LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha non grata në SHBA/ Arjan Çani “zbërthen” kush fshihet pas vendimit të DASH, tregon lidhjet e forta

26 Tetor 2021, 18:58, Politikë CNA
Berisha non grata në SHBA/ Arjan Çani “zbërthen”

Analisti Arjan Çani ka komentuar vendimin e DASH për shpalljen non grata të ish kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij.

Gjatë një intervistë për MCN, Çani pohoi dosja është përgatitur nga Delina Fico, duke e konsideruar këtë të fundit si një ushtare për të ?kopsitur? dosje të tilla.

Sipas tij, nëse themi se pas këtij vendimi fshihet kryeministri Edi Rama nënkuptohet që është Soros, duke sjellë në kujtesë edhe lidhjet e forta familjare mes multimiliarderit dhe sekretarit të Shtetit Antony Blinken.

?Nuk është më teori konspiracioni, po thamë Soros kemi thënë Rama. Të gjitha sinjalet tregojnë se kjo nuk është në raport për politika e jashtme të SHBA, por është një zyrë që mbulon Shqipërinë ku lobimi ka filluar vite më parë. Të gjitha gjasat të çojnë që Delina Fico është një ushtare për të mbyllur dosjen dhe pas kësaj që i ndodhi Berishës është Rama dhe pas Ramës është Sorosi. Kanë dalë lidhjet e Blinkenit me Sorosin, babain e Blinkenit me babain e Sorosit. Në Shqipëri ka një censurë kjo?, tha Çani./CNA.al

Lajmet e fundit nga