Connect with Us

Pyetjet që inceneratori i Elbasanit nuk i djeg dot

Politikë

Pyetjet që inceneratori i Elbasanit nuk i djeg dot

Publikuar

-

Inceneratori i Elbasanit duket se ka futur në hall të madh qeverinë dhe vetë kryeministrin Rama.

Kjo jo vetëm për procedurën e zbatuar, por edhe vetë shifrat e investimeve dhe gjithçka po ndodh këto ditë pas denoncimeve të opozitës ku po dalin me dhjetra pyetje e fakte nga gazetarët.

Po marrim në analizë dhe po bëjmë disa pyetje vetëm për Elbasanin, sepse aty në fakt ekziston një i quajtur incinerator, ndërsa në Fier dhe Tiranë, ato janë me ndërmend. Ose në projektet 3D të Edi Ramës sepse fizikisht inceneratorë nuk ka.

Pyetja e parë ka qenë pse inceneratori nuk po merrej në dorëzim nga Bashkia e Elbasanit, për këtë u gjet shpjegimi se do të kryhet vitin tjetër. Pse qeveria duhet të paguajë privatin edhe një vit kur gjithçka është gati?

Më tej qeveria deklaroi se inceneratori ka prodhuar energji që në vitin 2017 dhe dhe e hedh në rrjet por nuk ka çmim të shpallur nga ERE. Si e mer energjinë qeveria kur ska çmim? Çfarë ligji është shpikur që shteti merr nga private diçka pa çmim sot se me kësmet e paguan nesër?

Një tjetër detaj është fakti se kryeministri Rama tha se energji prodhohej nga 2017-ta, ndërsa burime zyrtare nga OSHEE lokale i thanë CNA.al se matësi i treguar nga kryeministri në emision ka 20 muaj që është montuar. Ku e çoi energjinë e prodhuar në 2017 inceneratori? Sepse 20 muaj nga muaji tetor 2020 del që matësi të jetë montuar rreth shkurtit të 2019. Tani 20 muaj apo 3 vite?

Më tej lindin pyetje pas qëndrimeve që deklarojnë punonjësit e inceneratorit. Thanë se ai do 100 deri 120 ton mbetje për të funksionuar në kapacitetet e tij. Sa është sasia e energjisë që prodhohet nga kjo sasi mbetejesh që digjen çdo ditë siç pretendohet. Kjo shifër nxjerr zbuluar serish gënjeshtren e sasisë të energjisë që Edi Rama reklamoi në emision.

Inceneratori sipas vetë deklarimeve publike duhet të prodhoje dhe avull për ngrohje dhe nevoja të tjera për Elbasanin. Ku e çon avullin ky inceneratori modern se ende nuk ka asnjë të dhënë publike as nga bashkia dhe as nga qeveria se po ngrohet ndonjë shkollë apo institucion publik. Apo avullin e futin në bote dhe e çojnë në Surrel?

Këtu po përjashtojmë edhe gënjeshtrën publike që qeveria po paguan vetëm 29 euro për ton si kosto për djegien e mbetjeve se në fakt qeveria ka firmosur kontrata që këto inceneratorë të ndërtoheshin nga private e më pas ti kalonin shtetit, kur në fakt qeveria shqiptare pas disa muajsh ka filluar të paguajë shuma të mëdha nga taksat e shqiptarëve.

LEXO EDHE:  “Ç'a është ky shejtan, mor aman?!”/ Ish-ministri “shpërthen” kundër Ramës

Skema merr kontratë nga qeveria edhe pse ske asnjë lekë ta ndërtosh vetë, kontratën siguroje dhe merr kredi në një bankë të nivelit të dytë, dhe më pas paguaji interesat me lëkët që sërish ti jep qeveria, tashmë është e qartë për të gjithë.

Pa pyetur më shumë pse u përzgjodh kompania e bashkëjetueses të Mirel Mërtirit?

Pse pikërisht kjo kompani?

Çfarë janë kompanitë e tjera ku ai është administrator dhe Stela Gugallja është në ortakëri me Ernesto Granelin?

Cilat janë punët e kryera më parë? Eskperienca?

A përputhet inceneratori i ndërtuar me atë që është deklaruar në kontratë? Cila është vjetërsia e tij?

Cilat janë standartet mjedisore etj etj etj?

Qindra pyetje të cilat nuk kalohen as me kapsulim, as me foto e as me propagandë politike apo mediatike nga televizionet dhe portalet e paguara nga plehrat që pretendohet që digjen.

Qartësisht duket se inceneratorët ditët e fundit po djegin Rilindjen dhe kryeministrin më shumë se çdo skandal tjetër në këto 7 vite në pushtet./CNA.al

Shënim/ Disa pyetje për bashkinë e Elbasanit që nuk ka marrë ende çelsat e inceneratorit

Skema korruptive e koncesionit të inceneratorit të Elbasanit/ Si u gllabëruan miliona euro

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dezertimet nga LSI/ Pendavinji: PS është e hapur për të gjithë

Publikuar

-

Nga

Dezertimet nga LSI/ Pendavinji: PS është e hapur për të gjithë

Lëvizja Socialiste për Integrim çdo ditë e më shumë po vjen drejt degradimit dhe anëtarët e saj po i bashkohen Partisë Socialiste. Largimi i radhës ka ndodhur në Korçë pak ditë më parë, gjatë vizitës, së kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.

Një nga aktivistet kryesore dhe drejtuese lokale e LSI në Korçë, Jeta Gjoni, ka braktisur Kryemadhin për t’u bërë pjesë e Partisë Socialiste.

Në një intervistë për CNA.al, kandidati i tretë në listën e Korçës  Ilirjan Pendavinji i pyetur nëse LSI po shkon drejt shkrirjes u shpreh se PS është një parti e hapur për të gjithë ata që e duan Shqipërinë.

Hapja e Partisë Socialiste është një procesi vizionar, që i shërben Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Jo më larg se sa para 1 javë në Partinë Socialiste të bashkisë Maliq, tek Pylli i Fazanëve në një nga perlat e bashkisë Maliq, janë shpërndarë 100 karta anëtarësie, të cilat janë dëshmi e pastër e ftesës, që ne i bëjmë jo vetëm miqve tanë nga partitë e tjera, por edhe të rinjve, grave dhe vajzave si dhe të gjithë profesionistëve të rinj dhe të vjetër që e duan Shqipërinë”, tha Pendavinji.

LEXO EDHE:  Rifillimi i shkollës/ Basha thirrje të forta qeverisë: Koha nuk pret

LEXO EDHE:  Foto-“Po ik ore, ik se më plase”/ Rrjeti ironizon situatën politike

Sa i takon fenomentit të shit-blerjes së votës, kandidati i PS shtoi se në qarkun e Korçës një gjë e tillë nuk ekziston.

Personalisht mendoj që shitblerja e votës është një fenomen negativ i të shkuarës në qarkun Korçë. Në raste të rralla mund të ekzistojë ende, por asnjëherë një fenomen i jetësuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë”, u shpreh ai.

Ilirjan Pendavinji, në fund u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për të ardhmen e vendit dhe numrin 12.

Mesazhi im për qytetarët përkon me një apel për të ardhmen.

“Votoni për veten, për stabilitetin e jetës tuaj, për Shqipërinë dhe të ardhmen, votoni për PS, Nr. 12”!

ShqipëriaeArdhmjaJonë

ShqipëriaNukNdalet

SkaKohëPërPushim”, u shpreh Ilirjan Pendavinji për CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ilir poshtë, Saliu lart”/ Rama ironizon fushatën e PD dhe LSI

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi elektoral në Gjirokastër ka treguar një bashkëbisedim me një fallxhore, para zgjedhjeve të 25 prillit, ku ka komentuar edhe me ironi numat përkatës të LSI dhe PD-së, në fletën e votimit.

Sipas Ramës numri 69 është numri i djallit. Më tej, kryeministri shprehet se kush voton këto numra derrin maç kanë ku ish-kryeministri Sali Berisha është lart dhe Presidenti Iliri Meta është poshtë.

“Më tha fallxhorja ca bën, si do ndash Lulin, po i thua ‘ndahu. Ndalu’, po ia ke parë numrat dhe më dha letrën, më tha 6, jo më tha është 9, po ky, edhe prandaj tha unë të kuptoj, s’ke faj. Dhe prandaj ngaqë nuk i ka dhënë dum kësaj pune, njerëzimi ka rënë dakord, që ky është numri i djallit, 69. Vajte te 6, 9 ke, vajte te 9, 6 ke.

More 69 të mori djalli. Jam i bindur dhe jam i sigurt që ju qe jeni aty, keni ardhur nga Kuçi dhe ju dua shumë, e si pse, se i bini shkurt, i këpusni 12 dhe mirupafshim. Më tha dëgjo, e bukur kjo si lojë, por ua bëra se nuk është lojë fjalës, po ç’lidhje ka shorti.

Dhe më tha, nuk është as 6 dhe as 9, po Derri maç, Ilir poshtë, Saliu lart, Saliu poshtë, Ilir lart. Presidenti thotë, tjetri thotë doktori. Kush voton 6 dhe 9, derrin maç ka. Ato që na ndjekin, u bëj thirrje që në këto kushte të jenë prezent në këto takime, duke filluar nga demokratët e Shkodrës, u them që Derrin maç do keni”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shit-blerja e votave/ Këllçi: Ja kompania që shpërndan ushqime për fushatën e PS

Publikuar

-

Nga

“Tallen me qytetarët për rindërtimin e shtëpive”/ Këlliçi sfidon publikisht bashkinë

Kandidati për demokrat i Partisë socialiste, Belind Këlliçi, ka denoncuar një kompani që sipas tij shpërndan ushqime për fushatën e Partisë Socialiste.

Më tej, në një postim në rrjetet sociale Këlliçi ka treguar kompaninë që shpërndan ushqime në këmbim të kontratave nga Rilindja.

“Politika e barkut bosh! Shpigel Glass, kompania që po shpërndan ushqime për fushatën e PS, në këmbim të kontratave nga Rilindja. Me një dorë të japin kafshatën e mjerimit, me tjetrën të vjedhin të ardhmen.”, shkruan Këllici./CNA.al

LEXO TE PLOTE