LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Green Pass” për të hyrë në lokale?/ Manastirliu: Jemi duke vlerësuar situatën

8 Nëntor 2021, 10:19, Lifestyle CNA
“Green Pass” për të hyrë në lokale?/

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu sot në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, është pyetur në lidhje me modelin evropian për aplikimin e ?Green Pass?.

?Ne po e shohim që Europa është epiqendër e virusit dhe rritja e rasteve ka çuar edhe vende si Austria të që përfshijnë ?Green Pass? në masat për reduktimin e përhapjes së COVID. Ne jemi duke e vlerësuar, është një opsion, por duhet të kemi të gjithë garancitë e zbatueshmërisë së tij, nuk ka asnjë vend që të ketë një polic për cdo qytetar për  zbatimin e masave, por këtu ka të bëjë shumë aspekti i përgjithshëm i ndërgjegjësimit për vaksinimin? ka thënë Manastirliu.

Ndërsa në lidhje me universitet Manastirliu ka thënë se është vendosur detyrimin për përdorimin e ?Green Pass?.

?Ka pasur një rritje të mbulesës vaksinale në universitete, nuk jemi aty ku duhet. Për moshën 18-24 është 30%, nuk është aty ku duhet, por jemi duke bashkëpunuar me universitetet, pasi kërkohet një ndërgjegjësim, mbi të gjitha i vetë të rinjve, por edhe i strukturave akademike. Ne si ministri Shëndetësie kemi vendosur në universitete vaksinatorë, që ta bëjmë sa më të lehtë?, është shprehur Ministrja./CNA.al

Lajmet e fundit nga