LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Buldozeri” amerikan/SHBA nuk do ta lejoj një reformë gjysmake në drejtësi

8 Nëntor 2017, 19:09, Aktualitet CNA

I prononcuar rreth problemeve të nxehta të vëndeve të Ballkanit Perëndimor, zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit Hoyt Brian Yee, pasi ka artikuluar nëpërmjet ?VOA? qënien shumë afër të zgjidhjes të konfliktit Greqi-Maqedoni për emrin, është prononcuar edhe për zhvillimet në Shqipëri.

Duke patur në fokus reformën në drejtësi, raporton Tema, diplomati i lartë amerikan thotë se rendësi ka rezultati i saj përfundimtar.

?Si partner i Shqipërisë ne nuk do të kënaqemi me një zbatim të pjesshëm ose me mungesë zbatimi, prandaj do të vazhdojmë të kërkojmë nga qeveria, partitë politike, anëtarët e parlamentit, që të mbajnë zotimet për të zbatuar amendamentet. Synimi nuk është që të kënaqen Shtetet e Bashkuara apo Bashkimi Evropian, por vendosja e sundimit të ligjit, arritja e statusit të pavarësisë për gjyqësorin?, ka artikuluar Yee. / CityNews

Lajmet e fundit nga