LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuza e Imamit/ Deputetët e rinj të PD-së blenë mandatin

8 Nëntor 2017, 13:35, Aktualitet CNA

Në një intervistë për ABCNews, ish-deputeti i PD, Arben Imami ka deklaruar se deputetët  e rinj të PD të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit janë deputetë të Bashës dhe jo të PD.

Akuza e Imamit shkon dhe më tej, kur shprehet se shumica e tyre kanë kanë blerë mandatin e deputetit.

?Lista e PD është me deputetë të Bashës dhe jo të PD. Janë njerëz të panjohur. Një pjesë e tyre kanë paguar për të qënë aty.?- deklaroi Imami.

Gjithashtu, Imami theksoi se sipas tij, ?nëse këta njerëz mbeten në politikë është një problem i madh jo vetëm për PD, por për të gjithë Shqipërinë?.

Sipas Imamit, e ardhmja e PD, nën drejtimin e Bashës është në dyshim të madh.

?Deklarimi i listave krijoi një problem të madh, u shkatua një çarje e madhe ndaj elektoratit. Është perceptuar qartë paaftësia e Bashës për këtë detyre? ? tha ndër të tjera Imami./ CityNews

Lajmet e fundit nga