LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Takimi në selinë e PD-së/ Basha përplaset me krerët e degëve që i dolën kundër

26 Tetor 2021, 20:21, Politikë CNA
Takimi në selinë e PD-së/ Basha përplaset me krerët e

Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbledhur mbrëmjen e sotme kryetarët e degëve të kësaj partie në rrethe. Mbledhja ka nisur rreth orës 18.00 dhe është mbyllur në orën 21.00.

Mësohet se gjatë këtij takimi ka patur krerë degësh, të cilët i kanë dalë kundër kreut të PD-së.

Një ndër ta është Dashamir Aliko i Gjirokastrës, i cili është shprehur: ?Nuk mund të vazhdojmë kështu, duhet zgjidhje?.

Kreu i degës së PD-së Tropojë, Isuf Çelaj i është drejtuar Bashës duke i thënë se duhet të dalë vetë në terren për të kuptuar krizën e demokratëve.

?Dil vetë në bazë të kuptosh krizën e demokratëve ?, ka thënë Çelaj.

Ndërkohë Basha u ka përsëritur edhe krerëve të degëve se për interesat e paraardhësit të tij, nuk do e bunkerizojë PD-në.

?Nuk e bunkerizoj Partinë Demokratike për interesat e një personi. Në PD nuk do të ketë institucione paralele. Armiku jonë i vetëm është Edi Rama?, u ka thënë Basha.

Lajmet e fundit nga