LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk morën azil në Francë e Belgjikë/ Riatdhesohen 36 shqiptarë

8 Nëntor 2017, 18:55, Aktualitet CNA

Pasditen e sotme aeroporti ?Nënë Tereza? ka pritur  36 shtetas shqiptarë të cilëve u ishte refuzuar kërkesa për azil në Francë e Belgjikë.
Për të pritur shtetasit në Rinas ishin edhe përfaqësues të ambasadës franceze dhe oficeri i kontaktit në Shqipëri të cilët asistuan në procedurat e riatdhesimit të shtetasve shqiptarë nga vendet e BE-së.

Zv/Ministrja Kuko u shpreh se shanset për azil në vendet e BE janë zero duke këshilluar shtetasit të mos marrin iniciativa për kërkim azili pasi do të rezultojnë të pasuksesshme.

Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Aida Hajnaj theksoi se duke iu referuar statistikave, numri i shtetasve që kërkojnë azil në vendet e BE-së, është në ulje të vazhdueshme, duke ripërsëritur se ata që shkelin rregullat e Schengenit, do të kthehen dhe nuk kanë shansin për të përfituar azil në vendet e BE-së ose në Schengen.

Ndërkohë Policia Kufitare vijon zbatimin e masave shtesë për parandalimin e tentativave për azil në vendet e BE-së.  /CityNews

Lajmet e fundit nga