LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjykata pranon padinë e Berishës ndaj Blinken

26 Tetor 2021, 16:11, Politikë CNA
Gjykata pranon padinë e Berishës ndaj Blinken

Lideri historik Sali Berisha ka bërë me dije në takimin e tij me demokratët në Kavajë se Gjykata e Parisit ka pranuar padinë e tij ndaj sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

?Foltorja nuk është për Sali Berishën, është për PD. Është një detyrim i madh i të gjithë ne që jemi këtu, i të gjithë qytetarëve të Kavajës dhe mbarë Shqipërisë për të shndërruar PD siç ka qenë, në shtëpinë e lirë të shqiptarëve, për ta shndërruar PD në opzitën më të fuqishme. Sali Berisha e kishte me të lehtë të vazhdonte betejën i vetëm, pa Foltoren por nuk mund të rrija vetëm në betejën time pa u bashkuar me ju për të ngritur PD. Dua të ndaj me ju për herë të parë lajmin se gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e Sali Berishës. E ftoj Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken të dërgojë në Gjykatën e Parisit çdo provcë, fakt apo dokument që ka për Sali Berishën. Por ju garantoj se ka zero? , është shprehur Berisha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga