LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Jep dorëheqjen kryetari i porsazgjedhur i Akademisë së Shkencave

8 Nëntor 2017, 20:15, Aktualitet CNA

Kryetari i porsazgjedhur i Akademisë së Shkencave Gudart Beqiraj i zgjedhur më 4 shtator 2017, ka dhënë dorëheqjen.

Mësohet se Beqiraj ka zhvilluar një takim me Presidentin Ilir Meta, ku ka paraqitur edhe dorëheqjen.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se arsyeja e dorëheqjes së tij është zgjidhja e përplasjeve mes Akademisë së Shkencave dhe kryeministrit Edi Rama, përplasje të cilat janë përshkallëzuar kohëve të fundit për shkak të mohimit të fondit dhe kalimin e tij tek universiteti.

Ai është shprehur se do të vazhdojë të jetë kontribues në reformimin e Akademisë dhe mbështetës I kolegëve të tij.

Nga ana e tij presidenti Meta ka kërkuar vendosjen sa më shpejt të dialogut mes Asamblesë së Akademisë së Shkencave dhe Qeverisë me qëllim rritjen e rolit të pazëvendësueshëm të saj për zhvillimin e vendit. /CityNews

 

 

 

Lajmet e fundit nga