LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk jam deputet shabllon”/ Saimir Korreshi: Jam rritur në politikë, kam kaluar të gjitha stadet

26 Tetor 2021, 18:08, Politikë CNA
“Nuk jam deputet shabllon”/ Saimir Korreshi: Jam rritur në

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka komentuar deklaratën e tij të bujshme në Kuvend, për problematikat që janë në qytetin e Lushnjes.

Në fjalimin e tij të parë në Kuvend, deputeti Korreshi tha mes të tjerash se ?Të hysh në Spitalin e Lushnjës të del miu nga këmbët e mos dish nga të vesh. Ku jetoni ju, në çfarë bote? Miu thyen kokën?.

Lidhur me këtë, deputeti u shpreh në emisionin Frontline nga Marsela Karapanço se fjalimi i tij ishte spontan dhe i përgatitur natën e seancës plenare, ndërsa shtoi se ai nuk do të jetë një deputet shabllo, me fjalime të përgatitura, por të flasë në foltoren e Kuvendit, ashtu siç flet në përditshmëri me qytetarët.

?Jam rritur duke qenë pjesë e politikës, i kam kaluar të gjitha stadet. Unë kam pasur dëshirë për politikë. E kam bindje që Lushnja nuk ka qenë e mirëpërfaqësuar për atë që i takon. Duhen prekur vështirësitë dhe problematikat që ka qyteti i Lushnjës?, tha deputeti.

I pyetur nëse e kishte menduar që në daljet e tij të parë në Kuvend do kishte një vëmendje aq të madhe, deputeti u përgjigj: ?Mund ta kisha ëndërruar, por jo ta mendoja. Unë gjykova të jem ai që jam realisht në jetën e përditshme. Ishte një fjalim spontan, i përgatitur po atë natë, duke pritur Ramën. Lushnja ka shumë problematika, që unë i mbarta në atë takim. Sot ka një impakt, që njerëzit dëgjojnë e shikojnë. Kisha dëshirë që atë që ta thoja, ta bëja me një batutë, që ndoshta duke u përthithur batuta, të dilte ajo që unë doja realisht të thoja?./CNA.al

Lajmet e fundit nga