
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka denoncuar gjatë një deklarate për mediat se personi që iu kërkua financim për inceneratorin e Tiranës, është arrestuar në SHBA për mashtrim financiar.
Sipas Këlliçit, bëhet fjalë për Carlos Manuel da Silva Santos, i cili është arrestuar më 13 nëntor të 2023-shit.
"Ju do të shihni këtë publikim zyrtar të Departamentit të Drejtësisë Amerikane, konkretisht zyra e Prokurorit të SHBA-së, Distrikti Jugor i Kalifornisë, në të cilin bëhet i ditur arrestimi me datë 13 nëntor 2023, i shtetasit Carlos Manuel da Silva Santos, me funksion CEO i kompanisë Ethos Asset Management Inc., me akuzën e mashtrimit financiar dhe krimeve të tjera në bashkëpunim. Hetuesit federalë që kanë bërë ndjekjen dhe më pas arrestimin e këtij shtetasi, kanë deklaruar se ky individ, vetëm 29 vjeç, është personi që ka ngritur një skemë mashtrimi ndërkombëtare në bashkëpunim edhe me individë të tjerë. Kjo çështje ende vijon të jetë nën hetim në SHBA nga Agjencia e Homeland Security Investigations", u shpreh Këlliçi.
Theksojmë këtu se në prill të 2023, CNA publikoi dokumentin prej 8 faqesh dhe zbuloi të vërtetën e madhe për inceneratorët dhe mungesën e financimit prej 128 milionë dollarësh, në momentin kur është firmosur kontrata koncesionare e inceneratorit të Tiranës.
Deklarata e plotë:
Më datë 21 mars të vitit 2023, kam bërë publike disa dokumente në lidhje me mungesën e fondeve për financimin e ndërtimit të Inceneratorit të Tiranes.
Kur u miratua kjo kontrate koncensionare, sipas propozuesve përfitimi kryesor i shtetit ishte se kjo kompani, zotëronte me kapitale të sajat 140 milionë euro, mjaftueshëm për të ndërtuar inceneratorin të cilin shteti me fondet e tij, nuk mundej dot ta realizonte këtë vepër.
Me këtë argument u përzgjodh skema e PPP.
Por çfarë thonë dokumentet e publikuara nga ne?
Ne një dokument të datës 9 dhjetor të vitit 2022, kompania mëmë në Hollandë ‘Geogenix BV’, i drejtohet Ethos Asset Management INC, me adrese San Diego Kalifornia, përfaqësuar nga Carlos Manuel da Silva Santos, të quajtur “Project summary”, ku specifikon se totali i investimit për ndërtimin e Inceneratorit në Landfillin e Sharrës është 141 milionë euro. Faza e pare është 28 milionë euro, nga te cilat janë financuar 22 milionë euro dhe nevojiten të financohen me borxh edhe 113 milionë euro të tjera.
Kur kam bërë këtë denoncim, i jam drejtuar jo vetëm organeve ligjzbatuese, por edhe qeverisë shqiptare për të prishur këtë kontrate, pasi ishte e miratuar mbi fakte të rreme dhe dokumente te falsifikuara.
Por çfarë ka ndodhur 8 muaj pas denoncimit tonë publik për këtë skemë mashtrimi?
Ju do të shihni këtë publikim zyrtar të Departamentit të Drejtesisë Amerikane, konkretisht zyra e Prokurorit te SHBA-ve, Distrikti Jugor i Kalifornisë, në të cilin bëhet i ditur arrestimi me datë 13 nëntor 2023, i shtetasit Carlos Manuel da Silva Santos, me funksion CEO i kompanisë Ethos Asset Management Inc., me akuzën e mashtrimit financiar dhe krimeve të tjera në bashkëpunim.
Hetuesit federale që kanë bërë ndjekjen dhe me pas arrestimin e këtij shtetasi, kanë deklaruar se ky individ, vetëm 29 vjeç, është personi që ka ngritur një skemë mashtrimi ndërkombëtare në bashkëpunim dhe me individë të tjerë. Kjo çështje ende vijon të jetë nën hetim në SHBA nga Agjencia e Homeland Security Investigations.
Te nderuar qytetare,
Që ta shpjegojmë me fjalë fare të thjeshta.
Kompania mëmë në Holande e Inceneratorit fantazme, “Geogenix”, tashmë në pronësi të ICARE Holding dhe Franco Tossi Mecanica, i janë drejtuar këtij 29 vjeçari, tashmë me akuza zyrtare federale për mashtrim ndërkombëtar në SHBA, për të përfituar 100 milionë euro financim për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.
Grupi i Eksperteve pranë PD, po vazhdon të analizojë shumë dokumente të reja për këtë çështje. Në ditët në vijim, ne do të bëjmë transparencë për fakte dhe dokumente të reja. SPAK nuk mundet më të fshihet dhe të bëjë sehir për këtë aferë. Askush nuk do të kishte guximin të hynte në marrëdhënie te tilla financiare, pa garancinë e pagesave mujore, të cilën mund ta jepte fillimisht Edi Rama, e ndërkohe sot e jep këtë garanci i vetëm, Erion Veliaj.
Të mos harrojmë se vetëm para 1 muaji, në Buxhetin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj miratoi 12 milionë euro pagesë për Inceneratorin vetëm për vitin 2024.
I bej thirrje urgjente sot Drejtuesit te SPAK z. Altin Dumani, të shfrytezojë të gjitha marrëveshjet që ka me Agjencitë Ligjzbatuese në SHBA e më gjerë, të nisë disa Letër Porosi, në shtete si Çeki, Turqi dhe Qipro, në lidhje me këto fakte të reja, për hetimin e thelluar të kësaj skeme financiare piramidale, e cila tashme është e faktuar përtej çdo dyshimi, që i kalon kufijtë e Shqipërisë dhe kërkon të fusë në territorin shqiptar fonde, burimi i të cilave nuk dihet./CNA
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Spitali...
Dështon mbledhja e dytë e Komisionit të Reformës Zgjed...
Për herë të dytë brenda një jave, deputetët e Partisë Demo...
Zhvillimet e fundit në politikë kanë sjellë debate të shum...
Mazhoranca po synon të bëjë një komision 'Ad Hoc' për të k...
Në një kërkesë drejtuar kryetares së Kuvendit dhe për dije...
Partia Demokratike ka reaguar për vendimit e Apelit të...
I pyetur nëse do të thirret Rama në SPAK, Dumani th...
Deputeti Ervin Salianji, apo siç njihet ndryshe “Babal...
12 projektligje, projektvendime dhe akte normative janë mi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka d...
Opozita po proteston në Kuvend me pankarta dhe ka ndezur z...
Sapo kryeparlamentarja Lindita Nikolla nisi seancën plenar...
Garda e Republikës ka “blinduar” edhe këtë të enjte sallën...
Këtë të enjte do të mbahet seanca e radhës plenare në Kuve...
Deputeti Dashnor Sula i ka kërkuar llogari ushtarit të...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi,...
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këll...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...