LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet zëvendësuesi i Adriatik Llallës

8 Nëntor 2017, 18:44, Aktualitet CNA

Edi Rama i gjendur nën ?rrethim? nga skandalet e një pasnjëshme dhe kërkesa për arrestimin e ministrit të tij më të besuar, ka një plan rezervë.

Në Dhjetor mbaron mandati i Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, dhe për këtë Edi Rama ka një plan të shpejtë.

Duke qenë se nuk janë ngritur institucionet i drejtësisë që bëjnë përzgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, kryeministri Rama ka në plan që në Dhjetor të bëjë një votim edhe me shumicë të thjeshtë në Kuvend për të zgjedhur njeriun e tij në krye te organit të hetimit.

Po kush është përzgjedhja e Ramës?

SYRI.net shkruan   se Edi Rama ka zgjedhur burrin e ish-deputetes së tij Shega Ligorin, prokurorin Henrik Ligori . Një burim shumë i besuar pranë kabinetit të Kryeministrit Rama nuk e konfirmon emrin e prokurorit Henrik Ligori për postin e Kryeprokurorit në dhjetor.

Henrik Ligori aktualisht mban postin e prokurorit tek Krimet e Rënda.

Lajmet e fundit nga