LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Basha po konkretizon marrëveshjen me Ramën”/ Berisha: Ja çfarë po planifikojnë këta të dy

26 Tetor 2021, 16:21, Politikë CNA
“Basha po konkretizon marrëveshjen me Ramën”/ Berisha: Ja

Ish kryeministri Sali Berisha e ka etiketuar Lulzim Bashën si ish kryetar të PD, ndërsa nuk ka kursyer edhe akuzat për këtë të fundit se po konkretizon marrëveshjen e re të turpit me Edi Ramën.

Berisha tha se Basha nuk njeh statut, dhe merr vendime të pabaza, duke shkarkuar dhe emëruar emrat sipas qejfit dhe pa pyetur asnjë demokrat.

Ish kryeministri shtoi se Basha dhe Rama po planifikojnë asgjesimin e pluralizmit në Shqipëri.

?Qytetarëve që u vidhet kutia, kanë mënyrë tjetër votimi. Ne e kemi të qartë, që me Edi Ramën që kontrollon votën zgjedhje në Shqipëri nuk mund të ketë. Në këto momente, Edi Rama me pengun e tij kanë planifikuar dhe kanë vepruar për asgjesimin e pluralizmit, sepse ish kryetari nuk njeh statut, i thotë kryetarit të Fierit të kam shkarkuar ty, shkarkon deputetin Flamur Noka sepse nuk i bindet. Ish kryetari në një tentativë të fsjhehtë po konkteretizon marrëveshjen e re të turpit me Edi Ramën?, tha Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga