LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PS a është e forcë e Majtë?

8 Nëntor 2017, 16:01, Aktualitet CNA

Nga Alban Daci

Që nga revolucioni francez, pati një tendencë ashtu si në cdo fushë tjetër të jetës, të kishte një dicotomi, një ndarje të politikës (sistemit) politik në dy pjesë, që kundërshtim me njëra-tjetrës, kështu lindi koncepti i të Majtës dhe të Djathtës, që justifikuan historinë njerëzore deri në ditët e sotme me shumë procese jo vetëm politik, por edhe me koncepte agresive, siç ishte ndarja e Botës gjatë Luftës së Ftohtë në dy blloqe, Perëndimi dhe Lindja, e para e karakterizuar si e Djathtë liberale dhe e dyte si Majtë ekstreme (komuniste). Ndoshta kjo ishte ndarja më hard e historisë njerëzore, por edhe brenda sistemit politik Perëndimor, kishte ndarje në të Majtë dhe të Djathtë, madje Parlamenti Britanik është i ndërtuar në mënyrë të tillë, që mund të ulesh vetëm majtas dhe djathtas.

Ndarja Majtas-Djathtas u shoqëruar me një ndarje ideologjike që kohët e fundit ka filluar të zbehet e me shumë në zbehje është edhe vetë e ashquajtura ?ndarje ideologjike?. Pra, është e dyshimtë nëse me të verte ka ekzistuar një ndarje ideologjike, apo thjeshtë ka qenë një barrierë e përdorur për të ndar masat në dy kampe e për të justifikuar ekzistencën historike të forcave politike.

Një studim të rëndësishëm për të Djathtën dhe të Majtën ka bërë politologu Bobbio i cili ndër të tjera në shpjegimin e tij thekson se:??në një univers politik gjithmonë më kompleks si ai i shoqërive të mëdha dhe në veçanti në shoqëritë e mëdha demokratike bëhet gjithnjë e më e vështirë ndarja shumë qartë vetëm në dy anë që i kundërvihen njëra-tjetrës.  Shoqëritë demokratike janë ato që tolerojnë, ose presupuzojnë ekzistencën e shumë grupeve  mendimesh ose interesi që janë në konkurrencë mes tyre; këto grupe ndonjëherë mbivendosen, kundërvihen, kryqëzohen dhe distancohen. Pra, në një pluralizëm si ai shoqërive të mëdha demokratike, ku palët në lojë janë të shumta  e mes tyre kanë marrëveshje ose mosmarrëveshje, që krijon një mundësi të gjerë kombinimesh mes tyre, nuk mund e nuk duhet vetëm të arsyetohet nën konceptin e ndarjes ?aut aut?, ose Majtas-Djathtas.

Pra, nga ky arsyetim i Bobbios në shoqëri demokratik është i tepërt ose thjeshtë lojë politike ndarja dhe trajtimi i partive politike në dy kampe, Majtas dhe Djathtas,  Në këto rrethana a është PS-ja e Majtë dhe a duhet të trajtohet ose të favorizohet si parti e majtë mbi bazën e nostalgjisë së ndarjes ideologjike? Partitë e Majta në vendet e shoqërive demokratike kanë pasur disa karakteristika që konsideroheshin si të tilla: Kishin një elita me një nivel të lartë intelektual, të frymëzuar nga ideologjia Marksiste dhe Leniniste, duke e përjashtuar materializmin si pjesë identiteti dhe suksesi, përbëheshin kryesisht nga profesionist të lirë, që besonin tek barazia sociale dhe tek drejtësia sociale dhe ky duhet të ishte një shembull që duhet të përfaqësohet dhe të pasqyrohej nga lideri, drejtuesit kryesor e deri tek militantët e thjeshtë (anëtarët e partisë). Pra, nuk kishin pasurinë si stil jetesa, por modestinë, mendimin e lirë dhe jetesën në një harmoni me mjedisin e përgjithshëm social që i rrethonte.

Çfarë ndodhi me PS në drejtimin e Edi Ramës pas 2013 e deri më sot? Rama futi sipërmarrësit në lista, pra futi si sukses identifikimi politik, kapitalin dhe paranë, dy gjëra aq shumë të urryera nga e Majta tradicionale. Futi persona që nuk kishin asnjë lloj lidhje me vlerat intelektuale dhe mendimin politik, por një pjesë e mirë e tyre, vinin si të devijuarit e botës kapitaliste, njerëz me precedentë penalë, njerëz të dënuar për vepra të rënda penalë në shoqëritë demokratike të Perëndimit. Ky është imazhi politik i PS nga 2013 e deri më sot.

Po ashtu e Majta dhe e Djathta kanë qenë karakterizuar nga kauzat që kanë përqafuar dhe mbrojtur nga shekullit të kaluar. Në atë kohë shoqëria kishte nevojë për të bërë disa evolucione të rëndësishme për të qenë në koherencë me kohën. Majta, për arsye e saj historike ka qenë gjithmonë më e hapur dhe promovuese për ndryshimet radikale historike të shoqërisë, ndërsa e djathta, po për arsye e saj historike ka qenë pak më radikale dhe ndrojtur kundrejt disa kauzave të rëndësishme që lidheshin me atë që sipas tyre cenonin organizimin bazë të shoqërisë, që ishte familja tradicionale e ndërtuar me burrit dhe gruas. Duhet të theksojmë betejat që janë bërë për divorcin, abortin apo edhe për futjen e elementëve të rinj për të ndërtuar, forma të reja familjesh (martesat e të njëjtit seks).

Sot, po përjetojmë një realitet social, që mund të quhet realiteti i pauzës, sepse shumë beteja për kauza të forta sociale janë përfunduar dhe duket se ky model social që kemi ne aktualisht, vlen kështu siç është për një periudhë të caktuar kohore. Pra, situata aktuale e shoqërisë është e ngjashme me atë të fillim shekullit të kaluar, që pasi ndodhën disa revolucione, duke përfshirë edhe të drejtat e njeriut, mbarimin e ndarjes raciale, gjeti një paqe të qëndrueshme.

Në këtë këndvështrim, e Majta dhe e Djathta për arsye që thekson edhe Bobbio nuk kanë shumë rëndësi. Këtë nuk mund ta them për rastin e Shqipërisë, sepse ndarja ideologjikë lidhet me një seri kujtimesh e përjetimesh individuale dhe kolektive, që qytetarët akoma janë të motivuar, ose dhe të irrituar për të mos pranuar bashkim ose asimilim. Mendimet e përkujtimet e qytetarëve shqiptarë duket sikur kanë humbur lidhjen me kohën dhe nuk kanë qasje me realitetin. Ashtu siç e thash më sipër, PS-ja nuk ka asnjë lidhje me të Majtën, madje ndonjëherë është me radikale se PD-ja që krejt në mënyrë absurde është vetë konsideruar e Djathtë, Në fakt mjaftojmë të shikojmë emërtimet e dy partive kryesore politike në Shqipëri, për të kuptuar se jo vetë nuk ekziston ndarja Majtas-Djathtas, por janë ndërtuar aq keq sa kanë humbur e kuptimin fillestar se kush është e Matja e kush është e Djathta. Partitë me emërtimin e (Parti Demokratike) në gjithë Perëndimin konsiderohen parti të Majta, për shembull në SHBA, Itali, etj. Ndërsa vetëm në Shqipëri (Partia Demokratike) është vetë konsideruar e Djathtë. Të ketë ndodhur për nga padituria dhe mungesa e eksperiencës? Jo! Por, duke qenë se Demokracia ishte fjalë e shenjtë për qytetarët shqiptar pas 40 vitesh diktaturë, ky term u përdor për të identifikuar një të djathtë politike që mungonte. Ndërsa Partia Socialiste është e majtë në çdo vend të botës. Pra, nëse merremi me terminologji, arrijmë në përfundimin se Shqipëria s?ka të Djathtë. Por nëse analizojmë historikun 27 vjeçar në Shqipëri, arrijmë në përfundimin se ka vetëm alternativa të djathta dhe jo të majta, sepse shumë pak është në bërë drejtimin social në këto vite tranzicioni. Këtu duhet të kemi parasysh të drejtat e punëtorëve, profesionistëve, pagesat, rrogat, kushtet e punës. Shqipëria mund të themi se është qeverisur në këto vite tranzicioni si majta apo djathtas me këtë parim, si model ekonomik kanë pasur ekstremi e djathtë, e si model lidershipi apo pushteti, ekstremi e majtë, dëshirën për pushtet të përhershëm përmes manipulimit të zgjedhjeve e shtypjes së qytetarëve.

Lajmet e fundit nga