LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hetim pasurisë maramendëse të kryeprokurorit Llalla/ Vajza adoleshente bën jetë sheikësh

8 Nëntor 2017, 20:05, Aktualitet CNA

Adriatik Llalla mund të kthehet së shpejti në objekt të Vettingut. Më saktë do të hetohet deri në themel pasuria e tij, nga kanë ardhur paratë që i kanë shërbyer për të mbajtur me aq shumë shpenzime familjen e tij. Madje duke ndërtuar apo blerë dhe dy shtëpi, njëra prej tyre në Gjermani ku është akomoduar dhe familja e tij tashmë. Në pritje dhe të dorëzimit të detyrës në fillim të dhjetorit, nëse nuk arrihet ndonjë akord i mundshëm Rama-Meta për zgjatjen e mandatit dhe dy vite të tjera në krye të organit të akuzës. Por do të hetohen dhe paratë e nxjerra në rrugë tokësore dhe jashtë bankave nga Shqipëria në Gjermani.

Duke u nisur nga pasuria zyrtare e kryeprokurorit Adriatik Llalla ai ka deklaruar një rrogë rreth 18 milionë lekë të vjetra, nga posti në krye të prokurorisë. Këto janë para që janë për një vit, për të ngrënë, për të pirë, për të udhëtuar, për tu veshur, mbathur për të pritur e përcjellë njerëzit e tij, apo miqtë dhe shokët. Njëherësh dhe për të mbajtur dhe familjen.

Ndërkohë që bashkëshortja e tij, Ardjana Llalla, ka deklaruar një rrogë rreth 9 milionë lekë të vjetra si mjeke në një vit kalendarik. Njëherësh ka dhe 10 milionë lekë të vjetra që i ka përfituar në dy vitet e fundit nga një pjesë banese të dhënë me qira. Diku te 36-37 milionë lekë të vjetra në një vit. Të ardhura për një familje të mesme, me të cilat nuk është se mund të dilet shpesh dhe për të drekuar apo darkuar jashtë shtëpisë, në ndonjë lokal me faturë modeste për ushqimet.

Aq më tepër që familja Llalla tashmë është pesë vetëshe dhe ka shumë punë për tu mbajtur. Dhe këto të ardhura modeste si rrogëtarë shteti, bien në kontrast të plotë me jetën luksoze dhe të shfrenuar të vajzës së Adriatik Lallës. E cila megjithese adoleshente adhuron shampanjat dhe vodkat e shtrenjta e çdo fundjave respekton shoqërinë e saj duke shpenzuar jo më pak se 2 mijë euro nëpër klube.

Nuk ka dyshim që Eni Llalla adhuron udhëtimet dhe shopingun ndaj çdo muaj shëtit nga Viena deri në Dubai. E fiksuar pas bizhuterive dhe çantave të markës ?Guçi? ku siç shfaqet pa filtra edhe në fotografi me tre lloje të ndryshme çantash, të cilat kushtojnë jo më pak se 5 mijë euro copa. Duke qënë se nëna e saj dhe pjesa tjetër e familjes jetojnë në Gjermani, ku janë akomoduar në pritje të vajtjes dhe të kryetarit të familjes Adriatik Lalla, vajza adoleshente jeton në hotel në Tiranë me miqësinë e saj.

Ajo nuk shkon në shtëpi por me shoqet e saj fle zakonisht te ?Hotel Tirana? në qendër të kryeqytetit në një nga suitat e katit të pestë, e cila bashkë me ?room service? kushton 230 euro nata. Nga ku nga dritarja e hotelit sheh njerëzit që kalojnë në sheshin ?Skënderbej. Që mund të jenë dhe nga Gramshi nga vjen i ati ose nga qyteti Studenti ku ka qënë në një godinë sërish familja e saj dhe ka mësuar të ecë dhe ka hyrë për herë të parë në shkollë.

Qysh nga fillimi i qershorit të këtij viti ka prenotuar një dhomë dublex te kompleksi ?Folie Marine? dhe ka qëndruar deri në fundin e gushtit. Ku shpenzimet janë marramendëse, paguan 110 euro çdo ditë. Pa futur këtu në llogari të ngrënat edhe të pirat me shoqërinë dhe lëvizjet nëpër vijën bregdetare.

Njëherësh vajza e kryprokurorit Adriatik Lalla lëviz me dy makina sipas rastit, të shtrenja ?Range Rover? të cilat kushtojnë 78 mijë euro të dyja. Po ashtu shpenzimet e saj për bizhuteri dhe aksesorë janë të dukshme. Ajo duket teksa pushon edhe në një prej plazheve të Dubait, ndërsa është e apasionuar pas orëve të shtrenjta të markave të ndryshme, të lara me ar, me gurë rubini apo diamante dhe vetëm njëra prej tyre ?Rolex?, kushton 21 mijë euro.

Ndërkohë që kryeprokuori Adriatik Llalla është vetëm një rrogëtar shteti, të ardhurat e tij vjetore janë diku tek 36-37 milionë lekë të vjetra në vit. Në rastin më të mirë kur ?lëshon? një pjesë të shtëpisë me qira. Prandaj Vettingu do të fillojë pikërisht nga Llalla, ku ekspertët tanë dhe të huaj i janë vënë pas pasurisë së tij. Si fillim kanë bërë përputhjen e të ardhurave me shpenzimet, ku kanë dalë tre çereku i tyre të pambuluara. Shtuar dhe shtëpinë në Gjermani. Të cilën nëse do të besojmë deklaratën e Lu, nuk do arrijë ta gëzojë. Gjithnjë nëse s?ka marrëveshje Rama-Meta./ Pamfleti.com

Lajmet e fundit nga