LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryeoborrtari me çitjane po rikthen monarkinë absolute

8 Nëntor 2017, 17:54, Aktualitet CNA

Partia Zgjidhja, ka reaguar pas paralajmërimit të FMN-së, se se Paketa e re Fiskale i jep fuqi të madhe Këshillit të Ministrave për të vepruar lirisht dhe për të reduktuar transparencën e ligjeve për taksat.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ZGJIDHJA e Koço Kokëdhimës, shprehet se “Qeveria kërkon t’ia heqë parlamentit dhe t?i marrë vetë këto kompetenca për të vendosur kufirin e regjistrimit të bizneseve të vogla që paguajnë TVSH dhe lehtësitë fiskale. Ky është parlajmërimi i radhës që i bëhet kryeoborrtarit, që si model të vetëm qeverisjeje ka të pasurojë miqtë e shokët, përmes koncesioneve, favoreve fiskale dhe vendimeve të posaçme pa transparencë, për të cilat nuk do të pyesë më as Parlamentin.”

Në vijim të këtij reagimi thuhet se, “Ky është modeli i qeverisjes pa vizion që po ofron kryeoborrtari me çitjane, duke pasuruar vetëm një gusht njerëzish. Raporti i INSTAT-it, së fundmi, e tregoi qartë se në Shqipëri po pasurohet vetëm 10% e popullsisë dhe po varfërohen mijëra të tjerë, që sot si alternativë të vetme po shohin vetëm largimin nga vendi.”

Sipas Kokëdhimës, “ZGJIDHJA do të sjellë për herë të parë modelin e bashkëqeverisjes, që synon një rritje gjithëpërfshirëse, e cila do të krijojë mundësi të barabarta për të gjithë. ZGJIDHJA do t?u japë zë të gjithëve për të hartuar politikat e zhvillimit dhe për t?u angazhuar në vendimmarrje. ZGJIDHJA do ta orientojë dhe mbështesë ekonominë në sektorët më produktivë të saj, bujqësinë dhe turizmin, që garantojnë një zhvillim të qëndrueshëm, afatgjatë dhe me perspektivë.” /CityNews

Lajmet e fundit nga