LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-ministri i Financave akuza qeverisë/ Buxheti 2018 me shumë risqe

8 Nëntor 2017, 16:21, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Financave gjatë qeverisjes së Sali Berishës, Ridvan Bode, ishte i ftuar në studion e televizionit News 24, ku ka komentuar situatën aktuale politike. Ndërsa u ndaj tek projektbuxheti i vitit 2018, Ridvan Bode është shprehur se në Buxhetin e parashikuar për vitin 2018, bujqësisë i është kushtuar shumë pak rëndësi.

Për këtë Bode akuzoi qeverinë për paaftësi të së vendosurit të prioriteteve.

Bode u ndalua edhe taksa progresive, për të cilën qeveria ka vendosur ta aplikojë edhe përgjatë vitit 2018. Ai tha se taksa progresive, po mbahet për shkak se qeveria nuk sheh mënyrë tjetër për rritje ekonomike, dhe mendon për rritjen e konsumit, por kjo taksë sipas Bodes do të rëndojë mbi shtresën e mesme dhe të ulët të shoqërisë.

Ish-ministri u shpreh se rritja e ekonomisë vjen vetëm duke vënë prioritete të duhura, të cilat kanë në fokus qytetarin. /CityNews

Lajmet e fundit nga