LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rruga Qukës–Qafë Plloçë/ Investimi 125 milionë dollarë që po humbet nga dështimi i Rilindjes

14 Shkurt 2021, 10:12, Politikë CNA
Rruga Qukës–Qafë Plloçë/ Investimi 125 milionë

Rruga Qukës?Qafë Plloçë, një projekt strategjik i nisur rreth një dekadë më parë, sot rreth pas 8 vitesh nga tenderimi, ka mbetur vetëm një kantier i braktisur.

Kryeministri Edi Rama e ka inspektuar disa here këtë rrugë dhe ka premtuar se rruga do të hapej në 2017 dhe më pas u premtua se do të hapej në 2019.

Ndërkohë që pak muaj më parë ministrja Balluku bashkë me kryeministrin Rama, deklaruan në një konferëncë për mediat se kanë nisur bisedimet me dy banka të mëdha ndërkombëtare për të finaliziuar kërkesat e të tre loteve. Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë tjetër.

Megjithatë në 8 vite, Rama ka shkuar mbi 20 herë, ka nxjerrë  të njëjtat foto, ka premtuar, dhe rruga është lënë sërish rrugëve.

Për shkak se ndërprerja e punimeve, kostot e rrugës janë shumëfishuar dhe dëmet llogariten gati sa 70% e vlerës fillestare të rrugës.

Pra projekti 125 milionë dollar, financuar nga Banka Islamike për Zhvillim, kërkon edhe gati 90 milionën të tjera investim për të përfunduar.

Qukës-Qafë Plloça nuk është dështimi më spektakolar i Edi Ramës dhe Rilindjes në infrastrukturë.

Një qeveri e tërë nuk arrin dot të përfundojë një rrugë as 40 kilometra, me financim të siguruar dhe me projekt gati.

Qukës-Qafë Plloça është rruga e lënë rrugëve nga Edi Rama, nga Rilindja, nga ministrat e tij, megjithëse kryeministri vazhdon të shajë e të fajësojë qeverinë e mëparshme.

Rruga Qukës-Qafë Plloçë është lënë rrugëve dhe personi që sot po e pengon ka një emër, ajo quhet Anila Denaj!

Dje akuzohej drejtoria e rrugëve, Ministria e Transporteve, deputetët e zonës, por nga vjet gjithçka është mbyllur, projekti, kërkesa për investim dhe të gjitha janë siguruar, Anila Denaj nuk firmos shumën shtesë të parave për tu mbyllur projekti i rrugës.

Në rast se Anila Denaj do e kishte bërë këtë që vitin e kaluar kur i ka shkuar dokumenti dhe kërkesat, sot rruga ndoshta do të ishte drejt përfundimit.

Por nuk po ndodh, ndoshta rruga nuk do të përfundojë as për një vit e as për dy vjet sepse kemi një ministre financash si Anila Denaj që e çon borxhin 90% për rrush e kumbulla./CNA.al

Balluku prezanton projektet infrastukturore/ Çfarë po ndodh në aksin Qukës-Qafë Plloçë

Anila Denaj, ministrja që urren Korçën dhe ?dashuron? Noizy-n

Foto-Qukës Qafë Plloçë, rruga që s’mbaron/ Dështimi i radhës së Rilindjes

Foto ekskluzive/ Rruga Qukës-Qafë Plloçë, segmenti i lënë në mëshirë të fatit, nuk mbaron prej një dekade

Dokumenti ekskluziv-Rruga Qukës-Qafë Plloçë/ Si gënjen publikisht prefekti i Korçës

Skandali me rrugën Qukës-Qafë Plloçë/ Abuzimet shtuan kostot, duhen edhe 90 milionë dollarë

Qukës-Qafë Plloça, fytyra e dështimit të Rilindjes/ Rama gënjen turpësisht shqiptarët

Foto-Video/Hapet tuneli në rrugën Qukës-Qafë Plloçë

Rruga Qukës?Qafë Plloçë, provë e dështimit të Rilindjes

Lajmet e fundit nga