Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Enxhel Paja është një djalë jetim nga Belshi, i cili për t?u kujdesur për katër motrat dhe vëllezërit e tjerë u detyrua të lërë shkollën e të punojë për të fituar të ardhura për familjen.
Para pandemisë ai sapo kishte nisur punë në një subjekt, që tregton ushqime të shpejta që ndodhet tek ?Vasil Shanto? në Tiranë. Si shumë punonjës të tjerë, atij i takonte paga e luftës. 40 mijë lekë të reja, për të cilat ka që në muajin mars që sorollatet dhe nuk po i tërheq dot. Pas disa ankesave në rrjetet sociale, në faqen e Ministrisë së Financave, nga Drejtoria e Tatimeve ju vu në dispozicion një numër llogarie në një banke të nivelit të dytë. Dhe në një nga përgjigjet citojnë se paga është kaluar në llogari dhe rezulton e tërhequr.
Kur pyet në bankë për numrin e llogarisë i thonë se nuk gjendet dhe nuk është në emër të tij. I gjendur në këto kushte ai u ankuar pranë Fiksit me shpresën për të marrë zgjidhje. Bashkë me Enxhel Pajën, gazetarët e Fiksit ju drejtuan Ministrisë së Financave e cila pasi komunikoi me Drejtorinë e Tatimeve, ktheu një përgjigje. Në këtë përgjigje thuhet se:
?Me angazhimin maksimal që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka menaxhuar të gjithë procesin e shpërndarjes si dhe ka trajtuar çdo rast lidhur me pagat e luftës, lidhur me rastin e referuar nga ana e Fiks Fare informojmë se për individin Enxhel Paja ka aplikuar tatimpaguesi si punonjës i larguar nga puna përfitues në masën 2 paketa, ku janë vetdeklaruar dhe të dhënat bankare.
Pas eksportimit të listës në sistem dhe verifikimeve përkatëse të kryera nga ana e grupit të punës në lidhje me plotësimin e kritereve si përfitues, ështeë dërguar për pagesë pranë Drejtorisë se Buxhetit dhe Financës në datën 05.06.2020.
Kalimi i shumës së përfituar prej 40 mijë lekësh është kryer në të dhënat bankare iban dhe emër banke të vetdeklaruara gjatë aplikimit.
Gjendur në këtë situatë, është jashtë çdo kompetence ligjore të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të ndërhyjë në marrëdhënien mes punëdhënësit dhe punëmarrësit.? Një tjetër burim i besueshëm brenda drejtorisë së tatimeve i konfirmoi gazetarëve të Fiksit se paga e luftës i është kaluar punëmarrësit, pronarit të subjektit zotit Alket Lamaj.
Pas kësaj përgjigjeje, djali, vajti të ballafaqohej me ekonomistin , por ky i fundit e kishte të pamundur ta takonte, ndaj ai u sqarua me menaxherin dhe përfaqësuesin e subjektit Fatbardh Kasapin. Përfaqësuesi i subjektit, me brutalitet dhe ofendime e largoi ish punonjësin duke i thënë se nuk i takon atij t?i kërkoj llogari ekonomistit, pasi është ai që e paguan. ?Mua s?më ka kaluar për vete paga, dashke ti. Ti me që i ke hyrë kësaj pune, po i more, merr edhe pagën time se do t?i jap gjysmat ty.? Pronari i këtij subjekti, ndodhet prej më shumë se dy vitesh jashtë vendit. Përgjegjës për subjektin dhe përfaqësues ligjor është Fatbardh Kasapi.
Fiks Fare komunikoi në telefon me ekonomistin e subjektit i cili na tha se kalimi i pagës tek pronari në këtë rast është i pamundur, pasi ai ka deklaruar numra të ndryshëm llogarie për secilin punonjës.
Vetëm pak orë më vonë, ekonomisti i vuri Fiksit në dizpozicion të gjitha shkresat dhe numrat e llogarive të dhënë për secilin punonjës. Vetdeklarime të kryera disa herë dhe shkresa të përsëritura tatimeve. Por pavarësisht të gjitha këtyre përpjekjeve dhe përgjigjeve, Enxhel Pajës ende nuk i është dhënë paga e luftës. Një gjë është e sigurt, paga ka kaluar në llogari, tani i mbetet subjektit të bëjë dorëzimin.
Një fqinje është bërë problematike prej disa vitesh për fami...
Në shkurt të vitit 2019, Fiks Fare, vëzhgoi disa ura në të g...
Një ditë më parë emisioni Stop në Tv Klan publikoi mesazhet ...
Në afërsi të qytetit të Shkodrës ndodhet fshati Bërdicë e Si...
Sanitarja Tire Alldërvishi që pretendonte se ishte infermier...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e qyte...
Në Fiks Fare u ankua Adrijan Bërdufi nga fshati Gjinar i El...
Dy kushërinj janë mashtruar nga Verjana Gega e “Perla Agency...
Ervin Telo zotëron një diplomë në ciklin e studimeve “Master...
Emisioni “Stop” shkoi në Divjakë këtë të mërkurë, pasi Loni ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e të mërkurës një çudi në Shkodë...
Materniteti i Burrelit prej një muaji është pa mjek gjinekol...
Në Fiks Fare mbërriti një denoncim i veçantë nga një djalë 9...
Emisioni “Stop” mbrëmjen e së premtes ka trajtuar një rast m...
Nxënësit marrin rezistenca me vete edhe pse shkolla e tyre ë...
Emisioni “Stop” ka publikuar sot historinë e Hysen Ajasllari...
Sot në emisionin “Stop” është publikuar historia e një të mo...
Pas sanitares Tire Alldervishi që punonte në spitalin Covid ...
Fiks Fare denoncoi një skandal në shëndetësi, ku një viktime...
Sonte emisioni “Stop” trajton sonte një tjetër skandal në si...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...