LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrugët e lëna rrugëve/ Si gënjeu publikisht kryeministri për aksin Qukës-Qafë Plloçë

6 Maj 2020, 15:12, Aktualitet CNA
Rrugët e lëna rrugëve/ Si gënjeu publikisht kryeministri

Aksi rrugor Qukës ?Qafë Plloçë i gjatë 43,4 km, prej shumë kohësh nuk po mbaron së ndërtuari edhe pse ka pothuajse një dekadë që premtohet.

Një investim me një projekt të financuar nga Banka Islamike dhe Fondi Saudit i Zhvillimit, me vlerë rreth 120 milion euro.

Me një procedurë të kryer dhe një kredi të marrë dhe të firmosur, me një tender të përfunduar dhe fillimin e punimeve gati në shtator të vitit 2013. Pra, afërsisht rreth 7 vite më parë.

Një aks rrugor mjaft i rëndësishëm në zhvillimin e Juglindjes, segmenti Qukës-Qafë Plloçë. Një rrugë e cila duhet se armik kryesor ka Edi Ramën, qeverinë e tij dhe Rilindjen që në shtatë vite nuk ka mundur kurrë dot ta përfundojë.

Qeveria e rrugëve pa rrugë, Edi Rama që fliste së këtë rrugë do të mbaronte në 2015, 2017, 2019 dhe po vjen 2021 dhe rruga nuk ka përfunduar.

Edi Rama e ka inspektuar disa herë, janë hapur edhe tunelet, u premtua se rruga do të hapej në 2017 dhe më pas u premtua se do të hapej në 2019.

Ka shkuar kur ka qene zv/kryeministës Niko Peleshi, kur ka qenë ministër Edmond Haxhinasto, e shumë personazhe të tjerë politik, disa prej tyre nuk janë më as deputet e të tjerë si këta kanë shkuar e kanë parë këtë rrugë, Rama ka folur, ka premtuar, rruga nuk përfundoi kurrë.

Rruga Qukës-Qafë Plloçë, ka ngelur në rrugë! Një investim rreth 120 milion euro që tani po i shkon vlera rreth 180 milion. Pra po e rrit me 50% vlerën totale të investimit, dhe pa asnjë arsye kjo rrugë nuk po përfundon, sepse kredinë e kishte marrë, financimin e  kishte gati, por Edi Rama  tentoi ta anullonte këtë investim në vitin 2013  dhe pasi hasi rezistencën e bankës ai filloi investimin.

Por që rruga të përfundohet tashmë Qeveria duhet të paguajë të paktën 65 milion euro shtesë për projektin fillestar.

Rëndësia e rrugës në zhvillimin ekonomik të Juglindjes

Rruga ishte një investim i cili e lidhte zonën juglindore të vendit (gati 1/8 e banorëve të Shqipërisë), me kryeqytetin në vetëm 1 orë e 45 min nga rreth 2 orë e 40 min që është sot.

Përveç se shkurton rrugën, rrit shpejtësinë e lëvizjes, i jep mundësi turistëve nga zona të ndryshme të Shqipërisë të shkojnë në Korçë. Lidh një zonë si Juglindja në mënyrë më të shpejtë me akset turistike si Pogradeci, si Dardha, Prespa, Voskopoja por edhe aksi komëbtarë që vazhdon më tej për të dalë në kufi në Kapshticë. Pa folur për ndihmën e madhe që ky investim do të jepte në lëvizjen e produkteve nga fusha e Korçës drejt kryeqytetit dhe do të sillte një forcim të bujqësisë në zonë por dhe çmime më të lira në tregjet e kryeqytetit.

Por kjo nuk po ndodh sepse po e pengon një rrugë e lënë në rrugë, dhe këtë e ka bërë Edi Rama personalisht, njeriu që tentoi ta anullonte në vitin 2013, është njeriu që e ka lënë pa financim.

Sot, dhe gjithmonë, justifikimet i ka bërë me projekte të pa përfunduara apo ta gabuara. Epo shtatë vite në pushtet Edi Rama mund ti kish bërë projektin nga e para dhe mund ta kish financuar shtatë herë të tjera dhe mund ta kish përfunduar shtatë herë të tjera nëse do të kishte vullnet për të përfunduar atë aks kaq të rëndësishëm për Juglindjen, por Edi Rama e ka lënë rrugën pa rrugë! I ka lënë rrugët rrugëve duke bërë që dhe investimi i kryer deri tani në dy lotet e para të dëmtohet dhe të kërkojë të tjera financime shtesë.

Kreu i qeverisë duket se e ka mendjen të dalë nëpër ballkone e të japë leje se kur duhet të dalin pensionistët, gratë me fëmijë e si të mbajë në shtëpi shqiptarët. Ti mbajë mbyllur, të tregojë forcën e tij e të tallet.

Por këtë herë kryeministri i vendit është zënë mat, një investim madhor në infrastrukturë, me një distancë 43,4 kilometë që në hapat e saj të para është sulmuar, është braktisur, është lënë pa përfunduar.

Me një urrejtje të pa shembullt nga kreu i qeverisë, me një papërgjegjshmëri totale  nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Në shtatë vite do të ishte bërë e mundur të mbarohej disa herë kjo rrugë, nëse nuk do të mungonte vullneti politik, dhe urrejta që herë pas here që Edi Rama dhe disa segmente të tij shfaqin ndaj Juglindjes, ndaj Korçës, ndaj Devollit, ndaj Kolonjës, ndaj Pogradecit, sepse ky investim ju shërben gati 300 mijë banorëve të atij qarku dhe një zone më të gjërë akoma.

Por Edi Rama në Korçë është mjaftuar me kulla të shëmtuara që kanë shkatërruar qendrën e qytetit. Apo me pazarin dhe investime të tjera fasada dhe asgjë më shumë sa kaq, por kurrësesi nuk ka mundur të dalë mbi ?lëkurën? e tij, mbi fasadën e tij për të përfunduar një investim madhorë i cili ka një fitim të pallogaritshëm, dhe mjaft të madh, jo vetëm për turizmin por dhe për bujqësinë dhe banorët e Qarkut të Korçës.

Por Edi Rama ka vendosur la lërë rrugëve rrugën Qukës-Qafë Plloçë! Faktet flasin vetë, rruga është në mëshirë të fatit ./CNA.al

 

Foto-Qukës Qafë Plloçë, rruga që s’mbaron/ Dështimi i radhës së Rilindjes

Rruga Qukës?Qafë Plloçë, provë e dështimit të Rilindjes

Lajmet e fundit nga