LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata nga Covid/ Regjistrohen 9 humbje jete, ulet numri i infektimeve

26 Nëntor 2021, 16:30, Lifestyle CNA
Situata nga Covid/ Regjistrohen 9 humbje jete, ulet numri i infektimeve

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit të situatës nga Covid.

 

Sipas MSH, në 24 orë janë kryer 2,902 testime, ku 440 qytetarë rezultuan  të infektuar, 9 humbën jetën dhe 539 të shëruar.

Kujtojmë që një ditë më parë numri i të infektuarve ishte 516 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2902 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 440 qytetarë, në këto bashki: 160 në Tiranë, 30 në Vlorë, 27 në Fier, 23 në Durrës, 20 në Elbasan, 19 në Patos, Berat, 10 në Kamëz, 9 në Lushnje, Sarandë, Korçë, 8 në Shkodër, Kavajë, 7 në Tepelenë, Kuçovë, 6 në Pukë, Lezhë, Krujë, Gjirokastër, 5 në Kurbin, Mallakastër, 4 në Vorë, Skrapar, 3 në Fushë Arrëz, Pogradec, Peqin, 2 në Malësi e Madhe, Mirditë, Shijak, Libohovë, Dropull, Përmet, Devoll, 1 në Has, Tropojë, Rrogozhinë, Dibër, Rroskovec, Selenicë, Delvinë, Dimal, Poliçan, Gramsh.

Janë 7,610 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 150 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 9 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Gjashtë qytetarë nga Tirana 62- 82 vjeç, dy qytetarë nga Berati 74-77 vjeç dhe një qytetar nga Durrësi 87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 539 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 188,045 që nga fillimi i epidemisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga