
Jep dorëheqjen kryetari i porsazgjedhur i Akademisë së Shkencave
Kryetari i porsazgjedhur i Akademisë së Shkencave Gudart Beq...
Emisioni investigativ ?BOOM? në Ora News solli mbrëmjen e sotme denoncimin e Burbuqe Elezaj, banore e fshatit Palikesht në qytetin e Beratit.
Tërmeti që ra në janar të vitit 2017 e la Burbuqen së bashku me djalin e saj në qiell të hapur pasi shtëpia iu shemb.
Emergjencat Civile të Bashkisë së Beratit i dhanë një çadër provizorisht derisa të miratohej.
Dëmshpërblimi për dëmtimet nga tërmeti, por edhe sot 10 muaj më pas kjo familje jeton në këtë çadër.
Është shumë i rëndë fakti që djali i zonjës Burbuqe para disa vitesh ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale sepse kishte një masë tumori në kokë, ndërkohë që aktualisht vuan me epilepsi.
Bashkia e Beratit ka akorduar fondin 19 milion lekë të vjetra. Një pjesë e kësaj shume, pra 2 milion lekë të vjetra i është dhënë nga kjo Bashki, ndërsa pjesa tjetër duhet të jepet nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile në Tiranë.
Ky institucion për mungese fondesh ende nuk i ka dhënë ndihmën financiare kësaj familje.
Denoncimi i kryefamiljares: 10 muaj në çadër me djalin e sëmurë
Burbuqe Elezaj: Kam 10 muaj këtu, që në 27 janar. Pas dy javëve më është dhënë kjo çadër nga Bashkia. Ra tërmeti në 27 janar, një lëkundje e tmerrshme, e paparë dhe më ka rrënuar shtëpinë dhe orenditë brenda.Ja tek jetoj me gjithë djalin tim, mirë për mua shteti nuk mendon po për djalin e sëmurë? Që kur ishte 2 vjeçe gjysmë i ra sëmundja, e kam operuar dhe kuruar, nuk kam lënë doktor. Djali vuan nga tumori në kokë, me epilepsi, me të meta mendore. Tre herë brenda në spital të burgut.
Gazetarja: Si ia bëni në një hapësirë kaq të vogël?
Burbuqe Elezaj: Çfarë do të bëj, ku do të shkoj unë?Ja si jetoj, një tub e mban, ra ajo iku dhe u shkreh (flet për çadrën).Kur sëmuret djali, që sëmuret dhjetë herë në natë.I bie sëmundja ditë dhe natë, i ikin sytë. Mbaj legenin aty që kryen nevojat personale se jemi njerëz. Unë e lidh atë se e ngre era, e prish, e shkatërron.
Gazetarja: Sa është caktuar fatura për dëmshpërblimin tuaj?
Burbuqe Elezaj: 19 milionë lekë të vjetra. Kemi marrë vetëm 2 milionë. I lutem kryeministrit, avokatit të popullit, kryetarit të bashkisë, drejtoreshës së Emergjencës, të gjithë institucioneve të Shqipërisë të ngrihen në këmbë dhe mua të më japing vlerën si më takon se kam një djalë të sëmurë.
Djali i sëmurë: Do i vë flakën çadrës, jam mërzitur këtu
Të jetosh 10 muaj në çadër në pritje për të marrë dëmshpërblimin që të takon kjo është absurde. Për më tepër si mundet që një i sëmurë me epilepsi të jetojë në çadër e cila është e izoluar dhe ku nuk ka mundësi për tu futur ajri? Nxehtësia në verë dhe i ftohti në dimër është i padurueshëm.
Djali i sëmurë: Jam mërzitur. Të më bëjnë shtëpinë, unë jam i sëmurë, babai më ka vdekur. Jam jetim. Kam problem nga i ftohti, më del gjumi shpesh.Ti vë flakën çadrës, jam mërzitur këtu, dua shtëpi tjetër. Kam nevojë për ndihmë.I lutem kryeministrit të bëjë shtëpinë, mami nuk punon dot është në pleqëri.
Këto fjalë janë apeli më i fortë për ndihmë nga të gjitha institucionet përkatëse që nuk akordojnë fondin që kjo familje të rindërtojë shtëpinë.
Bashkia Berat: Fondin tonë e kemi dhënë, dosja në Ministrinë e Brendshme
BOOM ishte në Bashkinë e Beratit dhe Drejtoresha e Emergjencave Civile thotë se janë në dijeni të rastit dhe se bashkia Berat ka mbyllur procedurat dhe e ka dërguar dosjen në Ministrinë e Brendshme.
Emergjencat Civile Berat: Ne e kemi mbaruar si procedurë. Nga bashkia, në bazë të VKM 329 i jepet 200 mijë lekë për frymë dhe jo më shumë se 1 milion për familje. Ne i kemi dhënë 200 mijë lekë të reja. Jepet një pjesë për të vazhduar jetën normale nga bashkia dhe pjesa tjetër kompensohet nga Ministria e Brendshme. Është nisur dosja në Ministrinë e Brendshme që në 05.05.2017. Kjo është komplet disja që është nisur në Ministrinë e Brendshme.
Gazetarja: Po pse e ka vonuar kaq shumë Ministria e Brendshme lëvrimin e këtij fondi?
Emergjencat Civile Berat: Po ku e di unë, mungesë fondesh.Unë se di se sa e kanë kontigjentin ato kanë a s?kanë.Ne jo më larg se 10 ditë na ka ardhur një shkresë nga Avokati i Popullit dhe nga Komisioneri dhe i kam kthyer të gjithë përgjigjen.I kam vënë dhe dosjen në dispozicion, tani i është drejtuar Ministrisë Brendshme dhë kërkon arsyen e vonesave.
Edhe pse Bashkia e Beratit e ka dhënë pjesën e saj të lekëve, është praktikisht e pamundur për të rindërtuar shtëpinë vetëm me këtë shumë lekësh.
Emergjencat Civile: Kompensimi sapo të kemi fonde
BOOM iu drejtua Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile në Tiranë me një shkresë zyrtare ku i kërkonte shpjegime se pse nuk e ka akorduar ende fondin për këtë familje. Pas verifikimit që i bëri rastit ky institucion jep këtë përgjigje:
?Nëpërmjet shkresës me nr.696 prot., datë 25.05.2017, Prefekti i Qarkut Berat ka përcjellë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, Ministria e Brendshme, dokumentacionin e hartuar për shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti i datës 27.01. 2017, të shtetases Burbuqe Elezaj, për akordim ndihme financiare. U krye kontrolli tekniko-ligjor i dokumentacionit të dërguar dhe rezultoi se ishte i plotë dhe i saktë. Për shkak edhe të ndjeshmërisë që ka rasti në fjalë, do të kryhet dëmshpërblimi i kësaj shtetaseje, me rastin e parë që kemi fonde në dispozicion?.
Me pak fjalë arka e shtetit qenka bosh. Po kjo familje ku ta kaloje dimrin në çadër ku çdo pikë shiu që bie jashtë futet brenda? Guxo mos ti paguash shtetit një muaj drita dhe në rastin më të mirë ti presin, ose mund të shkosh edhe në burg. Po kur shteti ka detyrim ndaj qytetarëve pse nuk iu përgjigjet në kohë?
/Oranews.tv/
Kryetari i porsazgjedhur i Akademisë së Shkencave Gudart Beq...
Adriatik Llalla mund të kthehet së shpejti në objekt të Vett...
Policia e shtetit është një nga institucionet më të mburrura...
Avokati Altin Goxhaj, ka reaguar pas publikimit të Raportit ...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryetari dhe themelues...
Ish-kryeministri britanik Tony Blair, ka mbërritur në vendin...
Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë pët shtyp për 100 vjet...
I prononcuar rreth problemeve të nxehta të vëndeve të Ballka...
Një ngjarje e paprecedentë raportohet të ketë ndodhur në fsh...
Pasditen e sotme aeroporti “Nënë Tereza” ka pritur 36 shtet...
Edi Rama i gjendur nën “rrethim” nga skandalet e një pasnjës...
Rrjetet sociale kanë shpërthyer në gallatë me çitjanet e kry...
Ngjarja e ndodhur ditën e sotme ku një 18-vjeçar u vetëhodh ...
Pas publikimit të raportit analitik për kultivimin e kanabis...
Kryeministri Edi Rama, ka postuar mbrëmjen e sotme raportin ...
Partia Zgjidhja, ka reaguar pas paralajmërimit të FMN-së, se...
Report TV ka siguruar videon ekskluzive të atentatit që ndod...
Anëtarët e LSI-së dhe PD-së në Këshillin Bashkiak të Durrësi...
3 fshatra në Memaliaj vuajnë mungesën e energjisë elektrike ...
Shqiptarët janë kthyer në zotër të trafikut të drogës në Hol...
Festat e fundvitit sjellin gëzim tek të gjithë nëpërmjet u...
Dosja e kredisë së Pëllumb Memës me ra rastësisht në dorë....
Emisioni "Fiks Fare" solli një skandal me një qendër ku st...
Kompania "Wizz Air" nuk ndalet me skandalet. Dhjetëra qyte...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Një 76-vjeçare në Greqi ka rënë pre e një mashtrimi. Ajo k...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka lënë në burg Naim Mursel...
Një atentat mafioz në aksin Lezhë-Shkodër la viktimë 40-vj...
Gjykata caktoi këtë të dielë masën e sigurisë “arrest me b...
Të kesh një punë që të pëlqen jo vetëm që mund ta bëjë më ...
Martesa e nxituar është shkaku që Anila ka sjellë djalin e...
Anila është një nënë e cila ka sjellë në “Shihemi në Gjyq”...
Etleva ishte e ftuara e radhës në rubrikën “Ka një mesazh ...
Këtë të dielë në Mal të Zi ka nisur regjistrimi i popu...
Ndërmjetësi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosla...
Ushtria izraelite po e zhvendos fokusin e ofensivës së...
Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ka thënë...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Pamjet me dron tregojnë se si po tjetërsohet zona e Gjirit...
Një lajm i hidhur ka trishtuar këtë të dielë korçarët dhe ...
Ndrek dhe Mimika Luca, rinia dhe dashuria që mbeti me rrez...
Sot më 3 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93 lekë ...
Sot më 2 Dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 92.9...
Euro e ka mbyllur javën me një rënie të mëtejshme në k...
Fondet që shpenzohen për nxitjen e inovacionit dhe kërkim ...