LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Berisha të rikthehet në krye të PD”/ Spaho i ashpër ndaj Bashës: Kemi humbur shumë beteja zgjedhore

26 Tetor 2021, 15:18, Politikë CNA
“Berisha të rikthehet në krye të PD”/ Spaho i

Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka evidentuar krizën që ka kapur selinë blu gjatë viteve që është drejtuar nga Lulzim Basha.

Spaho shigjeton Lulzim Bashën si shkaktarin kryesor për situatën në të cilën ndodhet PD, ndërsa shtoi se kryeopozitari ka dështuar në 4 beteja zgjedhore.

?Kemi humbur 4 beteja elektorale: 2015, 2017, 2019 që na tha dhe Komisioni i Venecias, që na vuri tërë fajin ne për qëndrimin që mbajtëm dhe 2021. Pra, dy palë zgjedhje lokale dhe dy palë zgjedhje të përgjithshme. Kur do të vijmë ne në pushtet? Cili drejtues i PD ka humbur kaq shumë dhe ka vazhudar të drejtojë?

Nëse ne nuk kemi të drejtën të mendojmë ndryshe dhe të flasim, atëherë partia përfundon kështu si ka përfunduar. Në një drejtim autokratik, individualist ku gjithçka merr rrugën ?bëni si them unë, bëni si them unë sepse i pari këtu jam unë dhe s?ka tjetër?, tha Spaho.

Deputeti u shpreh se kreu i PD nuk e ndalon dot mbledhjen e Kuvendit Kombëtar dhe nëse zgjidhet nga anëtarësia, Sali Berisha duhet të rikthehet në krye të partisë.

“Foltorja i ka dhënë një goditje tërmeti Partisë Demokratike, shumë të nevojshme pasi jemi bërë një parti e mbyllur e cila drejtohet në mënyrë shumë autoritare. Në flasim që Berisha ka drejtuar si diktator, ndryshon si nata me ditën me mënyrën si drejtohet sot PD. Shumica e delegatëve të Kuvendit Kombëtar duan që të mblidhet Kuvendi Kombëtar kështu që le të vijë nëse ka mbështetjen. Por shumica, do ta shikoni kur të dorëzohen formularët e mbledhjes së Kuvendit, shumica e delegatëve mbështesin lëvizjen e Foltores e cila do t?i garantojë ndryshim PD-së. Nëse do t?i garantojmë këto për zotin Berisha, sigurisht do të jetë kryetar i partisë”, tha ai.

Përsa i përket amendamenteve kushtetuese të depozituara nga PD në Kuvend, Spaho tha se opozita nuk ka asnjë instrument që mund t?i imponohet PS për arritjen e konsensusit, përveçse votës për zgjatjen e afateve të vettingut./CNA.al

Lajmet e fundit nga