LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Avokati zbulon lidhjen mes refugjatëve sirianë, Otrantos, kanabisit, mafias dhe Sorosit

8 Nëntor 2017, 19:43, Aktualitet CNA

Avokati Altin Goxhaj, ka reaguar pas publikimit të Raportit Analitik mbi Kultivimin e Kanabisit në Shqipëri, nga kryeministri Edi Rama.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Goxhaj zbulon arsyen se përse refugjatët sirianë kanë evituar rrugën nga Shqipëria për të hyrë në vendet e Bashkimit Europian. Sipas tij kjo nuk ka ndodhur për shkak se kalimi i tyre nga Shqipëria do të sillte më shumë kontrolle dhe kësisoj do të ndikonte negativisht në dhe ekspozonte parcelat e kanabisit.

“E dini pse nuk kaluan nga Shqiperia keto 2 vjet refugjatet siriane? Se u thane mos kaloni nga Shqiperia! Sepse po te kalonte nje vale refugjatesh (ne Shqiperi hyet kollaj se s?ka kush ti monitoroje kufijte) cenohej rende eksporti i ekonomise se kanabisit sdms rruga detare e Otrantos e trafikimit per shkak se italianet do te detyroheshin te monitoronin masivisht detin per shkak te skafeve plot refugjate!!! Po ashtu edhe kamionet dhe trailerat! Po ashtu edhe ?gjuetia? e kapjes se refugjateve qe do fshiheshin ne male dhe fusha do te ekspozonte parcelat e kanabisit dhe rojet e armatosura te tyre e do te sillte plot viktima! Pra njesoj sic u ndalua me kerkese te OJFve ?ambientaliste? te Sorosit guetia e kafsheve dhe shpendeve qe te mos perballeshin gjuetaret e armatosur me cifte me rojet me kallashnikove te parcelave te kanabisit!!!”, – shkruan Goxhaj.

Ai i ka dhënë përgjigje edhe pyetjes se kush u ka thënë refugjatëve sirianë që të mos kalonin nga vendi ynë, duke thënë:

“Nese keni njohuri se per cfare akuzohet Sorosi dhe Mafia e tij e OJFve ne Evrope, do ta dinit se ne Gusht 2016 jane gjetur mijera emaile nga Wikileaks dhe DC Leaks qe vertetojne se Soros ka investuar qindra milione dollare ne 2014-2016 per te destabilizuar me sukses BE nepermjet nje dyndje refugjatesh duke perdorur OJFte sorosiane per te inkurajuar, orientuar dhe koordinuar karvanet dhe nepermjet mediave te veta prodhuar krizat perkatese! Mos harroni se Soros eshte akuzuar nga Orban, qeveria polake, sllovake, ceke, etj apo edhe vete politikanet e Brexit! Forcat konservatore ne Evrope akuzuan Sorosin per koordinimin e operacionit te dyndjes se refugjateve ne Evrope me qellim destabilizimin e gjithe Evropes!”, – shprehet goxhaj duke shtuar, “E pra ishte Soros qe u kujdes qe ?eksporti? i prodhimit te Cifligut te tij ne Kanabistanin tone, te mos cenoheshin nga kontrolle te rrepta qindra e qindra tone droge nga ndonje ?kordon sanitar? detar i Italise apo cdo pike doganore evropiane ndaj kamioneve shqiptare per te ndaluar ndonje vale refugjatesh siriane nga Shqiperia!”.

Ai ka hequr një paralele me situatën e para 15 viteve në vendin tonë me refugjatët, ku thotë:

“Sepse kshu ndodhi 15 vjet me pare kur skafistet (te pangopur dhe te shtuar), pervec droges dhe refugjateve shqiptare filluan trafikimin e cdo lloj refugjati nga Azia dhe Afrika! E kjo solli ne 2005 memorandumin e ndalimit te skafeve nga Berisha duke reduktuar totalisht edhe trafikun jo vetem te refugjateve por edhe droges si pasoje e presionit Evropian qe u shperblye me liberalzimin e vizave ne 2010!!!”

Goxhaj shprehet se nëse dikush nuk është i bindur nga këto që thotë ai, atëherë mund të kërkojnë në internet dhe çdo do të dalë.

“SEPSE KONVERTIMI I CIFLIGUT ALBANISTAN NE KANABISTAN ISHTE PJESE E SKENARIT TE SOROSIAN TE RILINDJES! Dhe Sorosi u kujdes qe procesi te ishte i plote dhe pa pengesa! Si pjese e Strategjise se tij te njohur ne bote te Kanabizimit te cdo vendi ku ai ka influence! Kerkoni online dhe do te bindeni!!!”, – përmbyll argumentin e tij Altin Goxhaj. /CityNews

Lajmet e fundit nga