LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Varianti i ri afrikan i Covid-19/ OBSH ngre alarmin

26 Nëntor 2021, 19:15, Lifestyle CNA
Varianti i ri afrikan i Covid-19/ OBSH ngre alarmin

Varianti i ri i Covid-19 i cili ka mbërritur edhe në Evropë, ka shkaktuar frikë dhe panik, si pasojë e agresivitetit që mendohet të ketë.

Në një deklaratë për mediat, OBSH deklaron se varianti i ri afrikan ka një numër të madh mutacionesh, disa prej të cilave janë tepër shqetësuese.

OBSH e ka riemëruar llojin B.1.1.529 të zbuluar së fundmi, me emrin ?Omicron?. Varianti u raportua për herë të parë në OBSH nga Afrika e Jugut, ditën e mërkurë. Ai është identifikuar gjithashtu në Botsvanë, Belgjikë, Hong Kong dhe Izrael.

OBSH shprehet se do të duhen disa javë për të kuptuar ndikimin e variantit të ri dhe rrezikshmërinë e transmetueshmërisë së tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga