LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ritvana e quajti biseksual/ Shpërthen Argjendi: Provokimi i ulët, i nivelit të rrugës

27 Nëntor 2021, 07:58, Lifestyle CNA
Ritvana e quajti biseksual/ Shpërthen Argjendi: Provokimi i ulët, i

Që në nisje të emisionit Pëpruthen, në prezantimin e parë, shkëndijat e para u panë mes ritvanës dhe Argjendit.

Ata realizuan disa takime në Përputhen dhe e bënë publikun të besojë se mes tyre ka vërtetë pëlqim të fortë. Por gjërat ndryshuan mes tyre.

Argjendi u largua nga emisioni pasi u përball me akuzat e forta të Ritvanës, e cila e quajti bisekskual.

I ftuar në emisionin Shqipëria Live, Argjendi u shpreh se ky ishte një provokim i ulët nga ana e saj dhe e gjitha kjo ka ndodhur pasi sipas tij, nëse Ritvana do të vazhdonte me lojërat e saj, ai do të tregonte gjithçka për marrëdhënien e tyre.

?Ky është një provokim i ulët, i nivelit rrugës, do thoja unë, të cilin mendoj se nuk dua ta komentoj. Thjesht kur ndodhi kjo, mu kujtua çka më kishin thënë se kur futesh në të tillë format, apo kështu formatesh, do presësh çdo gjë të çdo lloj niveli.

Nuk e di ngase mori shkak. Ajo tha se kohët e fundit më kishte parë të rrija më shumë me djemtë dhe më pak me vajzat. Kjo nuk është aspak e vërtetë mund ta dëshmojnë të gjithë, por dhe po të ishte e vërtetë ku është problemi? Gjithë djemtë mund ta dëshmojnë se unë kam shumë pak shoqëri, kam krijuar shumë pak shoqëri me djemtë.

Unë mendoj se ajo kishte menduar si do më sulmonte, pasi unë i kisha thënë po vazhdove me këto lloj sjelljesh e lojrash do tregoj gjithçka”, tha Argjendi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga