
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar SHqipërinë si vendin më të korruptuar në Europë. Në fjalën e tij në protestën tashmë të përditshme, Berisha u ndal te aksioni opozitar.
Kryedemokrati tha se opozita nuk donte të krijonte kaos në Kuvend, por u detyruan për shkak se të drejtat e tyre u shkelën.
“Një kauzë e drejtë nuk mposhtet kurrë, ajo mund të njohë ndonjëherë vështirësi, por ajo është e pamposhtur, për aq sa është e vërteta e pamposhtur. Dy muaj më parë, grupi i deputetëve të PD nisi një betejë në parlament. 43 deputetë një betejë pa kthim, një betejë për mbrojtjen e të drejtave tuaj kushtetuese, për mbrojtjen e pluralizmit parlamentar.
Kjo betejë nisi në mënyrën më të pazakontë, me mjetet e mosbindjes civile të papara gjer atëherë në parlamentin shqiptar. Grumbuj karrigesh, tymues, zhurmues, që të gjitha me një qëllim të vetëm për ti thënë parlamentit monist se mbi ne nuk kalon dot kurrë.
Kurse ju shihnit lakejtë e qeverisë në studiot televizive që shfaqeshin të turpëruar me këto akte të opozitës dhe jo me monizmin e shëmtuar të Edi Ramës. Ju në studiot televizive dëgjonit çakejtë dhe lakejtë e qeverisë të cilët përpiqeshin të diabolizonin, të vinin në bankën e akuzës betejën pa kthim, epike të deputetëve të opozitës.
Deputetët e opozitës në sallën e parlamentit nuk donin të krijonin grumbullin e karrigeve, as dhe të përdornin tymues e zhurmues, por ato ishin thirrja e fuqishme, ishin klithëm e mosbindjes civile të tyre për të mbrojtur parimet e shenjta të kushtetuese të pluralizmit, për të ju mbrojtur ju dhe dinjitetin tuaj, të drejtat tuaja”, theksoi ai.
Më tej, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen në protestë për të larguar kryeministrin Edi Rama, pasi sipas tij, vetëm revolta qytetare mund t’i japë fund kësaj qeverisjeje.
Edhe më herët ish-kryeministri ka paralajmëruar se do të ketë protesta massive në vend, ndërsa aksioni opozitar, duke penguar aktivitetin parlamentar vijon prej muajsh në Kuvend./ CNA
CNA raportoi këtë të premte se një grup oficerësh të B...
Mbështetës të ish-kryeministrit dhe qytetarë kanë dalë...
Prej gati një jave, 99-çat e Rilindjes dhe “vullnetarë...
CNA ka denoncuar dita ditës me dhjetëra lajme skemën e Par...
Në qytetin e Laçit punimet për ndërtimin e ujësjellësit të...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka folur dje nga Shkodra...
Zbardhen bisedat e demokratëve në grupin në "WhatsApp"...
Damian Gjiknuri ka mbajtur sot një deklaratë për media...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këll...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Spitali...
Dështon mbledhja e dytë e Komisionit të Reformës Zgjed...
Për herë të dytë brenda një jave, deputetët e Partisë Demo...
Zhvillimet e fundit në politikë kanë sjellë debate të shum...
Mazhoranca po synon të bëjë një komision 'Ad Hoc' për të k...
Në një kërkesë drejtuar kryetares së Kuvendit dhe për dije...
Partia Demokratike ka reaguar për vendimit e Apelit të...
I pyetur nëse do të thirret Rama në SPAK, Dumani th...
Deputeti Ervin Salianji, apo siç njihet ndryshe “Babal...
12 projektligje, projektvendime dhe akte normative janë mi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka d...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...