LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto/ Ja kush ishte viktima e Urës së Bushtricës

8 Nëntor 2017, 18:20, Aktualitet CNA

Ngjarja e ndodhur ditën e sotme ku një 18-vjeçar u vetëhodh nga ura e Bushtricës, ende nuk ka gjetur zbardhjen ndërkohë që policia është duke vijuar hetimet.

Fation Feci, dyshohet se është vetëhedhur nga ura, ndërsa policia po vijon marrjen në pyetje të të afërmve dhe miqve të 18-vjeçarit për të hedhur dritë mbi vendimin fatal.

Viktima ishte nxënës i vitit të tretë në gjimnazin e Qukësit ndërsa nga dëshmitë e mbledhura mësohet se 18-vjeçari kishte shfaqur shenja agresiviteti kohët e fundit, gjë që janë pohuar jo vetëm nga shokët e tij, por edhe nga e ëma e tij.

Në kushte të tilla, policia po heton nëse veprimi ka ardhur në kushtet e depresionit apo nga shkaqe të tjera që kanë shtyrë viktimën drejt një veprimi fatal. /CityNews

Lajmet e fundit nga