LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qukës-Qafë Plloça, fytyra e dështimit të Rilindjes/ Rama gënjen turpësisht shqiptarët

8 Korrik 2020, 10:49, Politikë CNA
Qukës-Qafë Plloça, fytyra e dështimit të Rilindjes/

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot disa foto nga kantieri në aksin Qukës ?Qafë Plloçë, për të cilin shprehet se ishte një tjetër rrugë e lënë rrugëve, tupësisht pasi ka 7-vjet që ka shkuar 20 herë dhe nxjerr të njëjtat foto. Edhe breshka do e kishte kaluar gjithe rrugën me rritmin e Ramës, për ndërtimin e saj.

?Kantieri Qukës-Qafë Plloçë, në një tjetër rrugë të lënë rrugëve, ku tanimë kanë përfunduar punimet në tunelet 1, 2 si dhe në tunelin 3 të daljes së emergjencës. Pas një odiseje të gjatë ribërjeje nga e para të projektit të lënë rrugëve në letra bakalli dhe ribërjeje të marrëveshjeve financiare, vazhdojnë intensivisht punimet për ndërtimin e strukturave dhe mbushjen e trasesë?-shkruan kreu i qeverisë.

Në fakt, Rama sërish në mënyrë të turpshme dhe abuzive gënjen shqiptarët.  Nuk ishte një rrugë e lënë rrugë

ve, por është një rrugë e cila kishte një projekt të qartë dhe të gjithë financimin e saj të firmosur. Rrugën e la rrugëve Edi Rama, pasi nuk donte që ajo të ndërtohej. (Foto kryesore Rama, Haxhinasto, Peleshi, Dade duke inspektuar rrugën në vitin 2016)

Në shtator të vitit 2013 duhej të zhvillohej tenderi, dhe ka qënë Edi Rama, ai që ka dashur ta anullojë këtë investim. Tenderin e bëri vetë, projektin dhe financimin i kishte gati, por ka 7 vite që nuk e mbaron dot sepse Edi Rama e urren atë rrugë. Jo se duam ne por sepse flasin faktet.

Kujtojmë këtu se në atë kohë, ministri Haxhinasto i bëri një letër Bankës islamike dhe Fondit saudit për Zhvillimin, duke kërkuar që këtë investim ta kalonte në kredi.

Ka shtatë vite rruga që është lënë rrugëve, jo nga qeveria e Berishës, jo nga ish-qeverisja e Partisë Demokratike, por nga Edi Rama. Sepse Ridvan Bode, Sokol Olldashi dhe Sali Berisha e dorëzuan pushtetin në shtator të 2013-ës, pikërisht kur kjo rrugë duhej të fillonte. Dhe lanë të firmosur kredinë, projektitn, vetëm tenderin do bënte Rama.

Por, Rama e shtyu tenderin, sepse kërkoi ta anullonte investimin, pasi nuk ja doli dot për shkak të një penalltie dhjetra milionë euro, është qeveria e tij që ka bërë tenderin, është qeveria e Edi Ramës që ka shpallur fituesin. Është qeveria e Edi Ramës që ka bërë tenderin me financimin dhe projektin që ishtin gati .

Rama thotë se rruga u la rrugëve. Po kjo është e vërtetë. Rruga u la rrugëve nga Edi Rama, nga ministri i tij Edmond Haxhinasto dhe nga ministri i tij Damian Gjiknuri, për të mos thënë se përgjegjësinë në këto gati dy vite ka edhe ministrja e re e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Këto tunele që tregoi sot Rama dhe dje ARRSH, kanë përfunduar shumë vite më parë dhe tashmë nuk iu ka ndodhur asgjë, thjeshtë dhe vetëm janë lyer apo është hedhur çakull në trasenë e tyre.

Edi Rama gënjen publikisht. Ka shkuar disa herë vetë në kantier. Tha se do të mbaronte në 2015, në 2016 dhe pastaj në 2017. Tani jemi në 2020, dhe Edi Rama ka gënjyer katër herë për këtë rrugë.

Faktet

Edhe sikur të ishte një rrugë pa projekt dhe të kishte filluar në mënyrë të gabuar, pse e zhvilloi tenderin pa pasur një projekt Edi Rama?

Së dyti, sa vite i duheshin Edi Ramës për të bërë projektin e një shtrati rruge? Shtatë vite për të bërë apo për të ndryshuar një projekt si dhe financimin, dhe rruga nuk mbaron, as nuk dihet se kur do mbarojë.

Shtatë vite i duheshin ministrisë që të bënte korrigjimet e financimeve apo projektin e ri?

Nga ana tjetër, Edi Rama thotë se u rifirmos kontrata e financimit. Nuk është e vërtetë, është gënjeshtër. E gjithë kredia e rrugës ka qënë e firmosur që në vitin 2013, por Edi Rama donte ta anullonte dhe ministrat e tij hajdutë shtuan kostot e rrugës. Dhe ishin ata që e lanë rrugëve. Janë institucionet përgjegjëse, si ARRSH-ja dhe Ministria e Infrastrukturës, që e lanë atë rrugë, rrugëve. Rama ka firmosur shtimin e kostove, si me rrugën Tiranë-Elbasan. Kosto që shtohen për shkak të braktisjes së investimit për disa vite.

Por, ka edhe një tjetër skandal, që Edi Rama nuk e thotë dhe e mban të fshehur. Por, pasi del e vërteta e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, ai reagon në mënyrë të turpshme.

Pse loti i tretë nuk ka asnjë financim?

Rama na tregon dy tunele dhe një tunel emergjence, si një mrekulli në shtatë vite.

Por, si mund të reklamohet kjo rrugë ta kishte filluar nga zero duhet ta kishte përfunduar 3 herë deri tani. Ende fajin e ka Saliu pas 7 vitesh në pushtet?

Rrugën e Kombit, me dy tunele, nga 6 km. Rrugën Tiranë-Elbasan, me dy tunele nga 2.46 km, qeveria e djeshme i mbaroi dhe me kosto me të ulta sesa kjo që Rama dhe të tijët po ja dyfishojnë vlerat. Qukës Qafë-Plloça ka disa tunele të vogla, dhe është një rrugë që financimin dhe projektin i kishte gati. Ndoshta mund të donte disa ndryshime të vogla 7 vite duheshin për to?

Lotin e tretë e ka lënë pa financim Edi Rama?  Kjo rrugë nuk ka mbaruar kurrë dhe Edi Rama kërkon t?iu hedhë hy syve shqiptarëve me propagandën e tij të shfrenuar, a thua se çfarë po bën ai në Rrugën Qukës-Qafë Plloçë.

Një vrimë në ujë ka bërë Edi Rama

E në qoftë se sukseset e qeverisë janë këto rrugë, është turp dhe faqja e zezë. Një qeveri e tërë në shtatë vite nuk përfundon dot një rrugë as 40 kilometra, me financim të siguruar dhe me projekt gati.

Qukës-Qafë Plloça është rruga e lënë rrugëve nga Edi Rama, nga Rilindja, nga ministrat e tij dhe sot përpara se të tregojë disa tunele të lyera me bojë apo të hedhur çakull, duhet t?iu kërkojë të falur banorëve të qarkut të Korçës.

Qukës-Qafë Plloça nuk është suksesi, por dështimi më spektakolar i Edi Ramës dhe Rilindjes në infrastrukturë. Shtatë vite nuk mbaron dot as 40 km rrugë. Qukës-Qafë Plloça  është rruga e lënë rrugëve nga Edi Rama, përgjjegjësia është e tij dhe propaganda në këtë rast nuk ka asnjë vlerë.

Më poshtë projekti i cili ishte gati që në vitin 2013:

Rruga Qukës-Qafë Plloçë, turpi i Ramës dhe ARRSH-së

Foto ekskluzive/ Rruga Qukës-Qafë Plloçë, segmenti i lënë në mëshirë të fatit, nuk mbaron prej një dekade

Rrugët e lëna rrugëve/ Si gënjeu publikisht kryeministri për aksin Qukës-Qafë Plloçë

Gjiknuri e Ahmetaj inspektojnë kantierin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë/ Ja kur do jetë funksionale

Foto-Video/Hapet tuneli në rrugën Qukës-Qafë Plloçë

Lajmet e fundit nga