
Mazhoranca socialiste po përgatit një skemë për të goditur SPAK-un ose të paktën për të ushtruar presion ndaj tij.
Dalja e informacioneve ka shqetësuar jo pak kryeministrin Edi Rama. Ai ka detyruar Eduart Shalsin që ta mohojë publikisht, apo në 3 dalje të ndryshme të flasë 3 gjëra të ndryshme.
Herën e parë Shalsi tha se mund të kishte kontroll ndaj SPAK-ut dhe një komision, më pas e mohoi dhe duket se ka një çoroditje brenda mazhorancës.
Grupi i “vullnetarëve” të Enverit dhe 99-çat e Rilindjes po bëhen gati për të goditur SPAK-un. Ata kanë avancuar në kërkesat e tyre dhe me veprimet që kanë bërë.
CNA raportoi dje se dy ditë më parë, ditën e enjte, kryeministri Rama kishte zhvilluar një takim me grupin e juristëve të mazhorancës, ku shkëlqejnë 99-çat e Rilindjes dhe vullnetarët e Enverit.

Takimi është zhvilluar jashtë kryeministrisë. Të pranishëm ishin Engjëll Agaçi, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ish-zv.ministri i Drejtësisë Toni Gogu dhe ministrja e Anti-Korrupsionit, Adea Pirdeni.
Ashtu siç është raportuar nga CNA, fillimisht kryeministri Rama pas dy qëndrimeve të tij, një me drejtorat e Agjencive dhe të dytin me ministrat ka urdhëruar Engjëll Agaçin që të bëjë një draft, i cili do të jetë një shpjegues se si duhet të veprojnë institucionet publike në rastet e vajtjes së SPAK-ut dhe të kontrolleve që kërkon ky institucion, po përveç Agaçit ka pasur edhe një tjetër person të autorizuar.

Pas Shalsit si kreu i grupit të punës brenda Grupit Parlamentar, mësohet se Edi Rama ka autorizuar Klotilda Bushkën që të ulet të përgatisë draftin ligjor për komisionin “Ad-Hoc”.
Mazhoranca duket paksa e tërbuar pasi veprimet e fundit, hetimet që po bën SPAK-u e kanë shqetësuar jo pak dhe tani po kalon në veprime që duken gati ekstreme.
Kontrolli i SPAK-ut duket të jetë një akt i çmendur i shumicës në pushtet, që është sulmuar fort nga ndërkombëtarët.
Nga ana tjetër dhe vetë mazhoranca përpiqet të luajë nën rogoz dhe ende nuk ka një version final apo një qëndrim përfundimtar nga kryeministri se deri ku do të shkohet me tentativën për të krijuar një komision “Ad-Hoc”, për të kontrolluar SPAK-un gjoja në emër të një transparene të institucioneve të pavarura, në kuadër të integrimit të Shqipërisë në BE./ CNA
Edhe mbrëmjen e sotme dhjetëra qytetarë dhe eksponentë të ...
Prej më shumë se një jave, CNA ekskluzivisht zbuloi skemën...
Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë takimit me mbësht...
Deputeti Xhelal Mziu ka folur për aksionin opozitar dh...
Tentativat e 99-çave të Rilindjes dhe “vullnetarëve” të En...
Beteja kundër SPAK-ut duket e qartë dhe ende maxhoranc...
Një projekt i qartë i mazhorancës në pushtet, që ka sh...
Për t’i kuptuar pak më thellë qytetarët në perceptimin që ...
A janë shqiptarët të majtë apo të djtathtë, si e vetëident...
Partitë e reja apo organizimet e reja politike, bashkë me ...
Në sondazhin e fundit në Euronews Albania, Barometri ka ve...
Pas 3 vitesh, një socialist ka sulmuar Lulzim Bashën. ...
Blerina Gjylameti, shefe e delegacionit të parlamentit që ...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar SHqipër...
CNA raportoi këtë të premte se një grup oficerësh të B...
Mbështetës të ish-kryeministrit dhe qytetarë kanë dalë...
Prej gati një jave, 99-çat e Rilindjes dhe “vullnetarë...
CNA ka denoncuar dita ditës me dhjetëra lajme skemën e Par...
Në qytetin e Laçit punimet për ndërtimin e ujësjellësit të...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka folur dje nga Shkodra...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...