LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Covid-19/ Grip apo ftohje, si ta dallojmë?

8 Nëntor 2021, 20:10, Lifestyle CNA
Covid-19/ Grip apo ftohje, si ta dallojmë?

Nga Blerta Brati, mjeke mikrobiologe ne ISHP

Gripi është i lidhur me virusin e gripit të tipit A ose B (familja Orthomyxoviridae).

Covid-19 është i lidhur me koronavirusin e ri SARS-CoV-2 (familja e Coronaviruseve (Coronaviridae).

I ftohti i zakonshëm (nazofaringiti) në përgjithësi lidhet me një rhinovirus (familja e Picornaviruseve), prej të cilit ka qindra variante, dhe i cili mbetet i kufizuar në hundë dhe në fyt. ?Keto qarkullojnë pak a shumë gjatë gjithë vitit, veçanërisht në shtator/tetor, para epidemive të gripit dhe virusit respirator sincicial (RSV)?.

Rhinoviruset qarkullojnë gjatë gjithë vitit, prandaj ndonjëherë mund të ftoheni në mes të verës. Në shumicën e rasteve, ato shkaktojnë një ftohje të thjeshtë, e cila fillon ngadalë dhe mund të rezultojë në mbingarkesë dhe rrjedhje hundësh, teshtitje, dhimbje koke, dhimbje të fytit dhe lodhje të lehtë për tre deri në pesë ditë. ?Megjithatë, ndodh që pacientët paraqesin një temperaturë të lartë që sugjeron një sindromë të ngjashme me gripin, apo edhe një fillim të Covid-19, thotë Dr Bensoussan. Po kështu, disa njerëz kalojnë gripin ose Covid-19 me pak, ose pa simptoma “.

Faktori kryesor që diferencon klinikisht një ftohje nga gripi dhe Covid-19 është intensiteti i simptomave. Shumica e pacientëve me infeksion rinovirus janë në gjendje të punojnë, të kryejnë detyrat e tyre të përditshme. Kjo ndodh më rrallë kur një pacient vuan nga gripi ose Covid-19.

Periudha e inkubacionit për një rhinovirus zakonisht varion nga 48 në 72 orë.

Në rastin e gripit, periudha e inkubacionit (koha ndërmjet infeksionit dhe shfaqjes së simptomave të para të një sëmundjeje) ndryshon. “Tek fëmijët është rreth 7 ditë. Tek të rriturit është më shumë si 3 ose 4 ditë.”

Në rastin e Covid-19, kjo është më e debatuar. Zakonisht është 3 deri në 5 ditë, por mund të zgjasë deri në 14 ditë. Ajo që debatohet edhe më shumë është kohëzgjatja e ngjitjes?.

Prandaj, apriori, gripi mund të përhapet më shpejt se Covid-19. Prandaj, është e nevojshme të zbatohen me rigorozitet procedurat e barrierave, veçanërisht pasi periudha e inkubacionit është përgjithësisht asimptomatike.

Lajmet e fundit nga