LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vjedhja e ujit/ Rama: Ndëshkime për abuzuesit

8 Nëntor 2017, 12:46, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama paraditen e sotme ka paralajmëruar se do të ketë ndëshkime për të gjithë ata që abuzojnë me ujin e pijshëm, ndërsa ka bërë thirrje qytetarëve që të legalizohen.

?Kush nuk do legalizohet dhe do kapet që vjedh ujin do penalizohet, nuk e them unë, e thotë kodi penal që kur une nuk isha ne politike. Nuk është përgjegjësia jonë pse nuk është zbatuar deri tani?- deklaroi Rama.

Gjithashtu Rama tha se ?ujësjellësat nuk kanë funskionuar si kompani, por si parazitë që kanë thithur gjakun e shqiptarëve dhe kanë ngarkuar buxhetin e shtetit?.

Ndër të tjera, rama tha se ndryshe nga energjia, në lidhje me ujin kemi një situatë me problematike për sa ju përket humbjeve financiare./ CityNews

Lajmet e fundit nga