LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Video/Hapet tuneli në rrugën Qukës-Qafë Plloçë

30 Gusht 2017, 14:41, Aktualitet CNA
Foto-Video/Hapet tuneli në rrugën Qukës-Qafë

Është hapur tuneli në rrugën Qafë Plloçë-Qukës, i cili është dhe një nga akset e rëndësishme nacionale dhe pjesë e Korridorit rrugor 8.

Mësohet se sapo është hapur kalimi nëpër tunelin e parë prej 350 m dhe në 200 m e para te tunelit të dytë prej 850m.

Rruga ka një gjatësi 40.3 kilometra dhe lidh Tiranën, Elbasanin dhe Korçën, por edhe vende të tjera të Ballkanit si Maqedoni, Bullgaria, Turqia, etj.

Ndërkohë, kjo rrugë sjell një shkurtimin e distancës me 1 orë mes Tiranës dhe Korçës.

Fotot dhe videot e hapjes së tunelit janë publikuar nga ish-Prefekti i Qarkut të Korçës, njëherësh kandidat për deputet i Partisë Socialiste, Ardit Konomi./CityNews

Lajmet e fundit nga