LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Veturë 520 mijë euro, shpenzime luksi me avion”/ Berisha i bën llogaritë Ramës

26 Tetor 2021, 16:07, Politikë CNA
“Veturë 520 mijë euro, shpenzime luksi me avion”/ Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kavajës, ka folur per krizën në të cilën qeveria e ka zhytur vendin dhe shpenzimet e luksit të kryeministrit.

Berisha tha se Rama sfiron dhe kancelarin e ri të Gjermanisë me shpezimet e tij, duke deklaruar dhe shifrat.

?Në 8 vite ka shënuar çod muaj një rekord të zi. Ka shtri përdhe këtë vend, emrin e shqiptarëve, dinjitetin e tyre.

Shqipëria është bërë simbol i rekordeve më të zeza. Ia doli të varfërojë shqiptarët në mënyrë të paimagjinueshme.

Sot ju merrni për shkak të rritjes së çmimveve 30% më pask se në vitin 2013.

Sot mjerimi, korrupsioni, është rritur me 4 herë.

Sot miqt e mi, kancelari i ri i Gjermanisë, porosity veturë, Benz të blinduar 500 mijë euro.

Kreu i meduzës në krye të mandatit të tretë, erdhi me veturë 520 mijë euro.

Shpenzon në çdo udhëtim 150 deri në 300 mijë euro? , kjo është kriza e tij.?/CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga