LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prej 48 orësh pa drita/ Banorët paralajmërojnë për protesta

8 Nëntor 2017, 17:07, Aktualitet CNA

3 fshatra në Memaliaj vuajnë mungesën e energjisë elektrike prej të paktën 48 orësh.

Pas kësaj kanë reaguar banorët e Memaliajt, të cilët shprehen se janë pagues të rregullt të energjisë elektrike, por kjo nuk mjafton për të ndërhyrë.

Ata shprehen se ndërprerja e energjisë elektrike është bërë shkak për djegien e pajisjeve elektrike, dhe lajmërojnë protesta nëse nuk do të zgjidhet kjo situatë.

Fshatrat pa energji elektrike mësohet se janë, Toç, Anvjosë dhe Qesarat. /CityNews

Lajmet e fundit nga