LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenti Trump shpullë nostalgjikëve komunistë në mbarë botën

8 Nëntor 2017, 19:24, Aktualitet CNA

Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë pët shtyp për 100 vjetorin e Revolucionit të Tetorit. Në këtë deklaratë theksohet fakti se u mbushën 100 vjet të Ditës së Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit. Ndër të tjera deklarata e Presidentit Trump bën me dije: Sot përkujtojmë të gjithë ata, që u vranë dhe ata, që ende vuajnë nën zgjedhën e komunizmit. Në kujtim të tyre dhe të shpirtit të tyre të pamposhtur, që ka luftuar me guxim për të përhapur nëpër botë lirinë, Kombi Ynë (kombi amerikan) ripohon vendosmërinë e palëkundur për ta mbajtur ndezur dritën e lirisë për të gjithë ata, që aspirojnë për një të ardhme më të ndritur e më të lirë.

Me këtë deklaratë praktikisht Presidenti Trump barazoi krimet e komunizmit me holokaustin e zbatuar nga nazizmi. Deklarata nënvizon faktin që regjimet komuniste vranë më shumë se 100 milion njerëz në të katër anët e globit dhe qindra milion të tjerë i shndërruan në skllevër të shfrytëzuar deri në palcë. Deklarata e etiketon komunizmin si një filozofi dhe praktikë, që bie në kundërshtim flagrant me lirinë, mirëqenien dhe dinjitetin e njeriut.

?Rruga e Elbasanit? hala ke ura

Në datën 7 dhe 8 nëntor Ambasada Amerikane në Tiranë merret me cdo gjë, por vetëm me shpullën antikomuniste të Presidentit Trump jo. Ambasada organizon ankand për shitje të mobiljeve të përdorura të ambasadës. Zv/ambasadori Muniz u tregon historira gjimnazistëve të Beratit përsa i përket rolit të tyre si udhëheqës të ardhshëm të Shqipërisë. Ambasadori Lu lëshon bubullima kundra peshqëve të mëdhenj të krimit në Shqipëri, që maksimumi janë të nivelit Frrok-Ndok-Rosh, pa guxuar të përmendë emrin e ?peshkërritsit?, që i katapultoi këta peshq të mëdhënj nga basifondet e shoqërisë si kriminelë ordinerë në kolltuqet e bashkive apo në sallën e parlamentit. Ambasadori nuk guxoi nën shembullin e presidentit të vet Trump të heqë një paralele midis kriminelëve të sotëm në pushtet të kallëpit Frrok-Ndok-Rosh me kriminelët Enver-Koc-Mehmet, që në 1944 erdhën në pushtet.

Fatkeqësisht në Ambasadën Amerikane në Tiranë ende nuk e kanë marrë vesh, që i biri i Husejn Obamës nuk është më ?qeraxhi? në Shtëpinë e Bardhë. Ambasadori Lu dhe vartësit e tij me siguri nuk janë informuar ende që zgjedhjet i humbi madam Hilarija. Në ?Rilindja Ridge? ende nuk e dinë, që sot Donald Trump, ky antikomunist Par Excellence është President i SHBA-së. Sqarojmë lexuesin se Donaldi i Shtëpisë së Bardhë është punëdhënësi i Donaldit të ?Rilindja Ridge-it?, i cili nuk do ta kuptojë se Rilindja në Shqipëri do të thotë rilindje e komunizmit maskuar me demagogji, gjethe tre fletshi, miell të bardhë (jo ai i përrallës Ujku dhe Kecat), pederasti e me demek proeuropianizëm. Dulla nga fundi i jetës së vet u tufëzoi fshatarëve shqiptarë lopët, derrat, delet e dhitë duke kursyer pulat dhe bletët, ndërsa ?kryetimonieri dhe kryetepsixhiu? ynë, që nga janari 2018 do u tufëzojë katundarisë shqiptare edhe puset e ujit.

Donaldi ynë është hala ke ura, hala bodigard i ?tepsixhiut? njëlloj sic ishte në vitin 2015 avokat i Tahirit për luftën e paepur antikanabis të ministrit të brendshëm dje, i cili është person nën hetim sot dhe nesër do jetë?. Donaldi ynë me siguri edhe nesër do të jetë përsëri ?hala te ura?, ndërsa shumica dërrmuese e shqiptarëve dje, sot, besoj edhe nesër sytë do vazhdojnë t?i mbajnë te drita e lirisë, që vjen nga Amerika, pavarësisht nga ?Donald-diplomatët?, që hanë imam ballajdi në Tiranë!

 

GJERGJ THANASI

Lajmet e fundit nga