LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bylykbashi kundër amendimeve të PD/ Nuk sjellin asgjë të re, vettingu i çon politikanët në shtëpi jo në burg

26 Tetor 2021, 16:49, Politikë CNA
Bylykbashi kundër amendimeve të PD/ Nuk sjellin asgjë të re,

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka refuzuar të mbështesë amendamentet kushtetuese të PD, me argumentin se nuk sheh asnjë gjë të re për ndryshim.

Por teksa Lulzim Basha thotë se këto propozime synojnë të zhbëjnë ndryshimet e 30 Korrikut, krejt të kundërtën mendon deputeti Bylykbashi, i cili i mëshon ndryshimit të sistemit.

?Së pari ka të bëjë me brendinë, kur është firmosur unë nuk kisha parë tekst të prezantur për deputetët e prandaj nuk mund të firmosja. Së dyti kur kam parë paketën, aty ka një seri propozimesh që ose nuk ndryshojnë asgjë ose janë çështje që për arsye parimesh kushtetuese apo ndërkombëtare janë me problem.

Propozimi sjell një sistem propocional, rajonal me listë të hapur dhe me koalicion partish. Është ekzakte ajo që është sot. Konfirmojnë sistemin që prodhoi Edi Rama më 30 Korrik dhe 5 Tetor. Duhet një sistem krejt i ri?, tha Bylykbashi.

Sa për vettingun në politikë, nismë të cilën e ka udhëhequr në 2018, Bylykbashi sqaron se pas opinionit të Venecias, adresimi i kësaj problematike merr zgjidhje përtej SPAK-ut.

?Vettingu ka standarde garancish kushtetuese më të ulta edhe se ligji i dekriminalizimi që është ligji më i ashpër në natyrën e vet. Por për politikanët ekzistojnë shumë instrumenta që janë sipas Komisionit të Venecias: Ligji antimafia, me të cilën mund të sekuestrohen pasuritë e paligjshme të të korruptuarve. Ligji i dekriminalizimit me të cilin pastrohet politika nga ato që janë të dënuar. Kemi LDKP, është SPAK-u, është një instrument i cili heton dhe të çon në burg nuk të çon në shtëpi. Vettingu i politikanëve të propozuar nuk i çon në burg por i çon në shtëpi politikanët e korruptuar?, tha Bylykbashi.

Me të njëjtin shqetësim Bylykbashi flet edhe për nevojën urgjente për bërjen e një reforme serioze territoriale.

 

 

Lajmet e fundit nga