Kana pretendonte në ankim se ishte larguar nga Shkolla e Magjistraturës dhe nuk kishte dhënë dorëheqje sipas nenit G të Kushtetutës. Sipas saj për këtë rast kishte boshllëk ligjorë dhe KPK nuk do duhej të dilte me vendim.

Trupi gjykues i KPA, i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Ardian Hajdari, i kujton Kanës në vendimin e zbardhur se vendi në Shkollën e Magjistraturës e kishte marrë si këshilltare ligjore e Gjykatës së Lartë.

Përkundër pretendimit të saj se kishte boshllëk, ishte parashikuar shprehimisht në ligj se për këshilltarët që nuk e kalonin procesin, ndërpritej edhe mundësia e vijimit të Shkollës së Magjistraturës.

Elona Kana, në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ka ushtruar detyrën e këshilltares ligjore në Gjykatën e Lartë.

Në maj të 2018-ës, ajo iu nënshtrua testimit për vlerësimin e aftësive profesionale për subjektet e rivlerësimit ex officio, të zhvilluar nga Shkolla e Magjistraturës. Pas kalimit me sukses të testimit, Kana zgjodhi të ndjekë programin e formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës, në profilin “gjyqtar”.

Pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi përfundimin e hetimit administrativ për të tria kriteret e vlerësimit për Kanën, e ftoi atë në seancë dëgjimore.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar më 2 tetor 2019, Elona Kana kërkoi përjashtimin e relatores së çështjes, Xhensila Pine, kërkesë që u rrëzua si e pabazuar në ligj e prova nga një trupë tjetër gjyqësore e KPK.

Kana ngriti dyshime për ndikim politik të Pines në qëndrimin ndaj saj, duke u shprehur se relatorja e çështjes ishte zgjedhur nga Partia Demokratike. Ajo e lidhi ndikimin politik me funksionin e bashkëshortit të saj, Denar Biba si nënkryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Gjithashtu, Kana e mbështeti kërkesën edhe me ndjesinë e saj se nuk ishin marrë parasysh provat dhe dokumentet e dorëzuara në lidhje me udhëtimet e punës, si dhe të ardhurat.

Pak ditë pas seancës dëgjimore, subjekti i rivlerësimit i paraqiti Këshillit Drejtues dhe Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës dorëheqjen me shkrim nga vazhdimi i mëtejshëm i procesit akademik, duke vënë në dijeni edhe Komisionin për këtë veprim të sajin.

KPK riçeli hetimin për verifikimin e dorëheqjes duke e thirrur sërish Kanën në seancë dëgjimore më 30 janar 2020, për t’u dëgjuar. Pasi subjekti zgjodhi të mos ishte e pranishme, Komisioni e zhvilloi seancën dëgjimore në mungesë të saj dhe vendosi të ndërpresë procesin e rivlerësimit kalimtar dhe t’i heqi të drejtën për emërimin e saj në pozicione të caktuara në institucionet e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.

Në ankim, Kana pretendon se vendimi i Komisionit është i paligjshëm dhe i paarsyetuar dhe se vjen në kundërshtim me parimet e përgjithshme të të drejtave dhe lirive të parashikuara nga Kushtetuta dhe nga KEDNj-ja.

Ajo e konsideron të gabuar zbatimin në rastin e saj, të pikës 2 të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, që parashikon sanksionin për ndalimin e emërimit në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare, kur subjekti i rivlerësimit dorëhiqet.

Subjekti i rivlerësimit, pretendon se Komisioni gjendej përpara një boshllëku ligjor dhe se ishte në pamundësi për të dhënë vendim përfundimtar, pasi në momentin e dorëheqjes, ajo ka qenë studente e Shkollës së Magjistraturës dhe nuk gëzonte asnjë status tjetër në kuptim të legjislacionit.

Kana argumenton se nuk ka dhënë dorëheqjen nga detyra e ndihmëses ligjore në Gjykatën e Lartë në kuptim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, ku parashikohet sanksioni që i heq subjektit të rivlerësimit të drejtën e emërimit në institucionet e drejtësisë. Ajo thekson se është larguar nga detyra në zbatim të nenit 165 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ku parashikohen dispozitat kalimtare për ndihmësit ligjorë.

Kana pretendon se, në rastin e saj, as Kushtetuta dhe as legjislacioni nuk ka parashikuar se çfarë vendimi do të duhet të marrin institucionet e rivlerësimit për ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Lartë, apo për subjekte të tjera që vazhdojnë Shkollën e Magjistraturës, kur dorëheqjen nga detyra për shkak të së cilës u bënë subjekte rivlerësimit. Sipas saj, Komisioni e kishte të pamundur për të dhënë vendim pasi ajo nuk gëzonte asnjë status pas dorëheqjes së dhënë.

Pasi analizon procedurën e ndjekur në Komsion për rivlerësimin e Kanës, Kolegji sjell në vëmendje se ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Lartë përfshihen në kategorinë e subjekteve që i nënshtrohen procesit të rivlerësimit ex officio, në vijim të parashikimeve kushtetutese dhe ligjore, ashtu si gjyqtarët dhe prokurorët.

LEXO EDHE:  Pastronin paratë në një pulari në Shkodër/ SPAK konfiskon pasurinë e dy subjekteve të OFL

LEXO EDHE:  Zbardhen milionat e Bujar Nishanit, Visho Likës dhe Adriatik Llallës, Presidenti kredi për shtëpi dhe rritje llogarish

Në mënyrë të shprehur, ligjvënësi i ka kategorizuar ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Lartë si subjekte të rivlerësimit”, vëren Kolegji.

Trupi gjykues i KPA, argumenton se subjektet e rivlerësimit ex officio, ndër të cilat edhe Kana, përfituan lehtësira ligjore për të ndjekur programin e trajnimit dyvjeçar në Shkollën e Magjistraturës.

Ndryshe nga procedura e zakonshme e programit trevjeçar që ndjek Shkolla e Magjistraturës për studentët që vijnë nga jashtë sistemit, për këshilltarët dhe ndihmësit ligjorë është përcaktuar të jetë dy vjet. Këto subjekte rivlerësimi, nuk përfitojnë bursë sikurse ndodh në rekrutimet e zakonshme, por marrin pagë barabartë me atë të pozicionit të tyre respektiv.

Ligji nr. 96/2016, në nenin 165 nuk parashikon humbjen e cilësisë së subjektit të rivlerësimit ex officio për shkak të ndjekjes së programit të formimit profesional në Shkollën e Magjistraturës, përkundrazi. Gjuha dhe fryma e dispozitave që rregullojnë procesin e rivlerësimit, dhe sidomos neni 165, pika 8 e ligjit nr. 96/2016, përcaktojnë që moskalimi me sukses i procesit të rivlerësimit përbën shkak për ndërprerjen e programit akademik në Shkollën e Magjistraturës”, evidentohet në vendim.

Trupi gjykues vëren se, përkundër nga çfarë pretendon Kana, gjatë procesit të rivlerësimit nuk ka paraqitur në asnjë moment kërkesë ku të parashtrojë pretendimin se nuk duhej t’i nënshtrohej procesit të rivlerësimit, pasi nuk përfshihej më në kategorinë e subjekteve të rivlerësimit duke qenë se ishte studente pranë Shkollës së Magjistraturës.

Kolegji konstaton se akti i dorëheqjes nga Kana para vitit të dytë të programit të formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës ka ndodhur pas ndërprerjes së seancës dëgjimore, që është një fazë që i paraprin marrjes së vendimit nga ana e Komisionit.

Në rast se këto subjekte vendosin të mos i nënshtrohen këtij procesi, atëherë ata përjashtohen nga mundësia e emërimit në disa prej organeve të drejtësisë, për një periudhë 15-vjeçare, sipas përcaktimeve në pikën 2 të nenit G të Aneksit të Kushtetutës”, konstaton Kolegji.

KPA e quan të pabazuar edhe pretendimin tjetër të Kanës se, ndalimi për 15 vite cënon të drejtën kushtetuese për punë, si dhe është në kundërshtim me parimin e proporcionalitetit pasi KPK ka vendosur masë penalizuese të njëtrajtshme për cilindo subjekt kur ndërpritet procesi i rivlerësimit, pa marrë parasysh specifikat rast pas rasti.

Kana ankohet edhe mbi formulimin e nenit G të Aneksit të Kushtetutës, duke pretenduar se bie ndesh me parimet e shtetit të së drejtës pasi parashikon një dënim fiks, shumë herë më të rëndë se dënimi penal dhe se në mënyrë jo proporcionale vendos trajtim të barabartë për subjekte krejtësisht të pabarabarta.

Kolegji thekson se kushtetutshmëria e parimeve mbi të cilat është bazuar procesi i rivlerësimit, nuk është objekt diskutimi i kësaj çështjeje. Në vijim, duke ju referuar edhe jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, trupi gjykues vlerëson se parashikimi i nenit G të Aneksit të Kushtetutës është i qartë në frymën dhe gjuhën e tij, ku parashikohet se dhënia e dorëheqjes sjell ndërprerjen e procesit të rivlerësimit dhe sanksionon ndalimin prej 15 vitesh për të kryer detyra të caktuara në sistemin e drejtësisë.

Trupi gjykues i KPA vëren se në dritën e qëllimit për të cilin është ngritur sistemi i rivlerësimit, ndalimi i ushtrimit të detyrave në sistemin e drejtësisë për 15 vjet, nuk është disproporcional, për sa kohë shteti legjitimohet të sanksionojë ndalime të caktuara në fusha të caktuara të funksioneve publike.

Në vendim thuhet se pretendimi i subjektit bie ndesh edhe me kriteret e përcaktuara nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, GjEDNj-ja dhe sillet në vëmendje çështja “Niadin kundër Rumanisë”.

Gjykata vëren se shteti nuk ka vendosur ndalime mbi punësimin e ardhshëm të kërkuesit”, citohet argumenti i GjEDNj në vendimin e KPA.

Më tej, trupi gjykues i Kolegjit vëren se nga ana e Komisionit rezulton të jenë respektuar parimet e procesit të rregullt ligjor, duke i dhënë mundësinë subjektit të rivlerësimit për të ushtruar të drejtat bazuar në parimin e kontradiktorialitetit, për t’u dëgjuar dhe për t’u mbrojtur, përpara marrjes së vendimit.

KPA lë në fuqi vendimin e KPK/ Bashkëshortja e Denar Bibës ngelet jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vjet

LEXO TE PLOTE