LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sali Berisha, si një zgjidhje për PD

26 Tetor 2021, 17:24, Politikë CNA
Sali Berisha, si një zgjidhje për PD

Partia Demokratike duket se ka hyrë në një krizë të thellë. Përplasjet e fundit dhe përçarjet në dy grupe e kanë sjellë këtë parti ndoshta në ditët e saj më të këqija.

Lulzim Basha, pas një sërë disfatash, është vënë nën sulme dhe akuza nga demokratët, pas vendimit që mori edhe për përjashtimin e ishkryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar.

Të zhgënjyer e të pashpresë, demokratët kërkojnë largimin e tij nga drejtimi i PD-së. Pas përjshtimit nga grupi parlamentar, Sali Berisha ka zbritur në terren dhe ka nisur takimet e një pas njëshme me demokratët.

Nga 12 Foltore që ka zhvilluar deri tani, mbështetja ndaj Berishës ka qenë maksimale, ku salla të tejmbushura kanë kërkuar rikthimin e tij në krye të partisë.

Por pse Sali Berisha po shihet si një zgjidhje?

Partia Socialiste  nga zgjedhjet e 25 prillit arriti të merrte mandatin e tretë qeverisës. Për herë të parë në demokracinë e vendit, një parti politike arrin të marr mandatin e tretë rradhazi, duke lënë në hije partinë opozitare.

Sido të ketë qenë qeverisja nën drejtimin e Edi Ramës, qëndrimi për tetë vjet në pushtet arrin të krijojë tek qytetarët edhe atë që mund të quhet ?pakënaqësi? dhe nevoja për ndryshim dhe frymë të re.

Por fitorja e mandatit të tretë nga ana e PS, ka treguar nga njëra anë dobësinë e Lulzim Bashës për të ardhur në pushte, dhe nga ana tjetër është lexuar nga demokratët si ortak me Ramën për përfitime personale.

Por mbajtja e 12 Foltoreve ka treguar se Sali Berisha është një zgjidhje për demokratët. Qoftë për mirë apo për keq, Berisha ka shkruar historinë e tij në vend, dhe gjatë drejtimit të PD-së ka arritur që ta sjellë në pushtet partinë, duke u dhënë një mbështetje demokratëve dhe militantëve të vet.

Prej tetë vitesh, demokratët janë lënë në hije dhe nuk janë përfaqësuar në pushtetin qëndror. Sikur të mos mjaftonte kjo, Basha arriti tu hiqte të drejtën e përfaqësimit edhe në pushtetin vendor, duke dorëzuar 61 bashki të vendit në duart e PS-së.

Në çdo Foltore, demokratët njëzëri nuk kanë kërkuar vetëm largimin e Edi Ramës nga qeveria, por edhe të Lulzim Bashës nga PD.

Shpresa e tyre dhe zgjidhja për të ardhmen e tyre politike është parë Sali Berisha, i cili ka konfirmuar se javën e parë të dhjetorit do mbahet Kuvendi Kombëtar për të larguar një herë e mirë Lulzim Bashën./CNA.al

Lajmet e fundit nga