LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I bëri dhuratë për 3-vjetorin e lidhjes/ Bora Zemani merr një vendim në lidhje me Donaldin

8 Nëntor 2021, 15:54, Lifestyle CNA
I bëri dhuratë për 3-vjetorin e lidhjes/ Bora Zemani merr

Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë qenë një prej çifteve më të komentuar të medias rozë. Lidhja dhe më pas  ndarja e tyre para gati 6 muajsh, kanë bërë shumë bujë në rrjet.

Kujtojmë se Donaldi shpesh herë e ka përmendur Borën në shtëpinë e ?Big Brother?.

Po ashtu ai ka qenë shumë i afruar më Semin, shoqen e ngushtë të moderatores. Kjo u komentua gjatë në rrjetet sociale dhe për t’i sqaruar të gjitha Bora vendosi të hyjë në shtëpi dhe të surprizojë shoqen e saj dhe Donaldin.

Me këtë të fundit ajo la të hapur mundësinë e një ribashkimi dhe madje shkëmbeu një puthje me aktorin e humorit.

Pas kësaj, edhe tre ditë më parë, çifti kishin përvjetorin e tretë të njohjes. Si dhuratë Donaldi i dërgoi asaj varësen të cilën e futi në një pako me ëmbëlsira dhe e hodhi jashtë murit të shtëpisë së Big Brother VIP.

Dhurata arriti të shkonte në destinacionin e duhur.

Pas këtij gjesti Bora ka vendosur të marrë një hap tjetër në lidhje me marrëdhënien e saj me aktorin.

Ajo ka filluar ta ndjekë Donaldin në Instagram, e të njëjtin veprim ka bërë edhe Romeo nga llogaria e vëllait të tij për Borën./CNA.al

Lajmet e fundit nga