LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ambulancat kanë përfunduar për skrap”/ Saimir Korreshi ngre shqetësimin: Spitali i Lushnjës nuk ka mjekime

26 Tetor 2021, 18:32, Politikë CNA
“Ambulancat kanë përfunduar për skrap”/ Saimir

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka vijuar të denoncojë gjendjen e rëndë sipas tij në spitalin e Lushnjës. Pas fjalimit në Kuvend që bëri bujë, Korreshi ka ngritur një tjetër problem ditën e sotme.

Në një intervistë për emisionin Frontline nga Marsela Karapanço, Korreshi u shpreh se kishte përgatitur një tjetër batutë për në Kuvend, sa i takon gjendjes dhe funksionimit të ambulancave.

Ai tha se një ambulance i është çpuar goma, tjetrës i është çarë sadokarti, ndërsa katër të tjera kanë përfunduar për skrap.

?Kisha bërë gati një batutë para një jave, por ja ku po ta them sot. Ambulanca e Lushnjës ka djegur motor, tjetra është me sotokart të çarë, dhe nja katër të tjera janë për skrap, nuk ndizen fare?, tha ai. Korreshi shtoi  se në spitalin e Lushnjës mungon edhe tetanozi, që duhet ta blesh vetë ?nëse të kafshon ndonjë qen?./CNA.al

Lajmet e fundit nga